Thumbon Vasili: Politika duhet të prodhojë më pak lajme dhe të japë më shumë zgjidhje

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili teksa ka prezantuar të dhënat e Shërbimit të Provës në rehabilitimin e të dënuarve, u shpreh se ky është një shembull shumë i mirë që tregon se nëse punohet mund të gjendet në zgjidhje.
Duke bërë një analogji me situatën politike në vend, Vasili tha se politika është një gjendje të prodhojë shumë lajme por nuk jep zgjidhje edhe pse i ka mundësitë në tavolinë.

“Politika e ditës, prodhon shumë lajme por nuk prodhon zgjidhje.

Kjo e sotmja ishte një shembull sesi dëshira e mirë mund të prodhojë zgjidhje të vështira siç ishte rasti i këtyre fëmijëve, mendoni sa e lehtë është zgjidhja nga politika shqiptare që i ka të qarta gjërat në tavolinë”, tha Vasili.

Duke iu referuar të dhënave, Vasili u shpreh se deri më tani 140  të mitur të dënuar janë nënshtruar kurseve profesionale, ku 40 prej tyre janë të punësuar.

Sipas tij, ky është një lajm shumë i mirë dhe që duhet marrë si shembull nga politika.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Thumbon Vasili: Politika duhet të prodhojë më pak lajme dhe të japë më shumë zgjidhje”

  1. kastkris says:

    Bravo,qenke zheni,coje salen dhe lulin dhe gjithe pd ne burg e pastaj ne ndonje kurs.Shko dhe rregullo drejtesine perpara .je burre e flet brockulla.

  2. adeci says:

    E mbani mend kete derkucin qe kur protestonte Partia Socialiste per vjedhjen e zgjedhjeve, bente thirrje qe mos dilni ne proteste se ka rene gripi i derrit. Tani qe u be kryetar, rreket te mare poza e te na jape mend. Syrtyk.

  3. bardhi says:

    nuk je ne politike per te bere komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *