Lejuan kamionin me 10 ton droge të shkonte drejt Italisë, Apeli lë në burg 7 doganierët

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 7 prej të akuzuarve për trafikun e 10 ton kanabis në drejtim të Italisë, kryesisht doganierë dhe policë.

Kështu, prapa hekurave mbeten shtetasit Mexhit Xhixha, Agron Kapllani, Roland Metani, Maliq Kadilli, Nezir Bardhoshi, Behar Sula si dhe Gëzim Dervishi.

Ndërkohë, nën arrest shtëpie janë lënë shtetasit Edmond Luzi dhe Vladimir Ziu.

Prokuroria ka lëshuar urdhër-arreste për 18 persona, në lidhje me trafikun e tonelatave të drogës në drejtim të Italisë.

Më 5 shkurt të këtij viti, në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia, duke kaluar kështu dy pika doganore pas u pikasur, atë të Qafë Thanës dhe të portit të Durrësit. Rasti i dytë ka ndodhur më 24 mars 2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar,  me rreth 2.2 ton kanabis në bord.

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Profesionet e të arrestuarve ndaj të cilëve u mor sot masa e sigurisë:

Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë

Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës

Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës

Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)

Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Sipas të dhënave të deritanishme hetimore, Prokuroria vlerëson se, bazuar në veprimet e punonjësve të policisë kufitare, të doganës dhe të agjentëve doganor, Qafë Thanë, si edhe atyre të Portit Durrës, Doganës Durrës dhe Doganës Tiranë, ekziston një formë e organizuar bashkëpunimi mes tyre për të realizuar kalimin e automjeteve kamion të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *