Kur Rama dhe Berisha u përqafuan përzemërsisht…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Çfarë do të ndodhte vërtet sikur politika shqiptare të orientohej nga pajtimi? Në satirën e Lindita Arapit madje Berisha dhe Rama jo vetëm pajtohen, por edhe përqafohen, pas një terapie në Urdhrin e heshtjes.

Nga Lindita Arapi

Në një zonë tërësisht të vetmuar pranë Grenoblës në Francë gjendet një urdhër murgjish, i quajtur “Ordo Cartusiensis”- “Urdhri i Kartuzias”, i famshëm si “Urdhri i heshtjes”. Larg botës, pa radio, pa telefon, pa internet, në një heshtje të plotë, murgjit ka shekuj aty që i kushtohen vetëm Zotit.

Një ish-kryeministër dhe një kryeministër, nga një vend i panjohur për murgjit, Shqipëria, u panë të mbylleshin në këtë manastir, jo për t’iu kushtuar Zotit, por për të zgjidhur hallet e një vendi në lëngim. Ngërҫi ishte kritik: Të dyja palët të përbetuara për të nxjerrë njëra-tjetrën nga ringu politik, ishin futur në qorrsokak, pas vitesh lufte pa krye e pa mend. Të dyja palët përpiqeshin të bindnin krahun e tyre, se ofronin zgjidhje, por në fund arrinin vetëm bllokadë. Populli pas një periudhe të gjatë bindjeje politike për një kah, kishte kaluar në traumë – shastisje e plotë! Kishte humbur besimi tek e ardhmja!

Larg rrëmujës së borive, larg sharjeve të përditshme në parlament, larg akuzave për dështime, që i linin të dy politikanët pa gjumë, larg dyshimeve për përfshirje në korrupsion apo lidhje me grupe kriminale, larg intrigave të brendshme e të pabindurve në parti – pranë natyrës, brenda mureve të gurtë dy politikanë duhet të merrnin pjesë në ushtrimet e heshtjes, ky ishte kushti për të hyrë në këtë urdhër.

Sigurisht, kërkohej një sakrificë e madhe prej tyre! Të mos flitej asnjë fjalë, gjuhës që derdhej prej vitesh si lumë sharjesh i ishin vënë frerët në emër të reflektimit. Por duhej një përpjekje titanike për të duruar heshtjen. Si mund të heshtej e të mos kishte sharje? Si mund të kishte një copëz bote, ku nuk vlente rregulli për eliminimin e kundërshtarit politik? Zërat e rrëmuja e marrë me vete nga vendlindja turfullonin së brendshmi, protestonin, të dy politikanët kuptuan, se kjo ishte tortura më e madhe e mundshme që mund t’u bëhej:

Të uleshin të dy përballë njëri-tjetrit, kokëulur si të tjerët, e të mos flisnin asnjë fjalë, të ishin aq pranë fizikisht, saqë gjunjtë mund t’u prekeshin e prapë të mos i hidheshin në fyt njëri-tjetrit, por thjesht të ndiqnin me sy avullin që dilte nga filxhani i ҫajit të nxehtë? Të dy politikanët nuk kishin rrugë tjetër, por të toleronin ekzistencën e njëri-tjetrit, e të mësonin të mos hapnin gojë, megjithë zërat që ҫirreshin brenda tyre.

Derisa erdhi një ditë dhe zërat e brendshëm, u vetmuan, e kuptuan se nuk i mbështeste kush në këtë hapësirë vetmie, fillimisht ata ulën tonet, u bënë më të përballueshëm për të dy kundërshtarët, e në fund u shuan. Kjo ishte pika e kthesës, e disa thanë, edhe dita e shpëtimit për Shqipërinë: Sepse heshtja e qetësia e thellë që pushtoi të dy politikanët, bëri të ndodhte mrekullia: Arsyeja u rikthye tek ata, e kthjellët dhe e shpëlarë nga urrejtja, qielli u hap për të parë pak më larg se kufiri i Shqipërisë, për ta kuptuar më gjerë realitetin e këtij vendi të vogël -për të parë pozicionin e tij brenda botës së madhe.

E kur kthehet arsyeja, zgjidhja nuk është larg, madje në ëndrrën time, ndodhi edhe diҫka tjetër e pabesueshme: Rama dhe Berisha u ngritën dhe u përqafuan me njëri-tjetrin përzemërsisht, i rrahën supet në shenjë pranimi të njëri-tjetrit dhe thanë njëzëri fjalët e para pas një heshtjeje të gjatë në manastir: Parimi kryesor në demokraci është të mësosh të bashkëpunosh!

Por mëngjesi erdhi, unë u zgjova, e penduar keqazi që hapa sytë, sepse nuk më hiqej nga mendja pyetja, se ҫfarë do të  ndodhte vërtet me Shqipërinë, sikur Beridha dhe Rama, -ose Basha dhe Rama ndoshta jo të përqafoheshin, por t’i jepnin dorën e pajtimit njëri-tjetrin? A nuk do të fillonte një epokë e re për vendin, kur politika të ulte “armët” e të kthehej në fund aty ku duhet të jetë – tek puna për të mirën e vendit?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Kur Rama dhe Berisha u përqafuan përzemërsisht…”

  1. Xhaja says:

    E keqja me e madhe e ketij vendi jeni ju Lindite e soji juaj i peshtire , qe mendoni se dini gjithçka , e ngelet vetem duke dhene mend !!!! HARRONI SE JU SJENI ( apo SDONI ) ne gjendje te ndani kush e ka shkaterruar SHQIPERINE kur ka qene ne pushtet , e kush e ka rindertuar.

  2. Ivan i madh says:

    Zonja Lindite mundohu sa te duash ta kethesh ne satire kete shkrimin tend. Po realiteti dhe e verteta eshte koke forte se ata jane perqafuar e i kane rahur shpetuat njeri tjeterin si ne tragjedine e Gerdecit dhe ne parlament kur miku jot Rama i rihte shpatullat kriminel Berishes jo sikur kishte bere krim kombetar po sikur ishte ne vaki familjare personale. Lere satiren shekoje ne sy realitetin si qeshin, zgerdhihen ne parlament duke u tallur me qytetaret e votusit e tyre e pine dhe hane dreka e darka bashke larg syve te popullit e medies. Si Berisha me Liken dhe Rama me Liken pas atyre perplasie e te ashpera e rugacore te tyre ne vite.

  3. E verteta says:

    Keto medioker qe te hapin barkun duke bere edukatoren e kopshtit a thua se Rama eshte nje grindavec rrugaç njesoj si Basha dhe tani ata duhet te pajtohen.Kaq perciptas i bijne keta medioker sa çdo gje duan ta barazojne a thua se jemi duke pare perralla me mbret.Nuk e kuptojne keto idioter qe ketu behet fjale per shkeputjen njehere e mire te ketij vendi nga anadollaket,hajdutet,kriminelet,ish sigurimsat dhe primitivet bashkangjitur me injorantet e mediokrit e qenefit mediatik qe ja luajten zotin ketij vendi edhe pas 90-tes duke e degdisur ne pavetedijen e rrezikut qe po kanosej?Akoma nuk po e marrin vesh keto hale qe shkruajne gjasme duke bere te “moralshmin” e vrimes se zeze se ketu jane dy rruge per tu ndjekur?O me perendimin,me projektet te nje Shqiperie te zhvilluar me institucione te qendrueshme, gjyqesor te pavarur e shtet te konsoliduar ose me primitivizmin e hajduterise, shpellarise kriminale (veri-jug) dhe mediokritetin vrastar te perditshem qe na hap barkun gjithmone e me teper e qe e shkermoqi kete shtet e vend duke e lene pa zot e duke dhene shembuj te shemtuar e skandaloz per edukimin shoqeror te popullit?Ore po kush i nxjerr keto pa lidhje qe fyejne me keto broçkulla?O shoqe, nuk eshte Rama as Nano e as Meta e aq me teper Berisha apo Basha qe pajtoheshin mes tyre ne emer te pisllekut te madh ne kurriz te shqiptareve!Rama po u ve bomben pisllekut!Nese nuk e kupton, sado satire te besh vetem barkun na hap me keto menyra edukative qe jane shembelltyra e mediokritetit te te veteashtuquajturve “intelektuhale”!

  4. E verteta says:

    Ore ju te temes, pse nuk publikoni komentet e mia?Apo çfare nuk ju pelqen nuk i publikoni?Kjo eshte liria e fjales dhe e medias?

  5. Peco says:

    Me habisin komentet e mesiperme. Menyra e trajtimit ne shkrim eshte brilante. Qellimi eshte fisnik sa me s’behet fisnik. Po atehere perse keto komente?
    Rhonda Byrne, ne librin e saj “Sekreti”, ka nje pasazh te mrekullueshem, ku nje grup demonstruesish kunder luftes, I kerkojne Nene Terezes te merrte pjese ne nje tubim te tyre kunder luftrave qe zhvilloheshin ane dhe kend botes. Pa me te voglin hezitim, kjo grua me shpirt te madherishem, shenjtore e vertete, u thote: “Sa te jem gjalle une kurre nuk do te marre pjese ne nje tubim kunder luftes. Por nese ju do te merrni pjese ne nje tubim pro paqes, atehere une kam per te qene bashke me ju ne balle te tij.”
    Pra, te nderuar komentues, vetem per faktin se autorja e shkrimit eshte nisur ndrysha nga sa do te deshironit ju, jo nga urrejtja por nga dashuria per njeri tjetrin ne kete bote,ju jeni te gatshem ta “coptoni” me te gjitha. Sikur ne kete vend te sundonte dashuria per njeri tjetrin dhe kjo te kultivohej pambarimisht cdo dite, pra, ate qe bene kjo vajze ne kete shkrim, ne kurre nuk do te ishim ketu ku jemi. Por brezi yne eshte rritur me luften e klasave, me urrejtjen e vellait per vellane dhe e kemi te veshtire te kuptojme sa force ka dashuria ne raport me urrejtjen.

    1. E verteta says:

      I nderuar Peco, ne kontekstin romantik, poetik apo artistik jam me zonjen dhe me ty se dashuria kur eshte e vertete eshte e sinqerte por ketu nuk kemi te bejme as me telenovele dashurie e as me nje ndodhi ku ideali mund te permbushet me romantiçizmin e nje nate vere!Sigurisht qe shkrimi ishte brilant por per mendimin tim nuk i perkon realitetit dhe zgjidhjes qe pritet.Kemi nje realitet tjeter, po fare tjeter!Nese me quan militant apo anetar partie te them para Zotit qe nuk jam,i verber nuk jam,i shurdher nuk jam por ama jam i dashuruar me optimizmin e shpresen per vendin tim dhe e kam bindje te plote se njeriu i vetem qe mund ta beje kete vend – qe u shfaq pas kaq e aq dekadash – me ndihmen edhe te partnereve tane perendimor eshte ky kryeminister qe kemi!Nuk barazohet ai qe ishte me kete qe eshte, jane dy botekuptime te ndryshme dhe ne politike fatkeqesisht dashuria dhe ndjeshmeria nuk luan ndonje rol te madh.Ideali po, qofte per mire apo per keq!Deri dje ishte per keq, por sot eshte shpresa te jete per mire. Dashuria per njeri tjetrin vjen atehere kur kultivohet me rrenje edukata shoqerore (perveç asaj familjare qe secili e ka me vete) nga administrada ose qeverisja, krijohet nje shtet i qendrueshem dhe secili i di rregullat dhe ligjet qe duhen ndjekur e zbatuar.Aty ku respektohet hapesira e liria e tjetrit e ku kultura e nje edukate qytetare te jete ndriçim per kedo ne jeten e komunitetit por kete, mund ta ndertoje e ta rrenjose vetem nje kryeshtetar vizionar e jo nje apo dy individe qe e kane, sepse fatkeqesisht shembulli qe ndiqet nga kryetaret e shteteve perçohet ne administrade e deri ne shoqeri. Kjo u pa ne keto 27 vjet ashtu siç u pa edhe ne kohen e diktatorit Hoxha. Do kohe ndryshimi dhe futja e nje kulture qytetare ne nje vend ku ka sunduar kultura e hajduterise, rrugaçerise, krimit, mashtrimit e primitivizmit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *