Republika e dhunës…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Pandeli Majko

Sot e folura zyrtare e Partisë Demokratike kapërceu cdo limit. Deklaratat për “asgjësim” dhe “shfarrosje” pavarësisht kontekstit kanë shpejgim lodhjen politike të Partisë Demokratike. Ato po ngrenë shumë pikëpyetje për “terapinë” që buron nga ky lloj fjalori për stabilitetin e Shqipërisë. Opozita braktisi zgjedhjet elektorale të 18 qershorit e qartë në paqartësinë e vet. Duke ngritur mosbesimin ndaj kryeministrit në nivelin e refuzimit të sistemit politik, Partia Demokratike po e fut vendin në një periudhë eksperimentale në prag të dhunës.

Lidershipi i PD shpejt do ta kuptojë se braktisja e zgjedhjeve është vendimi më i gabuar që mund të merrte një parti politike. Paaftësia është pak për ta shpejguar strategjinë e qëndrimit të opozitës jashtë sistemit politik. Tashmë dhuna po trajtohet si e vetmja alternativë praktike për tu imponuar. Kjo është një “shkollë politike” e provuar në Shqipëri. Ajo do ta fusë vendin në një spirale krize të cilën drejtimi politik i PD po e kryen me vetdije politike. Kjo vetdije e cila barazon të ardhmen e vendit me fatet politike të individëve është gabim me pasoja të rënda. “Republika e Re” po ngre ndarje të cilat nxisin konfliktin dhe dhunën në një drejtim të panjohur për vendin.

Në këto zgjedhje ishte një rast i mirë i Partisë Demokratike që të ripërtërinte përfaqësimin e vet politik. Ky përfaqësim do të tentonte natyrshëm nga pasardhësit e shtresës së djathtë në vend. Kjo shtresë për shumë arsye në fillimet e viteve 1990-ët u përfaqësua dëshpërimisht pak. Vendet në Kuvendin e Shqipërisë në emër të së djathtës u “zunë” nga një përfaqësi politike e cila raportin me rregjimin komunist e kishte të bazuar me “pakënaqësinë”. Eshtë një dramë e të djathtës shqiptare që sërish pas 27 vitesh ajo lëshon vendet në Kuvendin e Shqipërisë për të “pakënaqurit” e së majtës… Në Republikën e kaosit që la dje komunizmi justifikimi ishte i arsyetuar. Me këndvështrimin e “Republikës e Re”, sot kjo që po ndodh është nivelin e një krimi të përsëritur karshi një shtrese që nuk meritonte këtë udhëkryq!

Ajo që pret Partinë Demokratike është e panjohur. Kjo situatë do ta shtyjë atë drejt dhunës dhe protagonistëve “të rinj” saj. Mungesa e skrupujve po bën që cmimi i të ardhmes së Shqipërisë të barazohet me dyshimet për votat që do të bliheshin në zgjedhjet e rradhës. Pamundësia për të qenë bindës ndaj atyre që shesin votën e bën të vështirë shpejgimin për atë që po vjen më pas për të gjithë. Shitja e votës dhe shitja e interesave të Shqipërisë po barazohen me një naivitet semplist që ka shpejgim vetëm motive personale.

Partia Demokratike për të fituar të tepërtën rrezikoi të nevojshmen. Nisur nga ideja se përballë kanë njerëz të dobët harruan se pala përballë nuk kishte zgjidhje tjetër për të ofruar vec dorëzimit të pushtetit në tavolinë. Kjo strategji “nukleare” për ta cuar tensionimin në maksimum që dikush të tërhiqet nxori jashtë shinave sistemin politik të vendit. Një përqasje juridike e vonuar e cila përpiqet të shpejgojë se dita e zgjedhjeve ka “rënë” po con drejt të panjohurës Partinë Demokratike. I vetmi realitet është ai i cili ka lënë “jetim” votuesit e së djathtës. Midis marrëveshjes pa nder dhe konfliktit të moralshëm Partia e Dhjetorit të 1990-ës humbi betejën për të cilën ishte krijuar nga studentët. Humbi betejën e votës. Ajo vendosi të mos jetë aty… për faj të saj!

Tani rruga e Partisë Demokratike kërkon ndricim më shumë se shpejgim. Kjo e fundit nuk ekziston. Bllokimi i zgjedhjeve që vinë ndodh vetëm me dhunë. Dhuna dhe Republika e saj nuk është alternativë politike. Përpara se të ulërasim duhet të mendojmë si të shpëtojmë vendin! Dhuna nuk është as zgjedhje dhe as zgjidhje. Sigurisht!..

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në “Republika e dhunës…”

  1. Gri says:

    Pando mjaftr me republiken e ndyre te L.Bashes.
    Nuk ja vlen. Se di o to nuk kupton ose ti je pand tuneli sic thone.

  2. Andi says:

    Nuk e kupton dot ti Pandi.
    Ne po pergatitemi me marinsa e me ukrainse te marrim pushtetin ne 19-20 Qershor.
    Do rrim 4 vjet me Bashen kryeminister dhe pastaj fo bejme zgjedhje te ndershme eth.

  3. neda says:

    Duhet pranuar se keshtu nuk mund te ecet me me nje kode gjedhor feudal, me nje parlament qe mbushet me servila te kryetarit qe i ve ne lista,qe kane shume e shume vite ne parlament aq sa bejne dhe artikuj per tu duker te kryetari i tyre. Keshtu vendi dhe shoqeria nuk mund te zhvillohet, ne kete forme dhe me kete kode zgjedhor vendi eshte marre peng.Pergjegjesia per kete eshte e PDdhe e PS,ku kryeministri aktual ndryshoje kodin zgjedhor,duke e kthyer shqiperine ne nje ciflike dhe ne nje shoqeri qe ushqen sevilizmin ne menyren me te larte.Vendi dhe shqiptaret po terhiqen zvarr nga keto rregulla. Eshte me mire pa zgjedhje fare se sa zgjedhje formale,ku parlamenti mbushet me servila te kryetarit. Ndryshimi rrenjesor i kodit zgjedhor e shume rregyullave te tjera mund ta permiresojne gjendjen, por me kete kod zgjedhor,ku ka deputet qe nga koha e monizmit,ku deputet behet kush serviloset me shume,ku elitat nuk qarkullojne, natyrisht situata do vinte ne kete gjendje ku jemi sot dhe deputet qe nga dekatat e kaluara kerkojne te japin leksione brezave qe kane ardhur pas tyre shume me te kualfikuar e me qytetar se ata ,kjo eshte e turpshme

    1. Asd says:

      Idea eshte shume e mire. Deputetet nuk duhen emeruar nga kryetari por zgjedhur nga populli. Kjo eshte Germa A ne demokraci.

  4. Mersin says:

    Zoti Majko e thua vete, jeni te dobet. Keni pushtetin dhe nuk e perdorni. Ne opozite apo ne pozite vendin e komandon Berisha. Turp.

  5. Vjetersia says:

    E fitove dhe ti vemje nje vend ne listat e edvinit. Kater vjet fole vetem nje here, ke dhe ti pergjegjesi per gjendjen qe eshte sot vendi se edhe ti e ke trajtuar sali kriminelin si objekt shpotitje dhe jo si te keqe me rrezikshmeri sociale. Ti je pjese e se vjetres dhe duhet te zhdukesh bashke me edvinin ilirin saliun lulzimin shpetimin fatmir drogen e keshtu me radhe te gjithe se jeni bere thjeshte te padurueshem deri me neveri

  6. duno says:

    Ky djale i plakur me emrin Pandeli qe i kerkon edhe falje partise se vet kur i biri pozon me dy gishta lart , ka sot te gjithe te drejten e zotit te mbroje republiken e vet ne themelet e te ciles edhe ai ka vene ca gure . Midis miliona mrekullive qe ndollin ne kete republike sot degjova kryemrekulline . NJe bure 42 vjecar u vu ne pranga nga policia qe duam sepse po remonte ne nje kazan plehrash e vodhi qe aty kanace , apo si u cilesua ne njoftimin e policise materiale te riciklushme. e per kete do ndiqet penalisht ne gjendje te lire . Keto kanace me siguri i takojme ndonje firme riciklimi te tenderuar nga lali Eri e ky ditezi ja ka vjedhur ne mes te ruges e ne mes te dites . Kush thote pra qe Edvini nuk po ben shtet e ky shtet e kjo republike nuk duhet mbrojtur me cdo cmim .

  7. arturoiu says:

    mero zagari, ku e ke komentin tim?

  8. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: February 20,2017 at 8:25:04 AM EDTm

    LULEZIM BASHA + … NE PRANGA!

    Thirrjet per dhune e guerilje jane akte
    terrori

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pasi u zgerlaq edhe nga Opinion i Klanit te Klanit te Vicidolit , dje dhe sot, lideri de jure i SHQUP-it, Lulezim Basha hoqi edhe maskat e fundit te demokracise se rreme e te degjeneruar prej ” bandes se gangstereve” te Sali Berishes, Fatmir Mediut, Flamur Noke Stanishicit…. dhe korporates se Krimit.
    Dje ai deklaroi hapur e pa maska se krejt protestat dhe potera e Korporates se krimit te organizuar te Sali Berishes nuk jane zgjedhjet e lira por parandalimi i 7 ligjeve te Vetingut dhe rrenimi i Reformes ne Drejtesi.
    Sot qehajai i Berishes ne krye te PD-se se Berishes shkoi edhe me tej.
    Me nje gjuhe qe te kujton me teper thirrjet e Fidel Kastros dhe Chegevares, ISIS-it e Eskobarit ai Iu drejtua “Xhuponeve te zinj ” falangave te murrme ala neonaziste, skuadroneve te vdekjes dhe njesiteve guerile me thirrjet per dhune e terror te hapur kunder nje qeverie dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike!
    Ngrihuni ne kryengritje per permbysjen me dhune te rendit kushtetues te Republikes se Shqiperise eshte thelbi i kushtrimit te Bashes!
    ” Shpojuni gomat e makinave!
    ThyjunI xhamat e dritaret…
    Qelloni me grushta…
    Nxirrini jashte….
    … lufte do te kene!
    Adelante camaradas ! Perpara shoke lufte!
    Eshte thirrje e hapur per guerilje e terror e telallit te Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve!
    Kryekriminelet me te medhenj te Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Fatmir Medihoxha, Flamur Noke UDBa na bejne engjellin e antikrimit.
    Asnje i burgosur per krime te renda dhe i denuar me ndeshkimin maksimal , ate per jete, nuk ka kryer krime aq te renda sa secili prej cetnikeve dhe terroristeve te siperpermendur.
    Krime qe shkojne deri ne terror shteteror sic ishin ato te 28 majit 1996, katrahura me mbi 10 mije viktima e 97-es, nxjerrja ne prite dhe vrasja e Azem Hajdarit, grushti fadhisto- cetnik i shtetit i 14 shtatorit 1998, Gerdeci me qindra viktima, marreveshja Atdheshitese e Otrantos, ekzekutimi pa vendim gjykate e antikushtetues i Sali Bashes i 4 protestuesve te 21 janarit 2011 pikerisht aty ku kercet tallavaja e vallja e vdekjes se mercenareve te tyre!
    Asnje hajdut e bande kusaresh se denuar per vjedhje ne permasa te medha vec e vec e se bashku nuk kane vjedhur e plackitur sa cka vjedhur Banda familjare e politike e Berishajve vetem me Piramidat e Autostraden e Kombit.
    Po milionat e ” sypeshkaqenit” te Berishes dhe Fatmir Mediut ne Gerdec, interkoneksioni energjitik ne Kosoven i Shkerdhenit, tokat e helmuara te Argita Fazlicit e Lulezim Bashicit ne Durres !?
    Po CEZ- i Sali Kadafit dhe Shkelzen Milices!
    Mbi 3 miliarde euro u jane vjedhur ose tjetersuar shqiptareve dhe Shqiperise vetem gjate viteve 2008 – 2013 nga kjo Mafia e Kusarise, Vrastarise dhe Korrupsionit , MKVK, te Sali Berishes.
    E kryebanditet Berisha, Basha… dhe ish ministrat e Brendshem te Republikes se Lazaratit, Lulezim Basha, Bujar Nishani, Flamur Noka kane goje e fytyre bashke me krye… kryebanditin Sali Berisha te na permendin Eskobara e deri edhe mbledhje Keshilli te Sigurise Kombetare per nje cironke te narkotrafikut.
    A e dini si e justifikoi dhe motivoi kete mbledhje Presidenti sakat nga trute e me shume nga shpirti katran i SHQUP-it po ashtu vjedhur nga banda e Berishes!?
    ” Per aresye se Balili dhe narkotrafiku perbejne rrezikshmeri shoqerore” ! Hajde President K… ari hajde me keshilltare koqe kandari.
    Rrezikshmeria shoqerore eshte ceshtje policesh lagjesh, prokuroresh te shkalles se pare!
    Keshilli i Sigurise Kombetare mblidhet vetem per ceshtje qe rrezikojne Sigurine Kombetare dhe ne mbledhje te jashtezakonshme ne gjendje lufte, si kjo qe shpalli sot kryebanditi e kryekrimineli Lulezim Basha.
    Cfare pret kryeprokuhori i Shqiperise Adriatik Palla e banda e tij e horave te Drejtesise !?
    Merret ne pordhet e intrigat e Bandes se Gangstereve te Berishes dhe me gjurme gishtash ne vend qe te urdheroje arrestimin ne flagrance te Lulezim Bashes dhe krejt bandes se Berishes qe fshihen pas tij per
    1- Cenim dhe rrezikim te rendit kushtetues dhe Sigurise kombetare per llogari e ne sherbim te RIA- a ruse, DIA-se serbe dhe agjenturave armike.
    2- Thirrje te hapura publike per dhune e terror kunder qeverise dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike me mbi 1 milione vota.
    3….
    Te arrestohet ne flagrance Lulezim Basha per krimet e renda te tij te se kaluares dhe ato te sotme!
    Sot ai sterderdhi jo kupen, por cisternen e krimeve pa fund te tij kunder shqiptareve e Shqiperise !
    Lulezim + ne pranga! Sot! Neser eshte kurre!

    1. b-98 says:

      Qne kjo gjuhe rrugacesh jahu! Ky tipi ka nevoje per psikiater urgjent!

  9. Alban Dega says:

    MARINSI AMERIKAN “BRAWN ”… ( !? )
    MUZHIKU RUS PUTIN … APO NACALNIKU SALI BERISHA

    – Maska dhe fytyra e e vertete e nje ” bande gangsteresh “

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ CityNews” dhe pothuajse te gjitha mediat shqiptare botuan sot foto dhe fakte te plota ne lidhje me pergatitjen organizative te Partise Demokratike ne te gjithe Shqiperine per protestat destruktive te 13 majit.
    Pjese e ketyre pergatitjeve eshte edhe stervitja dhe pergatitja e “ nje trupe patamilitare” e perbere nga fanatike te PD-se. Pjese tyre eshte edhe “Korpusi Azem Hajdari”, nje bande tipike ala nazisete si nga simobolet e uniformat , i cili financohet dhe drejtohet nga Partia e Cadres se Berishes kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi.

    Miti i “marinsit amerikan Brawn ( !? )” dhe…

    Ne krye te ketyre pergatitjeve eshte “ Marinsi amerikan Brawn” qe nga vet menyra si shkruhet emri i tij ngjall dyshim dhe nuk para perdoret ne SHBA. Emri apo pseudonimi ka pak rendesi.
    Me rendesi eshte fakti qe shoqerues dhe perkthyes i tij eshte keshilltari i liderit de jure te PD-se Lulezim Basha…
    Sa poshte ka rene Kartagjena. Keshilltari i liderit te opozites ben terxhumanin e nje marisni!? Per te qeshur e per te qare kjo loje e felliqte sa edhe foshnjore e qesharake , aq edhe e lexueshme e Partise Cader e Sali Berishes!?
    Pak perkthyes anglishtjeje ka Cadra sa per te shperdorur nje keshilltar “kryetari” te saj!
    I duhet dhene rendesi “marinsit amerikan Brawn” ne syte e shqiptareve. U duhet shitur sapuni per djathe bashke me mashtrimin qesharak ala Lul Bashici e Sali Karaxhici.
    Mesazhi eshte teper djallezor aq sa edhe trashanik.
    Marinsi Brown e jo Brawn, eshte simbol fitimtar i SHBA-se.
    Hajde cfare keshilltari e perkthyesi ka Basha sa nuk di te shkruaj sakte as mbiemrin e marinsit amerikan!?
    Mesazhi i cadres eshte: Amerika eshte me ne!
    Ky eshte miti!

    Realiteti: Nacalniku serb Berisha

    Realiteti eshte krejt tjeter.
    Uashingtoni hapur e ne menyre te perseritur ka denuar e demaskuar politiken anti-Amerikane dhe antishqiptare te Partise Cader e Berishes kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi .
    Cdo organizem, cdo bande paramilitare ala “Korpusi Azem Hajdari”, Cdo strukture paralele e armatosur ose jo, cdo njesi para ose ushatarke qofte edhe “vetmbrotjeje” , kunder nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike kudo ne Bote vleresohet e cilesohet si nje akt terrorist dhe denohet si i tille .
    Cdo personi qe pershihet ne to jo vetem qe nuk i jepet Azil Politik, Karde Jeshile ( Green Card ) apo Shtetesi Amerikane apo euro-perendimore por edhe u hiqet ose arrestohet ne flagrance per terrorizem e veprimtari subversive e terroriste.
    Po pergjegjesine kryesore per akte te tilla e mban rekrutuesi, organizatori, financuesi dhe perdoruesi i tyre ne rastin konkret “Banda e Gangestereve” Sali Berisha, me emrin Partia Demokratike Sali & Shkelzen Sllobodanka Berisha.
    Deshmia me e qarte dhe prova e pakundershtueshme eshte shoqerimi i “Marinsit amerikan Brawn “ nga keshilltari i qehajajt te kesaj bande , Lulezim Bashic.
    Ne kete rast shtrohet pyetja kush eshte Marinsi amerikan Brawn?

    Marinsi amerikan Brawn apo … ?

    Eksperti , ekspertet ukrainas qe ne delir e siper permendi Lulezim Bashic ne Opinionet e Klanit kur u zgerlaq keqazi dhe doli krejt jashte kontrollit, njesoj si Mafia e bosit te tij perballe fakteve rrenuese te Baton Haxhiut dhe Blendi Fevziut !?
    Apo naclniku serb Sali Berisha ?
    Apo ekspertet ukrainas apo ujqerit e vjeter te Putinit !?
    E keta ekspertet ukrainas nuk jane askush tjeter vec ujqerve te vjeter te RIA-s = KGB-se se Vladimir Putinit qe bashke me UDB-ne serbe, Asaline greke, Urbanin hungarez te Kremlinit, jane te vetmit qe mbeshtesin Partine e Cadres se Berishes dhe Korpusin paramilitar Azem Hajdari qe u krijue dhe drejtohet nga Shkelzen Berisha e co.
    Cfare ben e me se merret Kryeprokuhori i Krimit Adriatik Palla dhe kryeprokuhorat e Krimeve te Renda, SHISH-i i Visho Ajaz Gazidedes e paramilitaret e tjere politike Berishes dhe Garda e tij Pretoriane kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi kete e tregon Cadra e krimit, e ngritur mbi vendin e krimit, per llogari e leverdi te krimit dhe terrorizmit antishteteror e antishqiptar ne zemer te Tiranes.
    A ka sot jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne mbare Boten krim me te rende e rrezik me te madh kombetar e ndekrombetare, mbareboteror se terroizmi?
    Jo vetem veprimi por edhe mosveprimi ndaj tij eshte po ashtu akt terrorisit po aq i rrezikshem me kosto te paripariparueshme ne sherbim te tij dhe kunder lirise e demokracise ne Shqiperi e Bote.
    Ndaj Qeveria, kryeministri, presidenti, policia te veprojne menjehere kunder akteve te tilla terroriste , te ndalojne , arrestojne cilindo qe eshte perfshire ne veprime te tilla duke filluar nga Sali e Shkelzen Berisha, Lulezim Basha e keshilltari i tij perkthyes, “marinsi amerikan Brawn”, qe me siguri do te na dale muzhik rus i Vladimir Putinit !
    “Marinsi amerikan Brawn” eshte vetem maska e Berishes dhe Bashes per tu hedhe hi syve shqiptareve se gjoja “Amerika eshte me ne” ne nje kohe qe me ta eshte vetem Beogradi, Shkupi , Athina, Urbani dhe Putini … !

  10. Leone-53 says:

    Per ate se çka ndodhur 27 vjet ne ate vend te quajtur Shqiperi ke dhe ti “pjesen” tende zotri.
    Eshte papergjegjshmeria e PS -se se pangopur qe populli po perfundon keshtu.
    Jane pasojat e “reformave” komuniste te bera nga PS-ja sidomos 7501 etj. etjera.
    Eshte perjashtimi i ne emigranteve nga jeta politike aty ku Rama mashtroj vetveten ne qershor te 2013-es sepse ne ju njohim MIRE zotri qe qenia jone aty do ti sillte “kaos” Rames tende.
    Por mos harroni se ne jemi ketu e do flasim mire e mire per shume gjera qe i dime me mire se ju!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *