Për Muç Nanon dhe "engjëllin" Basha

8 Maj 2017, 16:44Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Lexova sot një shkrim të Muç Nanos, për konfliktin Rama – Basha dhe për rolin e ekzagjeruar që më jepte mua dhe disa zërave të tjerë publikë, që sipas tij i hidhnin benxinë kësaj flake. I pashë me kujdes disa shtrembërime apo interpretime abuzive të qëndrimeve që kam mbajtur. I këqyra me vëmendje vërejtjet e tij se qenkam bërë i pakuptueshëm dhe se jetuakam në një realitet politik të shpikur. I nënvizova me durim konstatimet se në këtë betejë ku ndeshen “dhjaksi” dhe “djalli”, pra Rama në  njërën anë, me “trimin” dhe “ëngjëllin”, Basha në anën tjetër, unë sipas Muçit paskërkam zgjedhur këtë të dytin.

Dhe sado absurde, të reduktuara sipërfaqësisht, të thjeshtëzuara deri në deformim dashakeq, të më duken këto teza, vendosa t’i përgjigjem kolegut tim për një arsye të thjeshtë. Pasi pavarësisht të gjithave, pavarësisht se shumë herë nuk kemi rënë dakord, e di që në fund të fundit, Muçi thotë mendimin e tij. Po të ishte ndryshe, po të qe si në rastin e botuesit te gazetës ku shkruan, i cili idetë i ka lënë peng të interesave, as nuk do të denjoja t’i përgjigjesha, siç edhe kam bërë realisht. Po në këtë rast është ndryshe. Prandaj po e vijoj këtë polemikë.

Po e nxis këtë debat edhe për një arsye tjetër, sepse fatkeqësisht e di që nuk janë të paktë ata që mendojnë njësoj si kolegu im Nano.

Le ta nisim nga e para, pra nga konkluzioni i Muçit se unë e shikuakërkam Bashën si të mirin dhe Ramën si të keqin. Pra njërin si “ëngjëll” dhe tjerin si “djall”.

Konstatimi është në mos i nxitur nga pandershmëria për të zhvlerësuar opinionin e tjertrit, së paku nga mosinformimi për tezat e atij me të cilin ke vendosur të replikosh.

Unë mendoj se në këtë betejë është e pamundur të bëhet ndarja të mirë dhe të këqinj. Në të virtytshm dhe shkërdhata. Për mua në këtë konflikt janë përballë dy specie të ngjashme. Pikërisht se mendoj kështu, që kur nisi kjo krizë, pra në 18 shkurt, kam mbajtur të njëjtin qëndrim. Qëndrimin që besoj e ndaj njësoj me Muç Nanon, se kjo është një qeverisje e dështuar, kleptokrate dhe abuzive. Pra shkurt është një dështim. Por, ama një dështim i ambalazhuar mirë me marketingun që i bëjnë mediat e blera totalisht, në një aleancë të pathyeshme me oligarkët të cilëvë u ka falur koncesione 10 vjeçare dhe leje ndërtimi mbi 20 katshe, në një kompromis të plotë me narko-trafikantët.

Nga ana tjetër, ama, nuk kam nguruar të theksoj se edhe një qeverisje e tillë, sado e koracuar që të duket, mund të mundej nëse dikush do të kishte moralin dhe aftësinë për të mbrujtur një frymë popullore kundër saj. Në këtë prizëm kam konstatuar se opozita e Bashës, nuk është e aftë për këtë mision. Për një qind e një arsye, për faktin se nuk është shkëputur dot nga praktikat më të këqia të berishizmit, se nuk ka ditur të rinovohet, se nuk ka bërë mea colpa për Gërdecin, 21 janarin, Armon, Albpetrolin, vjedhjen e zgjedhjeve në Tiranë, kam theksuar se kjo opozitë nuk është e aftë t’a mundë pushtetin e mbështetur me para droge dhe media klanore të Ramës.

Prandaj, që në fillim kam mbrojtur idenë se para se të bëjë opozitë fallco dhe t’i sigurojë kryeministrit sfondin e një farse demokratike, PD-ja do të bënte mirë të mos futej në zgjedhje. Pra unë kam mbështetur idenë, se është më mirë një PD e ngujuar në çadër, sesa një opozitë si ajo që i bëhet Putinit në Rusi. Gjëndja aktuale në Shqipëri, ku qeveria ka rrëmbyer pushtete ekstra demokratike dhe ku opozita është moralisht e pabesueshme, e bëjnë të pamundur një garë reale. Atëherë më mirë të mos kemi zgjedhje fare, sesa të kemi një konkurim fiktiv. Atëhere më mirë Rama t’i marrë të gjitha siç është përpjekur këto katër vite dhe opozita t’a humbasë edhe pushtetin e të qenit pakicë.

Ky pra ka qenë thelbi i qëndrimeve të mia. Jo ai që thotë Nano. Jo ai i Bashës së bardhë dhe Ramës së zi.

Natyrisht, ndonëse i kam parë të dy njësoj me ngjyra të errëta, kam qenë i bindur se ata kanë të drejtën të kenë zgjedhje të ndershme, të rregullta dhe të barabarta. Ashtu si dy kriminelë që përfitojnë nga ligji njësoj me dy burra të ndershëm. Ashtu sikurse dy skuadra futbolli, që sado të dobëta apo difektoze të jenë, nuk mund të penalizohen duke u caktuar një gjyqtar të anshëm.

Dhe këtu, procesi zgjedhor i 18 qershorit nuk ka asnjë shans të qe i barabartë. Në një kohë kur gjithë TV-të e mëdha janë kapura nga qeveria, ndërkohë kur gjithë biznesmenët e mëdhenj do financojnë fushatën e Ramës që ka ndikuar në shumfishimin e pasurisë së tyre, ndërkohë që trafikanët nuk renditen kurrë me opozitën, ç’zgjedhje të ndershme mund të kishte? Këtë ide kam brojtur unë. Dhe besoj se fakti se kam këmbëngulur se edhe një “i keq” si Basha, ka të drejtë të trajtohet me të njëjtat rregulla dhe të njëjtat të drejta si “i keqi” tjetër, kryeministri i vendit, nuk besoj se më bën as palë, as më pak të pavarur.

Duke sqaruar këtë pozicion bëhet më i thjeshtë edhe shpjegimi i akuzave të tjera që më bën Nano. Ai më rendit tek radikalët, duke më përmendur idenë time se me Ramën nuk bëhet dialog. Po a ka ekstremitet këtu? A është Rama një njeri i dialogut? A e prishi ai dialogun me opozitën për reformën teritoriale që e ndau Shqipërinë sipas interesave të tij dhe të Ilir Metës? A bëri ai dialog për ligjin konsensual të nënpunsëve civilë qe e shkallmoi sapo erdhi në pushtet? Ka dhe raste të tjera. Po le t’i shmangemi krahasimeve të tij me opozitën dhe ta marim Ramën në raport me fakrorët e tjerë në shoqëri?

A bën ai dialog me shoqërinë civile që kur proteston për çështje të mjedisit apo të trashigimisë u thotë shkoni bëni pariti?

A bën ai dialog brenda familjes së vet politike të cilës pas çerekshelulli i suprimoi edhe zgjedhjet e brendëshme?

A bën ai dialog me gazetarët kur shëtit studio më studio dhe i quan media të kazanit dhe të korruptuar?

A bën ai dialog ne qytetarët të cilëve i premton kur i merr votat “zero ndërtime” në Tiranë dhe pasataj vazhdon e mbush qytetin me grataçiela?

A bën ai dialog me protestuesit kundër importit të plehrave, të cilëve u pat bërë premtimin elektoral se kjo nuk do të ndodhte kurrë?

A bën ai dialog me ekologjistët kur vendos të ndërtojë edhe nëpër zonat e mbrojtura natyrore?

Ja pra, kjo kronologji faktesh më ka bërë mua të besoj se Edi Rama është i pa aftë të dialogojë. Me Lulzim Bashën jo e jo, por as me ata që nuk ka pse i sheh si kundërshtarë dhe armiq. Dhe që të arrish në këtë konkluzion, përpara se të kesh kompleksin se i shërben Bashës, unë besoj se duhet të kesh krenarinë se po i shërben të vëretetës.

Po e njëjta fabul përsëritet edhe në akuzën tjetër që më bën kolegu im për nxitje dhune, lidhur me një thënie në emisionin “Të paekspozuarit”: “se pushtetet banditeske mund të luftohen edhe me mënyra banditeske”.

Po po citimi është i drejtë dhe i qëndroj. E kam thënë disa herë dhe përsëris të njëjtën tezë që prej janarit 2011. Dhe jam koshient për atë që bëj. Sepse e di që jetoj në një vend ku gjithnjë faji i vihet atij që proteston dhe jo atij që abuzon në zyrë. Sepse e di që shkruaj dhe flas këtu, ku më e kollajshme është të nxish opozitën sesa të pickosh nga pak pushtetin.

Kështu ishte edhe në 21 janar siç e kujton me të drejtë Muçi. U ngrit gjithë ajo zhurmë  e ububushme (që përfundoi me vrasje) se dikush donte në rastin më të keq të thyente nja xham, ndërsa në mëkatin më ekstrem të gërvishtte një gardh. E pastaj? Po sikur të arrinin t’a bënin ç’gjëmë e madhe do të qe? Azgjë më shumë sesa do të shihej më mirë në sy të shqiptarëve se gjendja qe shumë më e rëndë sesa ajo që përshkruante Berisha dhe mediat e tij. Se kartolina e vendit të qetë dhe normal do të grisej sado pak. Prandaj megjithëse vetë nuk do ta bëja kurrë, nuk do t’i shihja si armiq të kombit ata që do të hidhnin një gur të paligjshm më tepër. Një pushtet arbitrar dhe abuziv duhet të marrë edhe ndonjë të gërvishtur në fytyrë.

Të njëjtin mendim kam pasur edhe për Kavajën. Nuk do të bënte keq grisja e fotografisë se aty po zhvilloheshin zgjedhje normale? Ku zgjedhje normale? Aty ku kandidati i PS-së kishte caktuar edhe një konkurent fallco, që u tërhoq sapo dha urdhër Rama? Ku zgjedhje normale? Aty ku ishte kryebashkiak Ervisi, i cili i la fillimisht vendin gruas së ortakut dhe më pas caktoi në garë zëvendësin?

Cila është dhunë me e madhe, ajo që po ndodhte në zyrat e pushtetit në Kavajë, apo një shkop i paligjshëm i ngritur në ajër?

Ja pikërisht për këtë, kam qenë i mendimit se as pushteti i Berishës dje dhe as ai i Ramës sot, nuk mund të trajtohen me respektin e pushteteve legjitimë. Pikërisht për këtë, kam rrefuzuar t’i quaj tradhëtarë të kombit, të porosive të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, ata që duan ta gërvishtin llakun e kartolinave që pikturojnë qeverisjet.

Këto qëndrime kam mbajtur unë. Dhe të besosh kështu nuk mendoj se i shërben idsesë se Rama është “djall” dhe Basha është “ëngjëll”,  siç më akuzon Muç Nano. Jo jo aspak. Unë vetë nuk kam as pikën e dyshit se të dy janë njësoj. Se kur gjenden në pushtet prodhojnë të njëjtat mëkate, ndërsa kur janë në opozitë, qahen për të njëjtat padrejtësi.

Prandaj nuk e kuptoj se si një kënvështrim i tillë i thënë kaq ashpër dhe kaq troç, mund të shtyjë dikë të të radhisë me njërën nga palët.

Pikërisht këtë gabim ka bërë sipas meje edhe kolegu im Muç Nano.

Sinqerisht dua të besoj se në këtë konkluzion ka arritur, nga pakujdesia që ka treguar ndaj qëndrimeve të mia. Nga leximi sipërfaqësor i atyre që kam thënë dhe kam shkruar. Pasi versioni tjetër do të qe t’a kishte bërë nga pozita e të qenit palë. Nga këndvështrimi i atij që megjithëse e kritikon Ramën, nuk do ta shohë të bjerë nga pushteti. Nga optika e atij që mishin ta kafshon, por kockën ta ruan. Nga pozicioni i atij që është i gatshëm të mbështesë që të gjithë qelbësiarat të vazhdojnë të qeverisin këtë vend. Dhe në këtë rast kjo replikë do të qe një goditje nën brez. (Lapsi.al)

48 komente në “Për Muç Nanon dhe “engjëllin” Basha”

  1. Arben says:

    Si mund te jene njelloj nje I akuzuar per spiun, per hajdutllek milionash, per vjedhje te votova ne tirane, per vrasje njerezish, per asnje lidhje me PD-ne pervec lidhjeve korruptive me vajzen e berishes dhe qe flet cdo dite per te vrare me nje qe le keta maskarej te flasin si te duan, ju ofron te kontrollojne votat sa te duan, ka folur kunder komunizmit kur ky gazetari jetonte ne Bllok akoma dhe I gjithe tarafi gjygjesor dhe politik I lidhur me PD-ne si ka gjetur nje evidence korrupsioni privat? Duke vene shenjen e barazize, humbet horri I vertete I kesaj historie.
    Prandaj ti gazetar je nje goje partiake pak me e sofistikuar se horrat e PD-se por qe demin e ben me te madh me genjeshtrate e tua ‘filozofike’. Por ky pisllek I madh, ne te cilin ti je nje gatues aktiv, ka nxjerre ne pak pikerish maskarenjt si ti dhe genjeshtrat e tua me ‘argumente’ te stisura qe pak kush I blen me.

    1. Shkodra says:

      Andi shkerdhata vetem nje te vertete e tha me kete artikull qe nuk arrita ta lexoj me shum se disa rreshta pasi me beri te vjell. E verteta e bythkirit eshte qe Merua e ka kthyer gazeten si puna e 55ses se balliut.

  2. Grand says:

    Endi! Me vjen keq per shfajsimin tend! Problemi me ty jane genet e tua Ballashtllio- Coban ose turko coban, qe per Shqiperine e ndritshme iliro – pellazge, jane armiqte e vertete. Fshatar, coban, bllokist gjyshi yt, dhe njeri i ulet we F.Nano te nxjerre nga restoranti, klysh i Cobanit qytetar B.Blushi, qe vuajti te bente ty gjasme gazetar. Mos shit pordh qe gjoja Muci te ka ekzgjeruar, demek te ka bere me shume.Jo or ti zotni ye ka dhene hakun.
    Falendero 24 news or ” komplotist” se ai Vucidolsi ta kish rrase mire ate gjene? me keq se F.Nano.

    1. Dyrrahu says:

      Nuk mundem dhe nuk dua t’ia lexoj mendimet, krejtesisht te pozicionuzra, te Bushatit.
      Nese ky njeri ka thene : “Te radikalizohet situata ne Kavaje”, une nuk marr mundin t’ia lexoj mendimet, te cilat ushqejne shkaterrimin e Shqiperise.

  3. J says:

    Ore skorje e byrosë politike !!! Që shqiperia ështe plot me probleme e dinë edhe gurët e lumit. Por kjo nuk është arsye e mjaftueshme për ti shpallur luftë zgjedhjeve. Ky quhet SEBEP. Sipas arsyetimit tënd Sikur te presim që të Mos ketë probleme , nuk duhet votuar asnjëherë.

  4. mikel says:

    as kam nder men me te lezu ti trap

  5. mikel says:

    as kam nder men me te lezu ti je trap

  6. Dinamovit says:

    Shkrim i bazuar ne perceptime militantesh pa fakte si gjithmone,po ti e di kete,por shkruan keshtu se ndryshe Kapsi.Hal humbet klikimet e cadristeve.

  7. genci.d says:

    Je shume i kuptueshem siperfaqesisht por shume i ngaterruar ne thelb..Ketu kemi te bejme me jo dy te zeza por me dritehije te grise.Burdello si i thone fjales…Ti e di me mire se une se ne politike jo te gjitha premtimet mbahen por ka disa gjera qe nuk falen…Vjedhja , tradhetia kombetare dhe vrasja nuk perkrahen dhe kurre “E verteta” qe thuaj nuk mund te jete ne ate krah…E verteta nuk mund te jete me Bashen dhe Berishen..Moralisht keta te dy duhet te zhduken nga harta politike shqipetare dhe le te vije dikush qe e meriton besimin e popullit dhe te largoje Ramen..Populli sheh dhe di te vendosi…Eshte e pafalshme per ty te simbolizosh “te verteten ” ne keta kriminele..Te vije Basha ne pushtet do te ishte marrezija me e madhe dhe atehere ky popull e meriton te vuaje si bashkpuntor i te korruptuareve dhe hajduteve…Ketu nuk ka dileme por me mire te hame dhe Ramen 4 vjet te tjere sa te kthehemi ne diktaturen e Berishes..Te iki ky mallkimi i shqipetareve dhe bashke me te funderrimat qe e mbeshtesim ….

  8. O Andi nga u bere anlist ti qe ne jeten tende nuk ke bere asnje lloj pune dhe rri gjithe diten vetem me sofizma dhe hamendesime sa nga njra ane tek tjetra por asnje here nuk thua nje gje te hajrit prandaj mire ben qe te gjesh ndonje gje tjeter me te ndeshme per te jetuar dhe jo si urith .K ete here po e le me kaq

  9. Dajti USA says:

    Kur shohe kete Bushatin me kujtohet nje fotografi e tij dale me Lulin,Fevziun, Shku-llakun,ne kete foto Bushati ja kish ngul syte Lulit sikur ta kish dashnore ose dashnor,e kish perpire te terin.

  10. lyl K...qja says:

    pa na rthuaj I nderuar gaze…lesh pse eshte e deshtuar kjo qeveri? Dhe po qe se eshte e deshtuar ,ajo ka edhe disa muaj jete ,dhe po qe se Tellallet e te ashtuquajtur PD jane te betuar kunder corruption atehere le te shkojne te perfaqesojne popullin ne elections dhe po kane byth le te qeverisin me pastertine e tyre “JO Kriminale”
    Stop dhunes se disa mercenare cadrash te paguar nga armiqe te shqiperise

  11. Armand says:

    MIre e ke o Andi, po ka mundeis ti pergjigjesh nje pyetje te thjeshte??!! Me mire Rama apo Berisha? Prandaj leri merite personale dhe ha mute me mire sa te perjrahesh ata kriminela dhe armiq te ketij populli….

  12. LAPRAKSI says:

    njelloj je ti me kete lulin,per kete mos dyshime ka,por mor gagac mendor kjo seshte veper e luludhit por e saludhit.

  13. Vlora1912 says:

    Bushat Analis ti! !

    Ke shkarravitur 5 kilo llafe ne kete shkrim, dhe gjithshka qe arrite- Vertetove fjale per fjale ate cka Muchi shkruan (edhe per ty).

    Lyl Basha, nuk I fiton dot zgjdhjet, jo se Rama ka kapur te gjitha pushteti, jo se Rama ka arritur suksese keto 4 vite…..Pooooooor se shqiptaret (te cilet nuk jane dele te Rames apo Berrishes) nuk e rikthejne me Berrishes per here te trete. ..

    Bushat, un si shtetas i ketij vendi, si nje Josimpatizant partish, I zhgenjyer pa mase nga Rama, dua te ushtroj te Drejten Kushtetuese, per ti thene “jo” qeverrisjes se Korrptuar Koncesionara.

    Kete te drejte Kushtetuese, per ti thene JO Rames nuk ta delegoj as Ty dhe as Berrishes dhe as Rames
    Eshte kaq e thjesht o Bush at. …E Drejta ime Kushtetuese. …e kupton dot apo jo….
    Poor ti Bush at ke kohe qe “fut uji” nga te gjitha anet, jo se shan Ramen (pasi ai e ka ber edhe per me teper ) poor qe nuk do ta kuptosh qe ketu…Jemi edhe ne te tjere, votuesit e zakonshem jo militant, qe duam te ushtroj te drejten themelore Kushtetuese. …dhe Jemini shum me teper se Ju….Militant, politiqener, arnalist e Karnalist, hajdut dhe te Korrptuar.

    1. bravo says:

      bravo vlora. keta qe i q…fte noi gjo e eger vetem per llapore jane te mire, i japin gjuhes per qef, bushati and comp dmth

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Bushat, deformove thelbin e asajt qe the per 21 Janarin.. E kalove me gura dhe ndoshta ndonje ngritje shkop gome ne ajer.. Ahh qerrata I Hysniut.. Je zvarranik..

  15. 122 says:

    Oooooooooooooooooor Bushat!
    E lexova Mucin me nje fryme…..
    Mjeshterisht kishte nxjerre ne drite koken-buthe qe ke!
    Ty sapo nisa te te lexoj se po replikon ….. aha , u ndalova dhe thashe me vehte…… ,POR, … deshiroj tua them te gjitheve:
    AQ BUKUR TA KA FUTUR SA QE DHIMBJEN DO TA NDJESH GJITHE JETEN!
    AQ THELLE TA KA FUTUR SA QE NUK DO TE MUNDESH TA NXJERRESH NGA B….. PER GHJITHE JETEN!
    Te befte mire, oj monster mediatike dhe gjakndjellese !

  16. ali says:

    O djal i keq i nje dinamoviti qe nuk ka lidhje me njerez te tille si Iljaz Ceco, Frederik Gjinali, Gani Xhafa, Ibrahim Kodra e te tjere
    lojtare/ djem te shkelqyer dinamovite qe kane shpalosur qytetarine ne jete dhe ne sport, ne jeten e ndershme te tyre.
    Kush je ti me mire e dine besoj e kuptojne prinderit e tu, neqofte se i thua vetes Shkodran.

  17. mirel says:

    Bravo Andi! Pershkrimi i se vertetes se fakteve ne kete shkrim eshte i pakundershtueshem.
    Vetem bajgat militante nuk duan ta pranojne te verteten e hidhur te kryeministrit te tyre koncesionar.
    Nje koment te tilla kam bere dhe dy dute me pare.
    Kjo opozite nuk duhet te marre pjese ne zgjedhje se e ul se tepermi standartin moral te partise ne pushtet. Perballe kriminelut Berisha dhe bajges se tij Basha Edi Ramuti hiqet si i miri.
    Kot te flas me teper. I ke analizuar me mjaft qartesi te gjitha.
    Komplimente per kurajon qytetare.
    Kjoi mungon sot Shqiperise.
    Shprehja e inteligjences se pavarur nga shteti i korruptuar. Dhe nuk ka asnje felliqesire aq te “lare” qe ta mohoj kete.

  18. kaqi i zi ,100% antikamunist says:

    Bravo andushi ,ti je perfaqesuesi i vertete i te djathtes shqyptare dhe i ish te persekutuarve dhe ish pronareve.Mendimet e tua dhe te ljubjes + qanit + qilit jane si manaa ne shkretetire per te djathten historike +shqupistet e brezit te ri qe mekohen prej ketyre mejtimeve anal itike. Ju duhet te vazhdoni aksionin tuaj djathtosh duke u ngujuar te gjithe se bashku n ‘qader per nje kohe te pacaktuar.Patjeter qe ne krye duhet te keni edhe liderin tuaj historik ,ose ish mjekun e “klanit kapo.”

  19. Besoj says:

    Me mire mos fol e gazetar palaco. Je I neveritshem ne aresye dhe interes vetiak……..

  20. mira says:

    Bushati nuk priste dot deri me 18 qershor qe Basha te mundete Ramen ?? Perse gjithe kjo ngutje per ta rrezuar dy muaj perpara ??!! Po perse e do kaq me ngut fitoren e Bashes ky kelysh komunisti ??? E quan fitore te Shqiperise Gerdecin, Rrugen e kombit,21 Janarin dhe shitjen e detit ???.Duket qe eshte me i demshem pallati i Aleksandrit ne plazh qe i ben hije apartamentit te Bushatit , sesa krimet e Bashes ndaj Shqiperise e shqiptareve. Dem baba den bejlurcinat e vendit tone atdhe quanin oborrin e shtepise tyre.

  21. saliu says:

    Gjuan me gure Bushati dhe kerkon te besojme qe eshte pambuk. Je i deskretituar genitikisht, si kelysh komunisti qe kupton vetem diktaturen e proletariatit. Je rrace gjarperinjsh qe kani lindur vetem per te helmuar.

  22. BB says:

    z. Bushati nuk i intereson e verteta. I intreson te perktheje “gazetarine” e vet qe ka kohe qe po e ben (se gazetaria e vertete nuk i intereson) ne euro.Kjo eshte mjeshteria qe kopjoi nga monstrat si Fevziu,Lesi, etj, Pra eshte shnderruar ne nje monster qe mundohet te perfitoje sa eshte e mundur , sa pa i rene patkojt kalit akoma. Por harroi nje gje , ndershmerine.

  23. Kuq e Zi says:

    E ke kot Andi, me kete popull muti kriminelet do tallin bythen sa te jete jeta.

  24. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Bushati ka meriten e prurjeve te zerave berishjane ne gazeten Tema !
    Kete nuk e ka bere me trasparenc,por duke u kamufluar.
    Ky eshte Bushati i vertete,portavoc i Berishes !
    Mos konsumo energji duke u ndeshur me Mucin,ai ka mbeshtetje popullore te majte,mbi 1 miljon qytetare !

  25. Treviso says:

    I kam ndjekur vashdimisht dhe me interes shkrimet e bushatit, por artikullin e fundit ku dhe zoti Nano e kritikon, per mendimin tim eshte kritike me vend. Jam plotesisht dakort me vrejtet qe i ben zotit Rama, por nuk ishte momento qe te hidhje bomben berthamore, kur nderkombetaret po u mernin direkt me agjentin dhe kriminelin Basha per situaten e nderlikuar qe ka sajuar.
    Une nuk jame as sosialist as pdist, por jam nje qytetare opozitar i çdo lloj qeverije qe vjen ne vendin tim.
    Zoti Bushati, dashje pa dashje ishte nje nxitim ai artikull.

  26. Arjan says:

    Andi, mos valle I ka ardhur radha Berishes te mbrohet nga Kapot per ti kthyer nderin qe I ka bere atij fisi ne 90 -92???
    Te gjithe e dine qe Berisha jo vetem nuk ju preku si fis por edhe ju mbrojti. Edhe sa kohe dote mashtrohet e vuaj ai popull nga ju???

  27. kopani says:

    Kush e paguan kete bir kurve qe per nje kocke nxit urejtje dhe vellavrasje ne Shqiperi? Ta dish o nip kriminelesh se ne rast turbullirash ne Tirane ju nxitesit do tju heqim zvare si qener neper rruge
    Nuk eshte viti 97 kur njetezit nuk ishin te mesuar me dobiçet e medjave”te pavarura” qe lepihen mbas pronareve per kocka.

  28. Sony-Lg-Samsung says:

    U shkaterove perfundimisht o Bushat. Lere gazetarine e hap ndonji dyqan me kollare tek Blloku se ajo gje te shkon me teper. Te degjeneruan keq kete rradhe. Parrulla ” kunder te gjitheve” eshte e vjeter dhe nuk pi me uje sot..
    Te fala Teta Vitos…

  29. arbena says:

    Andi! Eshte urrejtja jote ndaj Rames qe ta err shikimin dhe degjimin. Eshte e drejta jote ta urresh, por shfaqesh plotesisht i padrejte kur thua se z. Rama dhe z. Berisha jane njesoj. Po Lulin e krahson dot me dike?

  30. Edheune says:

    Reagimi i Bushatit, i rendomte, disi jystifikues por nuk heq dore per te mbrojtur qendrinin e porositesit apo te shefit te tij. Ne se ka problem origjine mund te themi se bashke me Lubonjen jene brenda nje skenari anti shtet per te mos thene antishqiptar qe me cdo kusht u kerkohet nje shqiperi rrumpalle, pa rregulla , pa ligj, pa moral. Dhe kete po mundohen ta arijne duke i bere te gjithe te barabarte apo nje here njeri i mire e here tjetri,pastaj sipas ndodhise te pa rendesishme te dites u nderojne vendet.
    – Nuk jane njelloj sepse te gjitha regreset me gropa te medha jane kryer ne kohen e qeverisjes se djathte. Me dridhet dora ti rradhis.
    – Si jane zaptuar medjat kur helmi antishqiptar nga disa goje te shthurura derdhet ne te gjitha ekranet.
    – Shteti e shoqeria ecen me rregulla e ligje. Nuk duket dialog per te cenuar ligjet. Dialogjet qe kerkon Bushati e kane lene Shqiperine ne kete derexhe.
    – Per koncesionet, mendoj se duhet te presim efektet e tyre.

  31. ak47 says:

    Te komentosh Bushatin (Andin) eshte si ti mbushesh mendjen asaj qe krihet kur bie zjarr se nuk eshte aq e ndershme sa kerkon te duket. Ajo batuta nga nje film i Kinostudios ” Ballist o ballist ke qene, kete ta jap me shkrim po te duash”, ne rastin e Andit (nipit te komunisteve) mund ti perifrazohet: ” Kenete mediatike je dhe ti, po te duash ta japim dhe me firme e vule “. Shkurt kuotohet ne rangun e Shkullakut e Leles. Shkurt dhe me keqardhje, ti nuk vlen.

  32. usa1 says:

    Deri diku o rrot k… bushati e lexova ku do te dalesh, por ne fund shkruajte shume duke nxjerr ne drite as’nje gje sepse edhe ju medja ne shqiperi jeni po aq kerma po aq sa jane edhe keta politikan kerma . Keni 25 vjet qe na keni care trapin politikan dhe gazetare, qytetare dhe intelektuale jeni te gjithe si nje hale qe vin era mut nga large .

  33. eni says:

    te ka mundur budallaku

  34. besniku says:

    Cfare mund te tuash per kete njeri?
    Si kopil i Berishes, kuptohet se do te mbroje babain, dhe kete eshte duke e bere shume mire, por me nje neveri te jashtzakonshme.
    A i keni vene re Te paekspozuarit (Ylli Rakipi, Andi i Saliut, Fatosi nga Lubonja), se si nxjerrin vrer, qe te tre ne kor, njero me zi se tjetri.
    Kur i degjoj pyes veten: “Ku e gjejne keta njerez kete urrejtje kaq te madhe?” Si eshte e mundur te mbartin nje mllef kaq te fuqishem ndaj Rames dhe qeverise se tij, nga njera ane, dhe servilizmin e pacak ndaj Berishes, ne anen tjeter?!
    Mendoj se luftenxitesit, ne kete rast Bushati (dhe jo vetem ne nje rast), Lubonja, Shkullaku etj., duhet te ndeshkohen me shume sesa vet ata qe kryejne veprime vellavrasese. Por nje gje nuk kupton ky Andi Berisha, se kush perpiqet t’i beje varrin tjetrit bie vete brenda. Por si mendon ky pjelle e bllokut, po ndodhi ajo qe predikon, do te mund te shpetoje? Ky do te jete nga te paretr qe do te shkoje ne pishin e mamase, asaj gruaje qe ka pjelle nje njeri te tille.
    Uroj qe me 13 maj te mos kete perplasje fizike me arme, ajo qe kaq shume deshiron Andi i Berishes, por po ndodhi ky duhet te gjeje vrime ku te futet, dhe jo vetem ky. Ajo qe di une eshte se ia kane bere bene!

    Per Gazeten Tema!
    Ju, Redaksia e kesaj gazete, duke publikuar shkrime te tilla luftenxitese, beheni ne te njejten kohe mbartesit dhe percuesit e luftenxitjes. Ju mund te thoni se ai ka Portalin e vet, dhe i boton aty, por une them qe ju nuk duhet te ndihmoni ne perhapjen dhe shperndarjen e mendimeve fashiste te Andi Berishes.

  35. shtjefen palushi says:

    Te gjitha akuzat per sh, Rama jane mese te drejta. E ka dhjere sepse ka kohe qe fluturimin e tij e shoqeron nje pras. Por ndermjet nje Rame dhe nje Berishe une do zgjidhja Ramen. Pse? sepse deri me sot… Berisha vrau 4 vete aty ku sot ka cadren. Rama deri me sot mund te quhet kandidat per vrasje sepse akoma nuk ka bere krim. Ketu ne kete situate rikthehemi tek nje ide leniniste qe e perdori dhe perendimi kur i a desh bytha …o me mua o kunder meje. pra o je me vrasesin e 21 janarit o me kanditatin per vrasje. zgjidh.

    1. mirel says:

      Ne fakt vete kryeministri eshte me vrasesin e 21 Janarit.
      Beri president shkaktarin e 21 Janarit.
      Eshte vene perballe Berishes vetem per karrige.
      Dhe po e shet Shqiperine me shumenga Berisha.
      Berishes i duhej te vriste qe Ilir Meta dhe Berisha te vazhdonin tregetimin e vendit pa ndonje kokecarje.
      Ndersa Ramuti nuk ka nevoje te vrase.
      Shqiptaret bejne vete vetevrasje. Pranojne te shiten e te blihen si patate, te perzihen nga shtepite dhe te helmohen nga gazi i Bankers.
      Po sigurisht ju komentuesve nuk ju ka rene hiseja qe te lini shtepite nga frika se helmohen kalamajt, te merrni rrugen per te protestuar para qeverise, dhe te perziheni si qener me nje urdher te Ramutit.
      Ndersa Saliut ska c’i ben. E shumta, i lutet te veje ne parlament.
      Dhe keshtu vazhdon gallata e kriminelit Berishe dhe djalit te “mire” Ramut

  36. BUJARI JU DEGJON says:

    Muci,ne nga anet tona themi nje fjale te urte:
    “Ngacmove mutin – mbaji ere”… ?

  37. olimpia says:

    Eshte e neveriteshme te lexosh A.Bushatin…..stili i spiuneve greke dhe serbe qe kur u vendos demokracia ,nen masken e luftes kunder komunizmit ,u versulen si hijena mbi çdo gje shqiptare…Ky thote ate qe thone serbet ..tekstualisht ..shqiptaret nuk mund te bejne shtet Pra barazon filoserbin anarkofashistin Berisha me Ramen…Eshte nje fenomen irralle se si nje pinjoll i nomenklatures me te larte komuniste,pinjolli i klanit Kapo ,klani dominues ne Shqiperi per 40 vite ..te kete kaq helm kunder vendit te tij ….Eshte me te vertete nje etalon studimi psikoanalitik i shoqerise se komplikuar ,te padefishrueshme shqiptare …
    Andush …te fala nga shtepia ,shoqerueses te Toliatit dhe Nilde Jotit…

  38. malo kembana says:

    rama nuk ka nevoje te mbrohet, faktet flasin vete.
    po te vendosesh ne ate peshoren emblematike te drejtesise, ramen nga njera ane dhe berishen ne anen tjeter, per te matur peshen e krimeve dhe gjemes qe I ka sjelle sejcili prej tyre ketij vendi, cfare do te ndodhe thoni ju?
    asgje e cuditeshme per nje njeri me logjike normale. rama do kercente perpjete drejt qejve duke zene vend ne krah te djathte te krishtit. ndersa berisha do te gremisej sa hap e mbull syte me zhurme e gjemime nen peshen e krimeve te panumurta drejt sketeres se merituar te ferrit.

  39. arjani says:

    Lexova vetem kometet se e kam per turp te lexoj mendjen e kti legeni , jam dakort me te ter komentusit rrespekte komentusve me lart qe jan ne lartesin e duhur te arsyetimit , qe nuk genjehen nga kta debila qe vetquhen inteligjent si ky bushati blushi lubonja dhe ca mostra te tjer , kta vertet ta shpifin kur bejn analiz politike .rrespekte komentusve te kti artikulli.

  40. Rozafa @ yahoo.com says:

    Bushat ! me fol drejt,Basha dhe RAMA ,jane te njilloj ,per sai perket orgjines ish komuniste ,me gjith suiten e tyne
    te ish KQ e ish Byrose e bab sigurimi,qe jo rastesisht kane zaptue e shkerdhye kete vend tash e 27 vite,ndryshimi ashte tek demi qi kane shkaketue,i cili ndryshon shume or Bushat,….sepse njeri e ka vra e djeg e shit kete vend e tjetri e ka shkerdhy……por ti je tuj pa vetem me nji sy ,me synin e Gyshit….

  41. ladi says:

    se mbylle ate hale goje o i qelbur

  42. eda says:

    Bushat. Pse tek mea colpa nuk fut edhe vjedhjen e rruges se Kombit?
    Ti e di mire qe ne e dime shume mire lidhjen tende me Z. Basha.
    Cfare te lidh?
    Po te kesh deshire e themi pa kurrefare drojtje neser.
    Kaq per sot.

  43. goni says:

    Bushati ,nje Gazetare profisjonist qe ka Shum shuqeri(Gazetare Profisjonist),pra ka mundesi shkembimi mendimesh,nuk ja fut kot,por shkrun kur e sheh te arsyeshme.Dhe pizevenget qe e shajne,mendojn ti zene vendin ne gazetari.Por Gazetaria,nuk behet me porosi.Gazetaria supuzohet te ket mendim te pavarur,dhe Gazetaret porosites,sherbejne politikisht,kur dhe ku don porositsi.Pra mendoj Rama dhe Basha te rrespektohen,por mendoj edhe Gazetaret Profisjonist qe mendimet i paraqesi se menyre te pavarur!Pra siq edhe e thashe,Rama e Basha te rrespektohen,edhe pse kundershtite politike ndremjet ketyre dy Burrave te Shtetit egzistojn!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje