SONDAZHI/ Cilët votues duan që zgjedhjet të zhvillohen në 18 qershor?

Nga një sondazh elektronik që zhvillova për revistën Follow Business Albania, rezultonte se 70% e votuesve donin që zgjedhjet të zhvillohen në 18 qershor, edhe në qoftë se PD-ja nuk merr pjesë në to (vetëm 28% nuk donin që të zhvillohen zgjedhjet pa pjesëmarrjen e PD-së).

Por a tregon ky rezultat se 70% e votuesve që banojnë në Shqipëri  janë përkrahës të mazhorancës?

Jo domosdoshmërisht. Shumica dërrmuese e këtyre votuesve me banim në Shqipëri që donin një përfundim në 18 qershor të historisë së debatuar të zgjedhjeve parlamentare, ose kishin votuar majtas para 4 vjetësh, ose nuk kishin marrë pjesë në zgjedhje atëherë.

Raporti mes këtyre dy grupeve të ndryshme, që të dyja i duan zgjedhjet në 18 qershor, ishte 2-1. Pra edhe ata që nuk kanë votuar fare para 4 vjetësh, thjesht duan që të zhvillohen zgjedhjet, pavarsisht se cilat parti marrin pjesë në to.

Në fakt, një pyetje e bërë në anketim e zbulonte qartë indiferencën e këtij grupit të fundit. Në qoftë se zgjedhjet do të ishin zhvilluar të shtunën, ekstrapolimi i të dhënave tregonte se mbi 1 milion zgjedhës do të kishin votuar për një nga partitë e regjistruara në KQZ, ndërkohë që pothuaj 1.6 milionë duan që zgjedhjet të zhvillohen në 18 qershor, pavarsisht se disa prej këtyre votuesve s’kanë ndërmend të marrin fare pjesë në to.

Sidoqoftë, nga pikëpamja simbolike, për mazhorancën ka rëndësi që, në 18 qershor, të votojnë të paktën 1 milionë shqiptarë për të. Aq sa ç’e votuan 4 vjet më parë… /E.Zaloshnja

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fax-2-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fax-2.png","attachment_id":"680884"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Eduard-Zaloshnja-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Eduard-Zaloshnja.png","attachment_id":"680879"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fax-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fax.png","attachment_id":"680882"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fax-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/fax-1.png","attachment_id":"680883"}]

2 komente në “SONDAZHI/ Cilët votues duan që zgjedhjet të zhvillohen në 18 qershor?”

  1. besim qetesi dhe dashuri says:

    vetem ne albanistan , mund te quhet normale kjo pyetje …ndoshta ka te drejte kur KUSHTETUTEN e shkele i pari Kryeministri.

    A ka kushtetute per afat regjistrimi?
    A ka afat kushtetutus per diten e zgjedhjeve?
    Perse, Kryeministri Edvin Rama, nuk justifikon vetem duke i kujtuar injoranteve dhe bandave te hajdareve ligjin.

  2. Kujtimi says:

    Zgjedhjet duhen bere 18 qershor sopas ligji
    Basha eshte nje palaco qe nuk ka shok
    Basha dhe Berisha munt te mos duan kure te behen Zgjedhjet
    Keta jan atishqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *