Përplasje dhe bomba molotov? Flet për herë të parë Fatmir Xhafaj: Çfarë do të ndodhte në Kavajë më 7 maj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë në këtë detyrë.

Në një intervistë për Sokol Ballën në emisionin “Top Story” ai ka treguar detaje mbi arsyet e tërheqjes nga zgjedhjet në Kavajë.

“Ka pasur një ligjërim politik me tone të ashpra dhe thirrje për dhunë nga lidershipi i PD-së.

Ka pasur organizime konkrete që këtë deklarim politik të liderëve ta kthenin në një realitet konkret.

Kemi pasur të dhëna për disa organizime që grupe jashtë strukturave normale të PD-së do të tentonin të krijonin përplasje dhe rrëmujë dhe që mund të krijonin konflikt.

Ata që do të krijonin këto përplasje ishin jashtë strukturave të PD, por të kontrolluar nga PD.

Kemi pasur sinjale që do të krijohej përplasje mes atyre që do të shkonin për të votuar dhe atyre që do të shkonin nga jashtë Kavajës” , tha ministri i Brendshëm.

Lidhur me një shkresë të Komisaritit 3 të Tiranës që kishte informacione do të goditeshin me bomba molotov dyqanet, Xhafaj tha se nuk mund të jepte shumë detaje.

“Jam në dijeni të të gjitha fakteve, por nuk do të zbuloj detaje të tjera që janë pjesë e punës së policisë”, tha Xhafaj që gjithsesi thotë se policia mund të përballonte këtë situatë.

“Do të përdorej protesta paqësore me militantë për të krijuar tension, trazirë dhe përplasje që ishin lehtësisht të mundshme për tu përballuar nga policia.

Policia i garantonte plotësisht zgjedhjet në Kavajë. Ne ishim plotësisht në gjendje për të mbajtur zgjedhjet.

Vendimi për të mos i mbajtur zgjedhjet nuk ishte i Ministrisë së Brendshme.

Ne kemi kapacitete për të garantuar zgjedhje edhe në 18 qershor”, tha Xhafaj.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Sot është 8 Maji dhe duhet të kishim folur për zgjedhjet e Kavajës. Që nuk u mbajtën pas tërheqjes së kandidatit Socialist. Pas konferencës së KM Rama u shtuna zërat për një skenar destabiliteti. A do vihe në dyshim zgjedhjet e 18 Qershorit? Dilemat janë shtuar dhe nga pikëpamja e sigurisë e destabilitetit.

Fatmir Xhafaj: Vendimi lidhur me zgjedhjet në Kavajë nuk ka qenë i lidhur me Policinë e Shtetit. Përkundrazi, ajo ka qenë në krye të detyrës dhe në asnjë rast nuk ka shprehur pamundësinë e saj për të siguruar zhvilimin normal të zgjedhjeve. Në zbatim të ligjit ajo kish marrë të gjitha masat për të kryer ato detyra në mbështetje të procesit zgjedhor (pasi ligjërisht administrimi i zgjedhjeve është proces politik dhe Policia deh MPB kanë rol mbështetsë, jo në organizim).

Roli i PSH eshte garantimi i sigurisë për të drejtën kushtetuese. Shteti (Policia që e kap për detyrë) i garantonte zgjedhjet. Vendimi për të anulluar zgjedhjet në Kavajë nuk ka ardhur nga Policia. Sa i përket funksionit, detyrave të PSH sipas ligjit, kam qenë ibindur që ajo i kishte kapacitetet për të garantuar zgjedhjet, jo vetëm në Kavajë por në gjithë territorin. Vendimi është politik, marrë nga Kryeministri, në varësi të situatës së momentit.

Fundjava e kaluar intensive e dialogut, KM e pa të arsyeshme ndërmarrjen e një instrument ilegal si anullimi i zgjedhjeve. Për t’i dhënë PD-së një mundësi reflektimi vullnetmirë të këtij procesi negocimi. Gjë që u keqpërdor nga PD.

KM përdori dhe këtë argument lidhur me arsyetimin me nevojën për të mos i zhvilluar zgjedhjet në Kavajë. Kemi pasur një ligjërim të dhunshëm të PD, që synonin të transformoheshin në organizime konkrete me grupe jashtë strukturave oartiake të PD por nën udhëheqjen, nxitjen e e tyre, që do krijonin rrëmujë, intimidim në ushtrimin e votës, si alibi për dështimin e negociatave.

S.Balla: Komisariati 3 flet për bomba molotov në dyqane.

F.Xhafaj: Jam në dijeni të burimeve nga Policia për identifikimin dhe procedimin e elementeve të tillë.

Nuk do ishte nga ana e protestuesve. Por më shumë do përdorej protesta paqësore e militantëve të PD pë të krijuar tensione dhe përplasje, të cilat ishin në dijeninë time dhe të Policisë tërësisht e aftë për t’i përballuar. Por situata të tilla mund të dalin dhe jashtë kontrolli, dhe mund të krijonin një alibi për dështimin e kompromisit për Zgjedhjet e 18 qershorit, për pamundshmërinë që kisht e negociata.

Sokol Balla: Ka pasur një shkresë të SHISH për trazira dhe a i ka shkuar ai MPB apo institucioneve të tjera?

Fatmir Xhafaj: Me SHISH kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë për organizimin e Pashkëve, periudhë e njëjtë me kërcënimet ndaj z.Basha por raste pa lidhje me njëra-tjetrën. Ishte gjykuar nga shërbimet e inteligjencës shqiptare dhe ndërkombëtarë se kishte persona që mund të organizonin aktivitete terroriste në territorin shqiptar. Këto janë procese që survejohen, janë më shumë se një moment i caktuar.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...