Zbardhet debati/ Ja përplasja midis Bashës dhe Bregut në mbledhjen e PD-së

8 Maj 2017, 14:51Politika TEMA

Në fokus të mbledhjes së Lulzim Bashës me kryesinë dhe Grupin Parlamentar të PD ishte organizimi për protestën e ditës së shtunë më datën 13 maj. Por ndonëse ishte menduar si një mbledhje që do të diskutonte vetëm mënyrën e organizimit të protestës së 13 majit, gjatë saj nuk kanë munguar debatet.

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, i ka kërkuar Bashës që PD të mos bojkotojë procesin zgjedhor dhe të mos i cilësojë mospjesëmarrjet në zgjedhje si fitore duke iu referuar rastit të zgjedhjeve në Kavajë, shkruan “Panorama”, që ka zbardhur debatin e plotë. 

Debati

Lulzim Basha: Kjo mbledhje njëkohësisht e Grupit Parlamentar dhe kryesisë së partisë është në funksion të organizimit të protestës së 13 majit që Partia Demokratike do të organizojë. Kjo duhet të jetë një protestë masive, e cila në vazhdim të asaj që realizuam më 18 shkurt, të tregojë vendosmërinë e kësaj beteje që kemi nisur. Puna për organizimin e një proteste shumë të madhe kishte nisur prej kohësh, e kam fjalën për atë që do të realizonim në Kavajë. Pavarësisht anulimit të saj, besoj se ajo që ndodhi me atë protestë duhet të jetë një rrugë e vlefshme për ne për atë që duhet të bëjmë në vijim. Kam pasur një takim me kryetarët e degëve dhe kam dhënë udhëzimet përkatëse për çdo strukturë. Kjo duhet të jetë protesta më e madhe që është organizuar në vend. Për këtë fakt, dua që të nisë menjëherë puna në terren nga secili prej jush për të mundësuar një tubim madhështor, i cili, dua të theksoj, duhet të jetë tërësisht paqësor.

Majlinda Bregu: Në fakt, unë nuk e shoh me vend mospjesëmarrjen në zgjedhje. Kam bindjen se kauza kryesore e Partisë Demokratike është dhe duhet të jenë zgjedhjet e lira e të ndershme, por druhem se përmes kësaj kauze po i japim një alibi Edi Ramës që të bëhet mret dhe të mretërojë në qetësi në parlamentin tjetër. Kjo është një çështje shumë delikate që po na vë në vështirësi edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët duhet ta themi se nuk e kanë lënë PD-në vetëm as në vitin 1997. E kam thënë edhe në mbledhjen e kaluar se personalisht besoj se zgjidhja politike duhet të vijë përmes një dialogu tuajin me Edi Ramën.

Lulzim Basha: E keni gabim. Jeni e bazuar në një premisë të gabuar, premisën e mospjesëmarrjes në zgjedhje. E kam thënë dhe e kemi thënë se nuk ka bojkot të zgjedhjeve, nuk ka mospjesëmarrje në zgjedhje nga ana e opozitës. Ne kemi vendosur për luftë totale, paqë- sore, për të mos lejuar marrjen peng të zgjedhjeve nga krimi dhe nga droga. Kaq e thjeshtë është. Por unë nuk mund të negocioj asgjë me një njeri që në një kohë që partnerët tanë ndërkombëtarë pranojnë përmasat e çështjes së drogës dhe përfshirjen e individëve me rekorde kriminale në poste të larta shtetërore, thotë se ato nuk ekzistojnë.

Majlinda Bregu: Unë kam qenë pjesë e atyre negociatave dhe kam qenë në dijeni të ofertës që do t’i bëhej Partisë Demokratike. Vendimi për ta refuzuar atë ofertë ka qenë i juaji, sepse Grupi Parlamentar nuk është mbledhur për t’u konsultuar ky vendim. Në gjykimin tim, refuzimi i paketës së zv.presidentit të PPEve, McAllister, është një gafë politike që do të mbahet mend shumë gjatë. Mua personalisht janë një sërë çështjesh që më bëjnë të ndihem keq. Ju thatë se fitorja e Kavajës të na shërbejë për të ardhmen, qofsha gabim, por nuk besoj se zgjedhjet, të cilat nuk zhvillohen, duhet të konsiderohen fitore.

Lulzim Basha: Edhe një herë po e përsëris se nuk kemi marrë asnjë vendim për të bojkotuar zgjedhjet parlamentare. Por zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi dhe droga nuk do të lejojmë jo më 18 qershor, por në as në një datë tjetër. Jemin Gjana: Nëse ka një vendim për bojkot të zgjedhjeve parlamentare, ky vendim duhet të kalojë përmes kryesisë së partisë. Sepse këto janë vendime aq madhore sa mund t’i marrë vetëm kryesia dhe jo një individ i vetëm.

Majlinda Bregu: Unë nuk flas vetëm për 18 qershorin, sepse nëse flasim për atë datë, jam e bindur që më 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Por pas kësaj situate që po përballemi, besoj se është detyrë e çdo demokrati të kontribuojë për rindërtimin e Partisë Demokratike. Vazhdimi i luftës politike jashtë institucioneve nuk e bën Partinë Demokratike më të madhe.

 

4 komente në “Zbardhet debati/ Ja përplasja midis Bashës dhe Bregut në mbledhjen e PD-së”

  1. Toku says:

    SI MENDONI JU Z. BASHA QE USA APO BE DY LIDERIT BOTROR PROMOVUESIT E VLERAVE TE DEMOKRACIS DO PRANOJN NJE LEVIZJE KUNDRA RREGULLAVE TE DEMOKRACIS. DO PRANOJN ATA NJE EKSPERIMENT TE REZIKSHEM PER BOJKOT NE NJE RAJON SI BALLKANI. DO LEJOJN ATA TE MBILLET KJO IDE DHE NE VENDE TE TJERA? UN MENDOJ SE SE 2 OPSIONE KAN PARTNERET TANE .1 TJU BINDIN JU TE FUTENI NE ZGJEDHJE .2 NESE NUK ARRIN TJU BINDIN DHE JU NUK FUTENI NE ZGJEDHJE DUKE KRIJUAR PER TA NJE PRECEDENT TE PA PRANUSHEM PER TU MARE SHEMBULL PER SHTETE TE TJER. DO BEJN CMOS QE KJO IDEJA JUAJ TE PERFUNDOJ SA ME KEQ TE JET E MUNDUR DHE SHPERBERJEN TUAJ SI SHEMBULL PER MOS TU NDIEKUR NGA NDONJE QE DO KERKONTE TJU IMITONTE.

    1. Milan says:

      Nuk po pergjigjem,me e sakt ska ku vere,bravo

  2. AMY says:

    Lere se cfare debat te forte paska bere Majlinda Bregu ? na cuditet, lulushi juaj perserit te njetat gjera per 80 dite, nuk futet ne parlament, nuk merr pjese ne zgjedhje dhe majlinda i jep keto argumenta kaq te dobta, degjon nje budalla me shpirt krminineli qe ato cka ka bere ai bashke me berishen kerkon tja faturoj te majtes qe nuk i ka bere kurre, Cfare eshte kjo qeveri teknike qe ky lulush kerkon ? do bien nga qielli keta njerez te panjhohur me situaten ketu ? nje fjale thote qe stan me lepuj nuk behet, edhe qeveri teknike pa zgjedhje na populli nuk ka si behet, kush do ta bej ? basha, berisha ? keta do ti zgjedhin njerezit qe te jene asnjanes dhe te vendosin drejtesi ? futu ne zgjedhje dhe monitoroi sa me shume te mundesh, dhe po munde fitoi, por keta e dine ngordhjen e dine qe nuk marrin vota, dhe vazhdojne e flasin brockulla qe mbeshteten nha njerez mercenar te paguar, apo nga deputet te paafte qe nuk kane llogjike fjale kundershtimi !

  3. Vesi says:

    Kjo parti nuk ka pasur kurre debat te brendshem. Majlinda eshte e vetmja qe ka guximin te shpreh nje mendim kunder. Po te tjeret ku Jane? Ku Jane 40 deputet qe shkojme si qene te rrahur pas nje femije, I cili nuk di cfare thote. Nuk bojkotojme thote, por zgjedhje fasade nuk lejojme. Si kuptohen keto fjale? Do prishi zgjedhjet? Kush eshte ky qe nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve? Ky eshte komplet idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje