Përplasje dhe bomba molotov? Flet për herë të parë Fatmir Xhafaj: Çfarë do të ndodhte në Kavajë më 7 maj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë në këtë detyrë.

Në një intervistë për Sokol Ballën në emisionin “Top Story” ai ka treguar detaje mbi arsyet e tërheqjes nga zgjedhjet në Kavajë.

“Ka pasur një ligjërim politik me tone të ashpra dhe thirrje për dhunë nga lidershipi i PD-së.

Ka pasur organizime konkrete që këtë deklarim politik të liderëve ta kthenin në një realitet konkret.

Kemi pasur të dhëna për disa organizime që grupe jashtë strukturave normale të PD-së do të tentonin të krijonin përplasje dhe rrëmujë dhe që mund të krijonin konflikt.

Ata që do të krijonin këto përplasje ishin jashtë strukturave të PD, por të kontrolluar nga PD.

Kemi pasur sinjale që do të krijohej përplasje mes atyre që do të shkonin për të votuar dhe atyre që do të shkonin nga jashtë Kavajës” , tha ministri i Brendshëm.

Lidhur me një shkresë të Komisaritit 3 të Tiranës që kishte informacione do të goditeshin me bomba molotov dyqanet, Xhafaj tha se nuk mund të jepte shumë detaje.

“Jam në dijeni të të gjitha fakteve, por nuk do të zbuloj detaje të tjera që janë pjesë e punës së policisë”, tha Xhafaj që gjithsesi thotë se policia mund të përballonte këtë situatë.

“Do të përdorej protesta paqësore me militantë për të krijuar tension, trazirë dhe përplasje që ishin lehtësisht të mundshme për tu përballuar nga policia.

Policia i garantonte plotësisht zgjedhjet në Kavajë. Ne ishim plotësisht në gjendje për të mbajtur zgjedhjet.

Vendimi për të mos i mbajtur zgjedhjet nuk ishte i Ministrisë së Brendshme.

Ne kemi kapacitete për të garantuar zgjedhje edhe në 18 qershor”, tha Xhafaj.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Sot është 8 Maji dhe duhet të kishim folur për zgjedhjet e Kavajës. Që nuk u mbajtën pas tërheqjes së kandidatit Socialist. Pas konferencës së KM Rama u shtuna zërat për një skenar destabiliteti. A do vihe në dyshim zgjedhjet e 18 Qershorit? Dilemat janë shtuar dhe nga pikëpamja e sigurisë e destabilitetit.

Fatmir Xhafaj: Vendimi lidhur me zgjedhjet në Kavajë nuk ka qenë i lidhur me Policinë e Shtetit. Përkundrazi, ajo ka qenë në krye të detyrës dhe në asnjë rast nuk ka shprehur pamundësinë e saj për të siguruar zhvilimin normal të zgjedhjeve. Në zbatim të ligjit ajo kish marrë të gjitha masat për të kryer ato detyra në mbështetje të procesit zgjedhor (pasi ligjërisht administrimi i zgjedhjeve është proces politik dhe Policia deh MPB kanë rol mbështetsë, jo në organizim).

Roli i PSH eshte garantimi i sigurisë për të drejtën kushtetuese. Shteti (Policia që e kap për detyrë) i garantonte zgjedhjet. Vendimi për të anulluar zgjedhjet në Kavajë nuk ka ardhur nga Policia. Sa i përket funksionit, detyrave të PSH sipas ligjit, kam qenë ibindur që ajo i kishte kapacitetet për të garantuar zgjedhjet, jo vetëm në Kavajë por në gjithë territorin. Vendimi është politik, marrë nga Kryeministri, në varësi të situatës së momentit.

Fundjava e kaluar intensive e dialogut, KM e pa të arsyeshme ndërmarrjen e një instrument ilegal si anullimi i zgjedhjeve. Për t’i dhënë PD-së një mundësi reflektimi vullnetmirë të këtij procesi negocimi. Gjë që u keqpërdor nga PD.

KM përdori dhe këtë argument lidhur me arsyetimin me nevojën për të mos i zhvilluar zgjedhjet në Kavajë. Kemi pasur një ligjërim të dhunshëm të PD, që synonin të transformoheshin në organizime konkrete me grupe jashtë strukturave oartiake të PD por nën udhëheqjen, nxitjen e e tyre, që do krijonin rrëmujë, intimidim në ushtrimin e votës, si alibi për dështimin e negociatave.

S.Balla: Komisariati 3 flet për bomba molotov në dyqane.

F.Xhafaj: Jam në dijeni të burimeve nga Policia për identifikimin dhe procedimin e elementeve të tillë.

Nuk do ishte nga ana e protestuesve. Por më shumë do përdorej protesta paqësore e militantëve të PD pë të krijuar tensione dhe përplasje, të cilat ishin në dijeninë time dhe të Policisë tërësisht e aftë për t’i përballuar. Por situata të tilla mund të dalin dhe jashtë kontrolli, dhe mund të krijonin një alibi për dështimin e kompromisit për Zgjedhjet e 18 qershorit, për pamundshmërinë që kisht e negociata.

Sokol Balla: Ka pasur një shkresë të SHISH për trazira dhe a i ka shkuar ai MPB apo institucioneve të tjera?

Fatmir Xhafaj: Me SHISH kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë për organizimin e Pashkëve, periudhë e njëjtë me kërcënimet ndaj z.Basha por raste pa lidhje me njëra-tjetrën. Ishte gjykuar nga shërbimet e inteligjencës shqiptare dhe ndërkombëtarë se kishte persona që mund të organizonin aktivitete terroriste në territorin shqiptar. Këto janë procese që survejohen, janë më shumë se një moment i caktuar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Përplasje dhe bomba molotov? Flet për herë të parë Fatmir Xhafaj: Çfarë do të ndodhte në Kavajë më 7 maj”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    hahahahaha,shtet bourdhelooooooooooooooooooooooooo………………..u trembet nga bumjet e islamikeve te PD-se!!!!???

    1. Papa Tfgs1 says:

      Eeeeee te ishte ashtu si thote papa turkoarxidifagos, nuk u dilnin grekëve turqit në ëndërr

  2. shqip says:

    Ne nje shtet te se drejtes , kjo perkthehet me arrestimin e autoreve. Ne vende normale kjo perkthehet me nxjerrje jashte ligjit te forcave qe organizojne alte antikushtetuese . Te tjerat Jane vetem retorike propagande. Ne mos Po paaftesi ose me keq frike. Nese shteti nuk garanton dot kushtetuten e tij, nuk eshte me shtet. Dy Jane opsionet . Ose vendosni autoritetin shteteror , ose dorzojani çelsat okb-se ta administrojne ata vendin. Me ngriu hoxhe te ulet Prifti nuk shkohet gjekundi. E ashtuquajtura pd ka lindur, eshte rritur, e do vdese si organizate kriminale e antikombetare. Trajtimi si opozite eshte vetem nje preteks per te genjyer gjindjen injorante.

  3. emigranti says:

    jo xhafa ide e gabuar ajo ne kete te diele duhej te ndahej shapi nga sheqeri ne tesemes te funderinat e kombit bashke me saliun-lulin-pd-kompani.

  4. Vision plus says:

    Njeri me Horizont! Burr fisnik dhe me pikpamje Te larget! Bravo, bravo,bravo! Jo lulushja Qe na Ishte nje here minister I brendshem , nje Hajdut, Kriminel vrases tradhetar I Kombit.

  5. Baca-Bajrame says:

    Ne si shqiptar, jemi e keqja e vetes. Vertet mund dhe duhet qe Policia t’ua kishte treguar vendin funderrinave, por duke ju referuar shkruesve te mesiperm, do kasha vetem nje pyetje: a arrini te kuptoni se, konfrontimi do kishte pasoja shume me te renda se fitorja e zgjedhjeve ne Kavaj…!? Viheni veten ne vend te qytetarve te thjesht, pronarve e biznesmenve ne Kavaj, si do ndiheshit ju, sikur t’iu kishin ardhur ne ship, punishte apo dyqan dhe t’iua digjnin dhe rrenonin ato qe I kishit fituar e ndertuar me sakrifica, djerse dhe gjak… Kjo eshte zgjidhia e juaj? Kete donte te arrinte Lululka dhe Salkoshi, te digjej Kavaja, ter dirdhej gjak shqiptari e te vriteshim me njeritjetrin. Keto jan deshirat e tyre per te zbatuar urdherat e marra nga Serbia, Greqia dhe Rusia. Salkoshi e Lululka, qe akoma I kan duart te lyera me gjakun e 21 Janarit, duan nje justifikim dhe po bejn c’do perpjekje per t’a cuar Shqiperin ne nje te tatpjet te pakthes. Prandaj ata dalin e ulurasin tek cadra si qen te terbuar duke nxitur vellavrasjen. Vertet durimmi ka nje kufi, por duhet ditur se deri kur dhe ku duhet ven caku. Zgjidhja dhe denimi me i drejt i plehrave do ishte zgjedhje paqesore, ku populli te shpreh vullnetin e tij me ose pa Sal-Lulken, me ose pa Ed-Liken.

  6. The Punisher says:

    Ku qendron ndryshimi nga beqiret e Janulles dhe bythelepiresit e lali Erit ?
    Te paret ( si puna e tfgs ) hane tasin me mut perdite, te dytet (si puna e Vision plus) marrin fleta lavderimi.

  7. Adi says:

    Ky skenar krimi antidhqiptar per Kavajen eshte pregatitur nga UDB-ja serbe me Liri Berishen dhe do te ekzekutohej nga Sali e Shkelzen Berisha me banditet e Tropojes, sllavo-goranet e Kukesit dhe shkodranet-vrakanjor-malazezo-boshnjak. Ne krye te ketij akti terrorist qendron ish hajduti i shtepive dhe bankave Sali Lusha me banden e tij.
    Pse nuk arredtohet Prokurori i Pergjithshem per tradheti kombtare dhe mos kryerje me dashje te detyres se tij qe i ngarkon Kushtetuta jone.

  8. tropojani c100 says:

    ne jemi te vetedijeshem qe pd-ja eshte e gatshme te perpiqet te beje shume gjera shume probleme qe vetem mendja djallezorw e berishes i krijon dhe tjeter gje sa e arrijne kete ama duhet thene realiteti kjo ishte nje zbythje e qeverise sepse pd tha nuk do kete zgjedhje ne kavaje dhe ashtu u be por problemi akoma me i madh qendron kur ju qeveria nuk bete zgjedhje ne kavaje nga frika e dhunes e trazirave çfare do behet me 18 qershor? kur keto probleme mund te jene ne shkalle me te gjere ne gjithe shqiperine ndoshta nuk do arrije policia te mbaje nen kontroll sotuaten kjo eshte shume serioze….

  9. WEB1 says:

    Hiqni fjalen “OPOZITE “nga fjalori juaj o rilindas ,dhe shikoni qe do jete me thjeshte per ju si shtet,si administrate ,si polici qe te zbatoje ligjin ,ate qe miliona votues po presin qe kur ju kane dhene voten .Nje opozite e vertete merr pjese ne zgjedhje ,ben fushate elektorale etj .Ne momentin qe nuk merr pjese ne asnje nga ato, atehere quhen te jashte ligjshem .Se pastaj ilir meta kerkon me ngulm futjen e PD ne zgjedhje nga frika se mos edi rama me votat e 18 qershorit behet nje erdogan i dyte ,ajo pastaj eshte pune tjeter

  10. Arjan says:

    Keto jane lojra politike qe zhvillohen ne Shqiperi .Ndarje parash,dhune psikologjike dhe viktima si gjithnje populli.Koalicioni qeveritar frikacak I shokut xhafaj Na tregon perralla se PD ne kavaje do ta zhdukte kavajen.Ka 20 vjet qe banditi Sali dhunon shtetin Shqiptar e shkaterron ate e vret e pret e vjedh dhe me ne fund edhe e shet dhe ka akoma Shqiptare Qe per interesa vetjake I shkojne pas baces. Xhafaj flet per bomba molotov ,perse Shteti Nuk vepron Nuk arreston edhe te ekzekutoj po qe nevoja .Boris Jelcin e bombardoj parlamentin rus dhe nuk lejoj ca kriminela parlamentare te perdhosnin shtetin,kurse ju thoni Nuk kemi cbejme Na i ka lidhur duart prokuroria.Neqoftese Sali nuk lejoj te prekej kryeministria me 21 janar edhe ju keni te drejte ta mbroni shtetin me cdo cmim.Askush nuk Eshte mbi Shqiperine.Sali berisha nuk duhet te tolerohet se ka treguar si me 14 shtator 1998 te perdhose intitucionet Shqiptare.Populli Shqiptar zoti Rahmut Te ka dhene voten kurse ti merresh se Sa I zgjuar je ne facebook me adoleshentet.Ata qello kurse ti thua ,qello edhe njehere pa ta shohesh.

Lini një Përgjigje te Adi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *