Lacio i beson Strakoshës, në sezonin tjetër do të jetë portier i parë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është duke kaluar një moment tepër të suksesshëm në karrierën e tij.

Roli i titullarit tek Lacio si dhe paraqitjet e shkëlqyera ne katërkëndëshin e portës e kanë shndërruar Strakoshën në një “xhevahir” të klubit lacial. Këtë fakt e përcjellin shumë qartazi edhe mediat përtej Adriatikut.

Para disa kohësh u përfol se Lacio ishte duke negociuar me Neton dhe Perin për t’i afruar gjatë merkatos së verës por mesa duket tani planet kanë ndryshuar. Sipas “Il Messaggiero”, lacialët janë gati t’ia besojnë portën në sezonin e ardhshëm Strakoshës, pasi e vlerësojnë si një portier mjaft të talentuar më një të ardhme tepër premtuese, pasi ka shpërblyer më së miri besimin e klubit, shkruan Panorama Sport.

Strakosha ka luajtur 19 ndeshje në Serinë A dhe 3 në Kupën e Italisë me fanellën e Lacios. Falë paraqitjeve të tij, klubi ka arritur të kualifikohet në finalen e Kupës dhe aktualisht mban vendin e katërt në renditjen e Serisë A.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *