74-vjeçari që vrau gruan në Shkodër ka qenë 5 herë i martuar dhe i kishin bërë 2 atentate

9 Maj 2017, 09:27Kronika TEMA

Shtetasi 74-vjeçar nga Shkodra Beqir Xhilaj, i cili dje vrau bashkëshorten e tij, ka qenë 5 herë i martuar.

Ai është divorcuar nga gruaja e parë përpara viteve  1990 dhe më të nuk pati fëmijë.

Po kështu dhe me gruan e dytë.

Më pas ai u martua për herë të tretë dhe bëri 3 fëmijë me bashkëshorten e radhës, por sërish ai u divorcua.

Me gruan e katërt ka 5 fëmijë, por ajo u gjet e vdekur disa vite më parë.

Në atë kohë ai u tha hetuesve se bashkëshortja kishte vrarë veten.

Beqir Xhilaj ishte i dyshuar kryesor, por pas 5 muajsh u lirua pasi gjykata e cilësoi vdekjen e gruas si vetëvrasje.

Pas saj, ai u martua me gruan e pestë, Lumturi Xhilajn, të cilën e vrau dje me çifte pas një sherri mes tyre.

Xhilaj më parë i janë bërë edhe dy atentate.

Pas vdekjes së gruas së tij të katërt, ai i shpëtoi atentatit të parë, ndërsa në sulmin e dytë u plagos në dorë dhe u detyrua ta priste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje