Dëmtime pa fund, bardheblutë nuk kanë përgatitës atletik në staf

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Organika e stafit të skuadrës bardheblu është e cunguar. Në strukturë, ka shumë elementë të nevojshëm që më parë kanë qenë dhe aktualisht nuk janë zëvendësuar.

Mirëpo, as skuadra nuk ka një staf të plotësuar. Trajneri i Tiranës ka një mungesë të rëndësishme: përgatitësin atletik.

Me një vështrim të thjeshtë në skuadrat e Superiores, Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Teuta dhe Luftëtari e kanë një përgatitës atletik në staf dhe trajneri merret vetëm me aspektin taktik.

Mirëpo, secilit trajner që vjen në krye të Tiranës i duhet të bëjë edhe punën e përgatitësit atletik dhe të llogaritë ngarkesat e lojtarëve, përveç aspekteve tekniko-taktike. Dëmtimet e shumta të skuadrës vijnë edhe nga kjo mungesë. Diçka e tillë është përforcuar edhe nga deklarata e dhënë nga ishkapiteni i Tiranës, Ervin Bulku, në “SuperSport”.

“Tirana nuk ka përgatitës atletik dhe ndaj ka kaq shumë dëmtime. Jo vetëm kaq, por u gabua në verë pasi u bë një fazë përgatitore e stërzgjatur. U nis përgatitje për Europa Ligën, por nuk u ndërpre pasi u mësua që s’do të merrnin pjesë siç bëri Skënderbeu. Jo vetëm kaq, por edhe në dimër ekipi nuk ishte i plotë, por disa lojtarë u bashkuan vonë për arsye të ndryshme”, është shprehur ndër të tjera ish-futbollisti i bardhebluve dhe Kombëtares shqiptare, shkruan panorama.

Aktualisht, stafi teknik i ekipit përbëhet nga trajneri Josa dhe dy ndihmësit e tij Ivan Gvozdenoviç dhe Emanuel Egbo. Ky i fundit angazhohet me përgatitjen e portierëve të skuadrës. Për një ekip serioz, përgatitësi atletik është domosdoshmëri, pasi i shërben vetë ekipit dhe lojtarëve jo vetëm që të kenë formë sa më të mirë fizike gjatë sezonit, por edhe që të shmangen shumë dëmtime që vijnë pikërisht prej ngarkesave fizike të shpërndara në mënyrë jo të duhur te lojtarët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *