FOTOT e rralla: Shkodra në vitin 1863

Një album me fotografi të rralla nga Shkodra  që datojnë qysh në vitet 1830 vijnë të mbledhura nga albanologu dhe studiuesi , Robert Elsie.

“Panorama e rrallë e Shkodrës së vitit 1863, vjen përmes fotografive të Jozef Sekelit, të bëra gjatë ekspeditës austrohungareze në Shqipërinë e Veriut, Kosovë dhe Maqedoni në vitin 1863, udhëtim ky i kryesuar nga albanologu Johan Georg fon Han, duket se janë fotografitë e para të këtij rajoni të Ballkanit.

Ishte një ekspeditë për një ndër cepat me të panjohura të Evropës.

Shkencëtari gjerman Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) konsiderohet si babai i albanologjisë. Ai ka lindur në Frankfurt am Main dhe studioi drejtësi në Gisen (Giessen) dhe në Hajdëlberg (Heidelberg).

Nga viti 1834-1843 punoi për Ministrinë e Drejtësisë së Mbretërisë së re Greke. Nga 1843-1847 ishte konsull prusian në Athinë dhe pas kësaj periudhe u emërua zëvendëskonsull austriak në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët dhe filloi të mësonte shqip.

Në fund, më 1851, u emërua konsulli austriak në ishullin Siros”, shkruan Robert Elise.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkoder2-150x150.png","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkoder2.png","attachment_id":"681590"},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkoder5-150x150.png","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkoder5.png","attachment_id":"681592"},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkoder1-150x150.png","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkoder1.png","attachment_id":"681589"},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkoder6-150x150.png","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkoder6.png","attachment_id":"681593"},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkodwr7-150x150.png","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkodwr7.png","attachment_id":"681595"},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkoder8-150x150.png","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkoder8.png","attachment_id":"681594"},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkoder3-150x150.png","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/shkoder3.png","attachment_id":"681591"}]

2 komente në “FOTOT e rralla: Shkodra në vitin 1863”

  1. Shkodrani says:

    Si ka mundesi ne fund te gushtit? Te veshura si ne mes te dimrit!!! Une e di qe femrat ne ate kohe nuk ia ekspozonin diellit “mishrat”, por edhe te veshura ne kete fare fejet…djersa rreke – rreke! Sa veshtire do te kete qene!

  2. faikonica says:

    Kane ardhe ne Shqiperi me na zbulu,njesoj si me fiset e Afrikes…Normal s’ishim ne hartat e Europes per “merite “te vellezerve osman

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *