Kryqëzimi ku u ndanë Sokol Olldashi me Lulzim Bashën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Altin Ketro

Një postim në FB nga ish- kryeministrit Fatos Nano ku i bënte një lloj homazhi mungesës fizike të Sokol Olldashit në këto momente që po kalon politika shqiptare, më risolli sërish në kujtesë këtë ish personazh të rëndësishëm të politikës. Po mbushen rreth 3.6 vjet që ai është ndarë nga jeta nga ai aksident tragjik e fatkeq që i ndodhi në dalje të atij tuneli që u investua personalisht për ta ndërtuar. Sokol Olldashi ka patur dritëhijet e veta në skenën e politikës shqiptare, por sa herë më është dashur të krijoj një mendim për atë si individ, më janë kujtuar fjalët e Agron Dukës që e përshkruante si një nga momentet më të vështira të tij, përballjen me Olldashin në Shijak në zgjedhjet e vitit 2005. Dihet që Olldashi e theu mitin e Dukës aty, por që Agroni e ka shpjeguar se u detyrua që për hir të shmangies së gjakderdhjes, megjithëse ishte ministër, e braktisi në fund procesin dhe praktikisht ia dhuroi mandatin Olldashit.

Gjithsesi, duhet pranuar se Sokol Olldashi ishte rritur shumë nga ana politike. Ishte orator i drejtpërdrejtë dhe shpuzë nga goja. Kishte aftësinë të ishte bindës edhe atëherë kur e kishte gabim. Ndonëse i ri, kishte marrë plotësisht hijen e një lideri dhe nuk mund t’i mohohet as personaliteti e as karizma e fortë. Kish filluar të krijonte edhe mbështetësit e tij brenda Partisë Demokratike, të cilët nuk ishin periferik, por me kontribute shumëvjeçare në atë parti. Por, ai, njësoj si Azem Hajdari, nuk kishte mbështetjen e drejtpërdrejt të Sali Berishës. Pas humbjes së zgjedhjeve, Partia Demokratike kish më shumë nevojë se kurrë për një lider që të mos identifikohej 100 për qind me emrin dhe figurën e Sali Berishës.

Por, kur Berisha dha dorëheqjen nga kryetar i PD-së, gjeti një pasardhës i cili mishëroi plotësisht gjithë trashëgiminë e ish kryetarit. Kjo ishte e vetmja mënyrë për të ruajtur kontrollin brenda partisë edhe pa qenë në krye të saj. Dhe, më shumë se kushdo tjetër, atë rol s’mund ta luante askush përveçse Lulzim Bashës. I thirrur në krye të ish KOP-it direkt nga zyrat në Kosovë, ai i ngjiti shkallët e karrierës me katapultë dhe gjithmonë nën dorën e ngrohtë të Berishës. Basha nuk pati kurrë një të shkuar kontributore në PD, ashtu siç e pati Olldashi, dhe natyrisht që e vuante si proces inferioriteti këtë gjë.

Atë që po bën sot Lulzim Bashën ku, pas çdo takimi, qoftë me Ramën, qoftë me ndërkombëtarët, nuk merr dot një vendim të rëndësishëm pa rendur më parë tek zyra e Berishës, Sokol Olldashi s’do ta bënte kurrë këtë veprim. Jo se nuk do e respektonte ish kryetarin, jo se do tregohej mosmirënjohës për vitet që kaluan bashkë, por se kur merr postin e kryetarit, merr edhe përgjegjësinë për t’i dalë vetë zot situatave politike. Këtu del në pah roli i liderit, sepse nesër do të besohen fatet e vendin dhe nuk duhet të jesh i dyzuar. Çfarë do të ndodhë me ty si kryeministër kur të jesh në një takim me kolegët ndërkombëtarë, miq ose jo dashamirës të Shqipërisë, dhe të kërkohet të japësh një vendim, do u thuash prisni pak sa të flas me Berishën?!

Në krizën politike ku ndodhet sot Shqipëria, përgjegjësia kryesore ka rënë mbi Lulzim Bashën, sepse kryeministri Rama e ka bërë të vetën me kompromiset që ka ofruar. Por, nëse sot përballë Ramës do të ishte Sokol Olldashi, besoj fort se nuk do diskutonim e do futej apo jo opozita në zgjedhje, por sa e ngushtë do të ishte diferenca midis PS dhe PD. Sepse Olldashi nuk ishte tipi i cicmic-eve, nuk i jepte rëndësi vogëlsirave, por ishte i aksioneve të mëdha politike, i garave elektorale, i përballjeve me kundërshtarin më të fortë edhe kur ky i fundit konsiderohej nga Berisha si “Duka i krimit të klanit të Zemunit”. Ai pranonte çdo lloj sfide, edhe atë të përballjes me Edi Ramën në vendoret e 2007-ës, ndonëse e dinte që e kish të humbur davanë pas sabotimit që i erdhi nga vetë PD-ja.

Kur Lulzim Basha erdhi (ashtu siç erdhi) në krye të PD, ai, nisur nga formimi dhe e shkuara, u pa si përfaqësues i frymës së moderuar politike, ndryshe nga Olldashi që shihej si pjesë e frymës tradicionale radikale. Sot Basha ka marrë një rol që nuk i shkon, ka veshur një kostum që i rri shumë ngushtë, sepse së paku duhet ta kishte shfaqur qysh në krye të herës këtë frymë që po përcjell së fundmi. Ai fillimisht tregoi mefshtësi dhe zgjodhi një rrugë më paqësore, ku diku denonconte një fenomen negativ të qeverisë, diku ofronte një alternativë (ndonëse nuk mund të quheshin mirëfilli alternativa pasi hidheshin në publik thjesht për konsum politik). Ndërsa sot ai ka marrë rolin e një radikali të pandreqshëm, saqë edhe ekstremistja franceze Marine Le Pen duket më bashkëpunuese dhe e emancipuar se ai. Duket një Lulzim Bashë i transformuan në 90 ditë, por që pakkush beson se është vetvetja. Duket nga gjuha dhe gjestikulacionet që përdor se po imiton deri në detaje Sali Berishën e kohës së vaktit. Është një kopjac aq i keq, sa të detyron të kesh respekt edhe për të paudhin Berisha.

E nisa këtë shkrim për Sokol Olldashin, por rrugët m’u kryqëzuan me Lulzim Bashën. Pikërisht aty ku duhet të ishte pikëtakimi i tyre, kryqëzimi, aty bëhet edhe ndarja e tyre.

Sokol Olldashi ishte i vërtetë sepse mbeti deri në fund vetvetja. Ai kurrë s’do t’i braktiste demokratët për t’i degdisur rrugëve të pa shpresë, për t’i nxjerr jashtë parlamentit, jashtë shtëpisë së politikës, për t’i armiqësuar me faktorin ndërkombëtar, vetëm për të justifikuar si Lulzim Basha, me mospjesëmarrje, humbjen në zgjedhje.

Lulzim Basha ishte e mbeti kloun, sepse pranoi me vetëdije të plotë që të jetë një klonim i Berishës. Kurrë nuk doli nga hija e tij dhe bashkë me të bënë më të paimagjinueshmen për Sokol Olldashin: e çuan për lesh Partinë Demokratike, atë parti ku Olldashi, e shumë të tjerë si ai, shkuan me pantallona të shkurtra.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Kryqëzimi ku u ndanë Sokol Olldashi me Lulzim Bashën”

  1. kombi says:

    Te gjitha qendrojne, por fjala shpuze, ka kuptimin e thengjillit te mbuluar me hi, qe ne pamje nuk duket, por po ta prekesh te pervelon, Olldashi, nuk ishte shpuze, por i drejteperdrejte, jo i mbuluar,PRA NUK DUHEJ PERDORUR KJO FJALE, NE RASTIN E OLLDASHIT.

    1. Alfonsi says:

      Mos bëj të mençmin, or ti shoq, hap fjalorë e lexo pak, jo për gjë, por ndriçohesh:
      FJALORI I GJUHES SHQIPE:
      SHPUZË f.
      4. përd. mb. Shumë i shkathët e i gjallë, që nuk përton për asgjë, që bën shpejt e mirë çdo gjë që t’i thuash, zjarr; që të kupton menjëherë, shumë i shkathët nga mendja; që duket sikur lëshon shkëndija. Qenka shpuzë. Djalin e ka shpuzë. I ka sytë shpuzë.

      Pra kjo fjalë nuk ka vetëm një kuptim. Hajt tung dhe futje leximit.

  2. Vesi says:

    Shkrimi qendron. Nuk eshte lider ai qe nuk u qendron ideve app qe merret me cicmice. Populli I kupton dhe u jep ate qe meritojne.

  3. Raldi says:

    Po e vertete,e lane PD ne duart e disa capaculeve se ata qe e themeluan dhe e deshen me zemer ose jane nen dhe ose jane degdisur rrugeve te botes.
    Keqardhje per vendin tim,qe su be njehere per se mbari se e mbyten horrat.

  4. thana says:

    Keto eleminimet/ vrasjet e konkurenteve te afte te Sali Berishes, me kujtojne ato eleminimet/vrasjet e konkurenteve te afte te Enver Hoxhes. Uroj qe Reforma ne Drejtesi t’i nxjerre ne drite shkaqet e vrasjeve te Arben Brocit, Azem Hajdarit, Sokol Olldashit etj.

  5. albani says:

    Sokol Olldashi nuk u nda nga jeta per shkak te nje aksidenti fatkeq! Ate e vrau Saliu me Lulin, dhe kete e di i madh dhe i vogel.
    Dhe e vrane pikerisht per kete dite, qe ai te mos ishte konkurues per Lulin! Dhe Luli po rri ne cader per te larguar dhe shuar influencen e deputeteve te PD, per t’i nxjerre ata jashte politikes, per t’i kthyer ne nje force te pafuqishme per vendimmarrje. Luli tani e ka rrugen te hapur per te mbledhur rreth vetes servilet dhe frikacaket, shpifesit dhe vjedhesit, vrasesit dhe spiunet e UDB, sic eshte Berisha dhe ai vet.
    Dhe kjo, nxjerrja jashte loje e grupit te deputeteve te PD, eshte edhe pjesa kryesore e strategjise se Cadres, pervec te tjerave, sic eshte frika nga drejtesia.

  6. Posejdon.al says:

    Shkrim i kote, pa pike vlere, njeri nga dhjetra shkrime te tilla te gazetes tema, te ketij autori apo te te ngjashmeve me te, perfshire shume editorial te Meros te koheve te fundit, shkrime ne te cilat, per te pershkruar Lulzim Bashen, perdoren sofizma,marifete dhe artifica, krahasime pa vend apo sugjerime te kacurelosura see si do te duhej te kishte folur apo vepruar ai-Basha ne kete apo ate situate dhe, se fundmi, se si do kishte vepruar Sokol Olldashi dhe se sa mire do te kishte qene po te ishte ai kryetari i PD-se. Bull sheat!
    Te gjithe e dine se Olldashi ishte nje nga politikanet gangstere te PD-se, nje nga duart kriminale te Padrinos Berisha, nje nga figurat e dhunshme te zbatimit te skenareve shkaterruar te Berishes per te marre apo mbajtur pushtetin me cdo mjet, me vjedhje e mashtrime, me masakrim te zgjedhjeve, te privatizimeve, te koncesioneve, te fjales se lire dhe te institucioneve kushtetuese te vendit. Sokol Olldashi, edhe pse mik e kanakar i Meros, po te ishte sot kryetari i PD-se, do sillej, do fliste, do kercenonte dhe do vepronte, njelloj apo edhe me keq se sa Basha, sepse njelloj sic eshte Basha sot, edhe Olldashi, do te ishte pupeti i Sali Berishes, do te ishte zeri dhe dora gangstere e spiunit te Beogradit Berisha, do ishte kollona e peste e zbatimit te misioneve dhe skenareve serbo-ortodokse antishqiptare ne bashkrenditje me nacionalistet fashistoide te profilit Gruevski. Nuk duhet te kete asnje iluzion. Sa kohe te jete Berisha gjalle dhe ne drejtim te PD-se, pupetet e tipit Basha apo Olldashi, do jene birbot, zuzaret dhe gangsteret e zbatimit te planeve dhe skenareve te dhunshme te Berishes. Dhe me zuzaret te tille dhe kunder skenareve te tyre, ka vlere dhe eficense vetem forca e ligjit, ka vlere vetem grushti i hekurt dhe I pameshirshem I ligjit. Cdo rruge tjeter, cdo lekundje apo medyshje, cdo zbytheri apo lajkatim ndaj ketyre zuzareve te skenareve te Berishes, do ta coje vendin ne kaos, ne destabilizing dhe ne regres. Ashtu sikurse tregoi amnistia ndaj Berishes per krimin e vitit 1997 dhe 1998, qe solli riciklimin e tij ne politiken dhe ne pushtetmbajtjen e vendit, ashtu edhe, cdo leshim dhe tolerim qe po i behet sot Bashes e Berishes per skenarin e tyre ogurzi te destabilizimit te Shqiperise, do t’a come vendin ne katastrofe. Zbythja e Edi Rames be Kavaje eshte nje krim dhe nje shenje se pushteti dhe qeveria aktuale, jane te paafte dhe te padenje per te kryer funksionet e tyre kushtetuese te qeverisjes. Nje qeveri qe nepermjet gojes se minustrit te brendshem pohon se ishte ndertuar nje skenar krimi ne Kavaje nga PD-ja dhe ne vend qe te arrestoje organizatoret dhe zbatuesit e planifikuar te keti krimi, zbythet dhe duarkryqet, nuk meriton te qeverise. Duhet te dorehiqet. Duhet vene ne shtyllen e turpit. Duhet telendisur dhe mosvotuar nga elektorati i saj, nese vete Partia Socialiste nuk e spastron kupolen e saj.
    Dhe ja cfare mori Edi Rama nga zbythja ne Kavaje: Te njejtin skenar krimi, por ne permasa me te medha- Protesten e 13 Majit
    Dhe keni per te pare Edi Ramen ne 13 Maj.
    Meqe nuk e anullon dot protesten sic anulloi Kavajen, dhe me qe as ka bythe qe ta perballoje ate, ne 13 Maj, Edi Rama, do fuse bishtin ne shale dhe do marre rruget, te gjeje ndonje fshat te humbur, apo ndonje qyteze pa emer, te shperndaje tapi apo ti thote qe andej Bashes qe po i peshtyn ne fytyre mu tek zyra e tij kryeministrore: Gjujte prap, ore ngordhalaq, keshtu e, mire, mire, po do ta shohish ti, gjuj dhe nje here po ta mbajti!
    Ptu! Kryeminister pe leshi e pe lecke!

    1. mirel says:

      Sakte. Nuk kam cte shtoj, pervec keqardhjes qe kemi nje popull te paafte per te marre pergjegjesi qytetare.
      E ka lene veten teresisht ne duart e banditeve dhe hajduteve.
      Ramuti eshte nje hajdut frikacak qe perdor koncesionet per tu pasuruar dhe per te kenaqur kasten e vet, dhe nga ana tjeter ben populistin e mire, per tumbrojtur nga Berisha nepermjet pushtetit.
      Fatkeqesi kombetare qe jemi nje popull ende primitiv dhe i leshte.

    2. WEB1 says:

      Saktë poseidon.al,,,nuk kam se çfarë ti shtoj komentit tend

  7. Bekimi says:

    Gjëja e quajtur “PD” është sinonim i ligësisë. Çdo orvatje për ta veshur me vlerë pozitive atë gjë, është pajtim me të ligën. Çdo ngjashmëri (në dukje e tillë) është vetë ligësia. Çdo anim me sy pajtues, afrues, miklues me PD, e ka emrin ligësi.
    Kush nuk do ta pranojë këtë, nuk është thjesht mefshtësi, por maskarallëk, që duhet eleminuar me çdo kusht.
    Nuk më lënë asnjë mbresë ftuese emrat Olldash apo Bash.

  8. mirel says:

    A na mbushe mendjen o gazekar.
    Olldashi ne aksident tragjik..te ai tuneli..
    ..me sopate ne koke.
    Nje kriminel felliqesire si Berisha, asgje me teper.
    Legen tipik i polotikes shqiptare

  9. Peço says:

    Kur zini në gojë Sokol Olldashin, kujtdo që ka nder i vjen për të vjellë. Nëse ka patur kobure të poshtër në duart e Sali Berishës, më të poshtër se Sokol Olldashi zor se mund të gjëndet. Aty ku ishte antiligji dhe poshtërsia, aty do shfaqej fytyra e pështirë e këtij mafiozi të paskrupullt, i cili nuk linte gjë pa bërë për të realizuar ambicjet e tij politike. Lul Basha mund të lehi si zagar, e ka përdorur Berisha si letër higjenike, por vrasës nuk është. Në bulevard nuk vrau ai, por shefi i tij. Po të mos donte Berisha asnjë qime nuk do tu prekej demonstruesve në 21 Janar. Po thuaj shyqyr që nuk ishte Olldashi ministër se kish për ta bërë kasapanë. Një gjë të vogël e urdhëronte Berisha, dhjetë fishin bënte ai. Kopja më e shëmtuar e Mehmet Shehut në raportet e tij me Enver Hoxhën. Të vjen keq për gruan dhe fëmijt që la pas, pa qërimi i tij ishte një dhuratë nga zoti për këtë vënd. Aq i ri dhe aq i rrezikshëm? Të falemi o zot për të mirën që na bëre!!!!!!!

    1. Lugati says:

      lejeni mer burrin e huj..se la vdek .ca boni mer se late nom..ka qene ca ka qene ate e vrane me komsion..nuk ishte tragjike ajo vdekje..ene edim mire kush e vrau..politikisht osht cuni enver hoxhes dhe baba edvin lugat rames..dhe e ka emrin sale berisha

  10. qerosi says:

    Ku eshte shoqeria civile qe luftonte kunder parkut te liqeni, pse s’del te mbroje Shqiperine nga thirrjet per dhune me 13 Maj nga kriminelet Sale e Lulzim Berisha? Apo ato ishin horrat e tyre dhe sigurisht do te dalin te protestojne e dhunojne rendin kudshtetues ate dite. Ju shofte fara e u zente haku i popullit.

  11. Kuq e zi says:

    Nuk ishte kryqzim o alket djali por kthese e forte dhe shpejtesia me 20km/h

Lini një Përgjigje te albani Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *