Kryeministri serb Vuçiç rindez debatin për “Shqipërinë e Madhe”

9 Maj 2017, 18:08Rajoni TEMA

Pasi ish-kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë tha se ai po punon në një projekt për të bashkuar shqiptarët, lideri Serb Aleksandër Vuçiç e akuzoi atë se po lobon për një “Shqipëri të Madhe”.

Kryeministri në largim dhe presidenti i ardhshëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagoi ashpër të martën pasi ish-kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, tha se ai dëshironte të ndihmonte në bashkimin e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

“Qëllimi i këtij projekti për të cilin po punoj është për të gjithë shqiptarët, në Kosovë në diasporë, në Shqipëri. Po punoj për një projekt të përbashkët për bashkimin e tyre,” tha Walker të hënën gjatë një ceremonie për të shënuar 17 vjetorin e partisë së Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Pas pavarësisë, tani është koha për hapin përfundimtar, që të gjithë ju të bashkoheni dhe t’i kuptoni të gjitha këto arritje,” shtoi Walker, sipas gazetës në internet Koha.net.

Vuçiç u përgjigj duke akuzuar Walker se po ka punuar për kauzën shqiptare gjatë kohës që ai kryesonte misionin e OSBE-së.

“Kudo dhe në çdo nivel, Serbia do ta paraqesë këtë si provë përfundimtare se qëllimi i Walker nuk ishte kurrë të mbronte të drejtat e njeriut në Kosovë, por të luftonte kundër Serbisë dhe për krijimin e një “Shqipërie të Madhe,” tha Vuçiç për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik, sipas një raportimi të B92.

“Ai tha se ai nja projekt, se ka një plan për bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe të të ashtuquajturës diasporës shqiptare. Pra, de facto, ai ka një plan për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”,” shtoi Vuçiç.

Debati vjen pas një tjetër shpërthimi zemërimi muajin e kaluar në Serbi kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sugjeroi bashkimin e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës nëse të dy vendet ndiheshin të refuzuara nga Bashkimi Europian.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, iu përgjigj komenteve të Ramës duke thënë se thirrjet “e pakujdesshme” për bashkimin e dy vendeve “dëmtojnë stabilitetin e rajonit”.

William Walker është një figurë e respektuar ndër shqiptarët e Kosovës, sepse ai ishte zyrtari i parë ndërkombëtar që raportoi një masakër në fshatin Reçak gjatë luftës në vitin 1999.

Vitin e kaluar filloi puna për ndërtimin e një statuje në nder të tij në vendin e memorialit në fshat.

Walker, i cili në atë kohë ishte kreu i misionit të verifikimit të armëpushimit të OSBE-së në Kosovë, tha se viktimat ishin civilë dhe se vrasjet e tyre ishin një “krim kundër njerëzimit”.

Qeveria e Sllobodan Millosheviçit këmbënguli megjithatë se masakra ishte organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës për të fajësuar Beogradin.

Vuçiç i përsëriti këto pretendime të martën, duke thënë de deklaratat e Walker për masakrën ishin “gënjeshtra” të treguara për t’u siguruar që NATO të vazhdonte “agresionin e saj kundër Republikës së Serbisë”.

4 komente në “Kryeministri serb Vuçiç rindez debatin për “Shqipërinë e Madhe””

  1. Tema says:

    Duhet ti rikujtojm Presidentit Serb se aneksimi i 252 km² det nga Greku s’ka perfunduar.Ortodokset kan filluar te mashtrojn se pari Francen (ku i morri borxh 40 miliard euro Greku., dhe bleu nendetse, dhe me pas ne., ku morri zemer te rrembej detin tone)

    1. Spathiati says:

      Turkomongol!
      Ato thot dhe turqia islamike!
      Ptu, mbetje osmane!

  2. Kuq e zi says:

    Nje apel te gjithe vicave
    Rrini te qete gazi rus nuk kalon as per 1000 vjet ne fyrom nqs kembngulni per kete fyrom shkon per lesh dhe ju vete nuk do jeni dakord me tre shtete shqiptare ne BE sepse i thone tre vota
    Pra shqiptaret po i bashkoni ju me antagonizmin tuaj vazhdoni keshtu edhe pak se u kry

  3. Jane 77 mij kilometra katror tok shqiptare says:

    “Shtetet”qe kane probleme me shqiptaret jane “shtete”artificiale si “greket”e ardhur nga azia dhe serbet e ardhur nga rusia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje