Bojkoti i zgjedhjeve, PD dhe humbet fondet. PS merr “pjesën e luanit”, sa do përfitojnë 15 subjektet politike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë nesër fondet paradhënie të partive, si detyrim ligjor i financimit të fushatës me para nga buxheti i shtetit.

Këto fonde jepen në bazë të përqindjes së votave të marra në vitin 2013, por PD, edhe pse ka dalë partia e dytë në ato zgjedhjeve, si e pa regjistruar për 18 qershorin, nuk do të marrë asnjë lek.

Paratë do të rishpërndahen për partitë e tjera që janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare.

Shqiptarja.com sjell tabelën e plotë të KQZ-së se sa para do të marrin partitë dhe se kush do të “pasurohet” me paratë që mund t’i merrte PD.

KQZ do të ndajë për 15 partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit, plot 65 milionë lekë të reja. Dhe sigurisht “copën e luanit” e merr Partia Socialiste me 44 milionë lekë, e ndjekur nga LSI me rreth 11 milionë lekë dhe PDIU me 2.8 milonë lekë.

Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, parti jo parlamentare, do përfitojë nga KQZ 1.8 milionë lekë të reja.

Ndërsa partitë e tjera jo parlamentare do të përfitojnë nga 361 mijë deri në 741 mijë lekë të reja.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/tab-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/tab.jpg","attachment_id":"681880"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/tab-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/tab-2.jpg","attachment_id":"681881"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *