K. Superiore, luftë e ethshme në të tre frontet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Titulli kampion, vendi i 4-t dhe mbijetesa. Po afrohemi fundit të sezonit por ndryshe nga pjesa më e madhe e kampionateve në Europë ku dilemat më të mëdha janë zgjidhur, në Kategorinë Superiore mbetet gjithcka e hapur deri në sekondën e fundit. Luftë e ethshme në tre fronte, për një kampionat që bëhet gjithnjë e më shumë intrigues dhe shumë më i bukur për tu parë. Java 32-të që kulmoi me superpërballjen në garën për titull mes Partizanit dhe Kukësit i lë vendin ruandit të 33-të që do të luhet këtë mesjavë.

Në një fazë të sezonit ku gabimet nuk lejohen më, Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu do të kërkojnë të fitojnë me cdo kusht sfidat e tyre të rradhës, për ta luajtur në përballjet direkte titullin kampion. Verilindorët që janë skuadra e vetme që nuk kanë pësuar humbje në këtë sezon presin në Zeqir Ymeri, Flamurtarin e Shpëtim Duros, me vlonjatët që po kalojnë një ecuri shumë të mirë pasi kanë grumbulluar 10 pikë në 4 javët e fundit.

Megjithatë misioni për të marrë pikë në Kukës dhe për ti vendosur një stërkëmbësh, skuadrës së Gjokës në garën për titull, do të jetë shumë i vështirë për Flamurtarin që ka  humbur 9 përballjet direkte ndaj verilindorëve në Zeqir Ymeri. Partizani që pozicionohet i dyti do të luajë një ditë më pas teksa te Enjten në orën 18.30, do të presë në Selman Stërmasi, Lacin e vendit të parafundit.

Në kampin e kuq, nuk kanë rrugë tjetër vec fitores pasi për të fituar titullin duhet të mos gabojnë më deri në fund. Pas 5 fitoreve rradhazi në kampionat dhe 7-të në total, Skënderbeu do të synojë vazhdimësinë në transfertën e Niko Dovanës ndaj Teutës, këtë të Mërkurë, për ti dhënë kuptim asaj fitoreje të cmendur ndaj Vllaznisë fundjavën e kaluar. Kampionët e kanë vetë në dorë fatin e tyre dhe tashmë e kanë të qartë se nëse i fitojnë të gjitha sfidat e mbetura mund të mbrojnë me sukses titullin. Një ndeshje emocionuese dhe shumë e bukur për tu parë pritet të jetë edhe ajo mes Vllaznisë dhe Luftëtarit.

Në Loro Borici do të luhet një përballje direkte në garën për vendin e 4-t, pozicion që në rast se Kupën e Shqipërisë e fiton, Skënderbeu të kualifikon në Europa League.

Pritet me më pak interes por është gjithashtu shumë e rëndësishme edhe sfida tjetër mes Tiranës dhe Korabit. Skuadra dibrane e rrëzuar tashmë matematikisht nga kategoria mund të konsiderohet ilaci më i mirë që bardheblutë të rikthehen te fitorja pas plot 15 javësh pa asnjë sukses dhe mbi të gjitha me një trepikësh ndaj Korabit, Tirana do të hidhte një hap të madh përpara në garën për mbijetesë. Në një kampionat me kaq shumë dilema dhe kaq të paparashikueshëm, emocionet dhe spektakli nuk do të mungojnë as këtë mesjavë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *