Majlinda Bregu: Basha e humbi shansin me paketën McAllister

9 Maj 2017, 20:38Politika TEMA

Brenda PD-së ka zëra kritik ndaj qëndrimeve që po mban sot opozita. Po kritikja më e bindur që po artikulon tashmë qartë qëndrimin e saj brenda partisë është deputetja Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit në kohën e qeverisjes së djathtë.

Kriticizmi i saj nisi që pas refuzimit që i bëri kryetari i PD-së, Lulzim Basha, paketës së kompromisit të ofruar nga ndërkombëtarët apo siç quhet “paketa McAllister”.

Bregu beson se me mospranimin e kësaj pakete, ku opozitës i ofrohej kreu i KQZ-së, shtyrja e zgjedhjeve dhe ndryshimi i 4 ministrave kyç në qeverinë e Ramës, ka humbur dhe shancin për të dalë nga Çadra e protestës ku është futur që më 18 shkurt.

E ftuar në Forumet UET në Universitetin Europian të Tiranës në kuadër të Ditës së Europës, Bregu foli mbi rrezikun që ka rrugëtimi europian i vendit për shkak të politikës konfliktuale dhe vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit.

Për fatin e saj politik ajo u tregua e qartë se s’ka ndërmend të largohet nga PD-ja, por do të luftojë për mendimin e saj brenda partisë duke nënkuptuar dhe një mundësi përballje me Bashën në zgjedhjet e reja për kryetar partie në korrik.

 Lufta brenda PD-së

“Nuk është fundi që të mos jesh dakord me kryetarin. S’jam as e para, e as e fundit. Ka patur raste të shumta. Dikush e ka gjetur, dikush ka ikur si Blushi për shembull nga PS.

Por unë vazhdoj që të mendoj e them se politika është institucionale. Bëhet në institucione revolucioni. Unë kam hyrë në politikë duke besuar që politika, pushteti, Parlamenti janë institucione”- tha ajo duke argumentuar zërin e saj kritik brenda partisë.

Por e pyetur nëse do të kishte fatin e Blushit që krijoi parti të re apo të Mesila Dodës që u përjashtua nga partia Bregu u përgjigj:

“Unë jam në PD. Kam qënë dhe do jem në PD. Nuk dua të parashikoj larg. Unë nuk gjykoj askënd. As kur iku Mesila. Nuk gjykova as Kastriot Isalmin, një figurë emblematike e PS-së kur erdhi në PD. Nuk kam gjykuar disa deputet që brenda një mandati kanë ndërruar 3 parti politike.

Në fund të gjithë e bëjnë analizën e tyre. E kam të vështirë të jetoj në mjedise rehatie dhe konformizmi nuk më pëlqen”.

Lidhur me mundësinë e një platformë rivaliteti ndaj Bashës ajo shtoi vetëm: “zgjedhjet në Partinë Demokratike do të bëhen. Në 22 korrik mbaron mandati i kryetarit aktual dhe nuk e di se nëse do të kemi zgjedhje në korrik apo në shtator” dhe la në heshtje pa një përgjigje as ‘po’ as ‘jo” mundësinë e saj të kandidimit

 Gabimet e Bashës

Majlinda Bregu tha se e kishte vlerësuar dhe mbështetur çadrën e opozitës në bulevard, përveç turnit të tretë, por që pas ofertës së refuzuar për një marrëveshje me mazhorancën, sipas saj ajo e kishte humbur rolin që kishte.

“Për mua refuzimi i asaj marrëveshjeje ishte një gafë shumë e madhe politike sepse nga asnjë marrëveshje nuk do të marrësh dot 100%. Nëse do të ketë një marrëveshje dhe një paketë asnjërë nuk do të dalë 100% i fituar”- tha Bregu.

Gjithashtu ajo cilësoi një gabim të madh dhe bojkotin e Kuvendit dhe mosvotimine  Vetingut nga ana e PD-së.

“Mosvotimi i Vettingut do të kthehej në një dëm të madh për PD-në. Fatkeqësisht është kështu.

Mirëpo nga ai moment kur kjo marrëveshje u prish, siç e thashë isha dyfish e zhgënjyer, edhe për faktin që e pashë që ishtë shumë e vështirë për të gjetur një zgjidhje më pas.

Edhe sepse ishte e qartë hileja e lojës së Ramës i cili arriti të vriste më një gur dy zogj, futi dhe Ilir Metën në zgjedhje pasi e kishte merakun më të madh.

E çoi edhe drejt zyrës së presidentit për ta dobësuar politikisht dhe nga ana tjetër na nxorri edhe ne keq në sytë e ndërkombëtarëve.

Që nga ai moment me respektin maksimal të sakrificës së të gjithë atyre demokratëve që vazhdojnë të shkojnë në çadër them që në vetvete qëndresa vetëm në një çadër nuk po prodhon ndryshim”- u shpreh deputetja demokrate.

Ajo theksoi se çadra nuk e zëvendëson parlamentin, ndërsa shtoi se bojkoti i zgjedhjeve i opozitës u mor pa u konsultuar me strukturat dhe pa pyetur votuesit e Partisë Demokratike.

12 komente në “Majlinda Bregu: Basha e humbi shansin me paketën McAllister”

  1. Tajari says:

    Z.Majlinda ,
    Me shume respekt po ju pyes ” e keni degjuar shprehjen popullore si kofini pas te vjelit????…”
    Kjo po ndodh me Ju tani.
    Tung

    1. Kujtimi says:

      Z Bregu snjher nuk eshte von
      Ju e disa te tjere dilni zot PD
      MOS E LINI NE DOR BANDITEVE
      JU JENI SHPRESA
      BASHA KA IKUR PER LESH
      NJE SHPREHJE QE E PERDORTE JOZEFINA

    2. Kujtimi says:

      Z Bregu asnjher nuk eshte von
      Ju e disa te tjere dilni zot PD
      MOS E LINI NE DOR BANDITEVE
      JU JENI SHPRESA
      BASHA KA IKUR PER LESH
      NJE SHPREHJE QE E PERDORTE JOZEFINA
      Berisha edhe ky ka ikur per Lesh

    3. Kujtimi says:

      Basha eshte nje palaco bure MASHTRUS

  2. harry says:

    ka akoma shprese…do sjelli Hoyt Lee pakete te re…papa got a brand new bag…e ka nis Bruce Wayne…uroj ta pranoje oferten si Bruce se pastaj vjen Batman…bah sa se duroj dot…

  3. lela says:

    me mire vone se kurre thote populli,

  4. Sefer Loku says:

    Maja, e ke degjuar shprehjen “mos e rruaj por veri pishen”. Keshtu eshe ti. Je vone oj shoqeeeeeee. Pastaj edhe ti ke qene nje nga ulkonjat e PD mos harro.

  5. Ledi says:

    MAJLINDA!! Bëhu kryetarja jonë!!
    PD, meriton një lidere si ty!!
    Dhe perëndimi tê mbështet!!????????????????

  6. Abc says:

    Bravo! Je vakzë e zonja! Europianiste e vërtet!
    PPE-Ja, të vlerëson veçanêrisht!
    Ta kanë shprehur!Kemi nevoj për ty!!

  7. american2016 says:

    Sh.mire reformoni PD pa Saliun, Basha eshte sherbetor i Sales nje antikombetar e kuesling i zi.

  8. american2016 says:

    Nqs PD nuk hyne ne zgjedhje do te marri fund edhe ne organizmat nderkombetare, kjo qe po ndodh eshte turp kombetar.

  9. toni says:

    Majlinda e keni gabim, cadra po sjell nje ndryshim te madh duke veteflijuar PD fiton Shqiperia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje