Për shpresën europiane të shqiptarëve

9 Maj 2017, 15:32Blog TEMA

Nga Majlinda Bregu

Në botën e kthjellët dhe racionale të tuneleve të nëndheshme të politikës, nuk ka asgjë me rëndësi kaq të madhe sa të të detyrojë të gjesh arsyen në një kohë ku arsyeja e shëndoshë nuk është më një armë.

Sot në ditën  Europës shumë nga miqtë e armiqtë politikë më ngjajnë se janë kapur nga një ngricë mendimi aq sa Europën e duan vetëm për retorikë e për të njomur gjuhën e cila është plot me mëri, mashtrime, premtime të pambajtura dhe  tradhëti ndaj shqiptarëve që presin Shqipërinë si gjithë Europa.

Gjatë këtyre 12 viteve gati, kam dëgjuar e jam takuar me pasionantë të Europës, që rrëfejnë për të njësoj si për një dashuri drithëronjëse si dhe me pasionantë politikash antieurope, frymëzimi i të cilëve është populizmi e nacionalizmi i kohës së gjyshërve të tyre. Mirëpo e keqja nuk matet as me centimetra as me kalendar. Besoj matet me vlerën e dhimbjes që sot, pas 27 viteve, ne nuk jemi si gjithë Europa.

Ne marrim frymë në Europë. Ne hamë dhe pijmë Europë. Kafe, kapuçino, pizza, tzaziqi, verë, pasta, patatina, nutella. Ne punojmë për Europën, fason, krom, bakër, mollë, tartuf, luleshtrydhe edhe kanabis po të doni.

Ne ecim me Europë, këpucë, Fiat, Mercedes, Wolswagen, Citroen, Parket, pllaka; vishemi me Europë, flemë në Europë, dëgjojmë Europë, Moxart, Celentano, Verdi, Pavarotti, Beatles, 3 tenorët; ne lexojmë Europë Niçe, Dante, Frojdi; shohim Europë-lozim futboll në Europë, kërcejmë vals, passo dueble,  martohemi, vdesim me fustane e shtrat të fundëm nga Europa.

Ne kemi jetuar dhe luftuar në Europë, jemi magjepsur nga Monaliza, Vajza me Vëth Perle, dhe rrënqethur nga Holokausti,dalim foto kudo në ura, monumente, statuja, lulishte në Europë.

Ne ishim refugjatë në Europë, trafikantë në Europë, familjarë të ndershëm në Europë, studentë të shkëlqyer e biznesmenë të ndershëm. Ne bëjmë politikë me europiane, qofshin këta ambasadorë, kolegë apo negociatorë.

Ne presim drejtësi nga Venezia e Strasburgu dhe urojmë që kriminelët të përfundojnë në Hagë e drejtësinë e korruptuar ta pastrojë Vettingu.

Cfarëdo të jetë, azil a art, arkitekturë, letërsi, udhëtim, pejsazh, pikturë, muzikë, futboll, veshje, biznes, drejtësi a luftë, Europa është fati ynë i paracaktuar.  Është ëndrra, shpresa, ideali i civilizimit. Është siguria që i përkasim dhe pa të nuk bëjmë dot.

Por këtu, në këtë pjesën tonë të Europës, ky 9 maj disa i gjen si manipulatorë të perkryer të kësaj dashurie. Individë që janë gati të vënë peng jetën e njërezve kundrejt nevojës diabolike për pushtet të stërmadh.

Nuk ka fjalim, rrëfim, bashkëbisedim, ligj, reformë, antireformë, protestë, politikanë, gazetarë, shoqëri civile që si mundësinë dhe pamundësinë për një ndryshim, të mos ia veshin standarteve europiane.

Kush do të mburret flet në emër të standarteve europiane, kush do të shajë flet prap në emër të tyre.

Shumëkush nga ne që merremi me politikë sot duhet të ketë atë ndjesinë përvëluese të fajit për shëmtimin e ftohtë që i kemi bërë ëndrrës europiane të shqiptarëve. Një borxh që sot nuk është i lehtë për tu mohuar.

Sot në ditën e Europës e cila po tenton t’i kthehet bashkimit real, klimës së paqtë të një bashkëpunimi të frytshëm, duke respektuar atë që mendon ndryshe, për të gjetur të mirën e përbashkët, kushdo i fajshëm  duhet ta ketë vështirë për të përballuar pasojat e sjelljes së pandershme që konflikti e vandalizmi politik ka sjellë për shqiptarët. Dëmin therës që ka sjellë makutëria egoiste për pushtet dhe ky modeli I  politikës së mashtrimit e vetmashtrimit, i thurjes së fabulave politikë të cilat nuk sjellin ndryshim real, i shkelmimit të institucioneve të shtetit të cilat sot janë më të përbuzura se asnjëherë. Vetëm idealizmi narrativ, nuk na bën dot europianë.

Nuk na bën dot as nacionalizmi I gjalluar në  simbolet tona kombëtarë vetëm në ditë festash a futbolli dhe as populizmi banal i retorikës tonë politike që Europën e do kudo, por detyrimin për të qenë si europianët nuk e do.

Kam menduar gjatë këto kohë mjegulle të mendimit politik se ne kemi një nevojë urgjente për të rindërtuar Europën brenda secilit prej nesh. Kam vrarë mendjen dhe ndonjëherë jam ndjerë edhe e çarmatosur  nga kërcënimi i përditshëm që i bëjmë shpresës së shqiptarëve.

Më vjen ligsht sa herë sjell ndër mend europianizimin tonë anemik. Me gjasë nuk jam shumë gabim po të them se deri sot Europa ka qenë e lakmuar për të mirat që i kemi marrë, por jo për vlerat e saj. Deri sot Europa brenda nesh nuk është një sukses i plotë, por fatmirësisht as një dështim i plotë apo dëshirë e pashpresë.

E megjithatë për sa kohë  që ne nuk jemi ndarë ende nga mendimet shabllon apo instiktet politike të konformizmit e kontrollit, 9 Maji do të jetë dita e Shqipërisë larg Europës.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa është ende një e ardhme e ngelur në mes të rrugës.

Unë nuk i besoj rrugëve që s’të nxjerrin në asnjë rrugë të hajrit.

Nuk besoj as se shqiptarët dhe e ardhmja e tyre kanë nevojë për radikalizime kanosëse të gjuhës apo veprimit. Jo!  Ne kemi nevojë për Radikalizim të Shpresës. Ne na duhet vec shpresë!

Shpresa është ajo që bashkon Europën sot. Shpresa të bën të kapesh pas të ardhmes dhe jo të mbahesh pas së shkuarës! Kjo e ardhme nuk ka sesi të mos jetë e lidhur me Partinë Demokratike.

Ajo çeli rrugën e këtij vendi drejt Europës që sot nuk mund të ngelet një ndjesi pritjeje pambarim. Nëse punojmë fort dhe ndërtojme një alternative shpresëdhënëse, nuk ka para droge e krimi që mund të mbajë peng të ardhmen europiane të shqiptarëve.

24 komente në “Për shpresën europiane të shqiptarëve”

  1. Akili says:

    Politikanet albanistanas jane njisha me bo hartime.

    1. ay qy says:

      Shif ata te Junanistanit qe kane hapur bythen dhe gojen ndaj Evropes mor Pisoglend ?

  2. xhilda says:

    pirdh pirdh o linda se pjerdh mire ti…hahahaha akoma me parate e droges dhe krimit ti moj…keshtu do e rindertosh pd ti moj…duhet te flasesh hapur dhe te thuash qe kriminelet jane ne pd, kriminelet BB e “fuck up” pd-ne.

    1. ec aty says:

      Vdiq PeDe-ja,vdiq PeDe-ja
      moj e lumtura Shqiperi
      banditeskja,kriminelja
      halabakja si ayyyyyy

  3. Nardi says:

    Nuk besoj ti shpetosh vetingut ti moj qe ben sikur je e paster….ki pak durim

  4. Dajti USA says:

    Zonje mos e mundo veten kot,o mer guximin dhe fole,o hesht,leri mermeritjet se nuk i hyjne pune askujt,bile as ty vete.

  5. tmerresisht vone!!!! says:

    Shkrimi eshte plotesisht i sakte…….., por teper vone!!!! E ne kete rast nuk vlen shprehja: “Me mire vone se kurre”!!
    Per komentuesit e tjere: le te heqim dore nga gjuha e shpellarve kur bejme komente! Kerkojme nga te tjeret edukate, civilizim, europianizim, ndersa vete flasim me keq…..le ta fillojme nga vetja!

  6. Altini says:

    Majlinda Bregu beju e forte e merr drejtimin e PD se ndryshe PD-ne e mori lumi….

  7. mirel says:

    E pordhe pordhe, me rigon.
    Te tere grini sallate per Evropen dhe Vetingun, dhe te gjithe sa jeni e shqyet kete popull si kucedrat.
    Po shqiptaret lavira jane.
    E ulin koken ne bythe per servilizem.
    Nje kocke dhe i ke si lango pas pushtetit.

  8. Neutrino says:

    Gjuha të pret si shpatë moj PD-iste, por akoma nuk je në gjëndje të shikosh dhe t’ i shkosh deri në fund analizës që i bën këtyre 27 vjetëve. Në momentin që do të heqësh nga mëndja se PD-ja i hapi rrugën Shqipërisë për në Evropë, atëhere do të jesh e besueshme. Ai që hap rrugën ka një qëllim që ta çojë deri në fund këtë mision. Lideri neofashist i partisë tënde nuk ka patur këtë synim. Edhe ju konet e vogla që ju rriti me ndonjë kockë të hedhur nga ata që i kishte zhdukur, nuk e keni dashur rrugën drejt Evropës në zemër, por në kuletën tuaj firmato. Prandaj mos na shit moral të panevojshëm.

  9. vita says:

    Te lumte MAJLINDA,ti vlen!

    1. uhahahaaa says:

      … vlen per pjerdhje evropiane ? ? ?

  10. Grand says:

    KRENARIA PER TY MAJLINDA! FLM! Nuk eshte di nese LUBONJ Cobanit anyishqiptar po e lexon pasionin tend dhe dashurine tende per Shqiperine dhe Shqiptaret. Flm ZONJE E nderuar!

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Bashkohu me Bamken dhe merrni te pakten gjysmen e demokrateve se vajti per gjynef Partia Derrave..

  12. Asd says:

    Jam kurioz te di si te therrasin berisha e basha me njeri tjetrin kur flasin per ty, sidomos pas ketyre konsideratave te fundit. Dhe pasi ta kene shqiptuar, me siguri ai mund te jete nje nga momentet e tyre te sinqerta Ku ata shfaqin fytyren e tyre e vertete. Ju z. Bregu e dini shume mire kete, port jeni ne medyshje qe to Bini me shkelm canakut Ku KENI ngrene bashke, apo te vazhdoni te shtireni si europ-dashese deri sa te gjeni nje shteg te sigurte qe mund tju coje drejte canakut tuaji. Hiqeni masken e hipokrizise sepse as berishen e as bashen nuk I njohet sot.

  13. valentina says:

    Majlinda ju dhe te gjithe demokratet e ndershem duhet te dini nje gje se neqoftese partia juaj nuk do te kishte sot ne radhet e saj politikane me historira shum te errta kunder popullit sic jane kryebanditi sali karadzici_zevendeskryebanditi lulzim bashici dhe eskorta e tyre qe i ndjek deri ne vetflijim keta te dy sic jane flamur nokavic _edi palokic_genc strazimiric_genc pollovic_genc rrulic_aldo bumcic_oerd bylykbashic SHqiperia do kishte nje pasqyre tjeter sot ne diten e Europes sepse jeni vete deshmitare se cfare perpjekjesh ben keta antishqipetare per te penguar rrugetimin e SHqiperise per ne BE.Neqoftese SHqipetaret ja kane falur ose kane harruar te keqijat si vjedhjet_vrasjet_shitjen e territori apo shkaterrimin e shtetit duke e shderruar ne nje shtet bandit ku ligjin e bente me i forti i lagjes apo i qytetit sepse kishte mbeshtetje te plote nga njerez te veshur me pushtet dhe levat e tyre neper gjykata dhe prokurori e kane bere sot popullin shqipetar popullin mepadinjitet ne bote duke i vendosur njollen me te zeze si kultivuesit dhe tregtuesit me te medhenj te droges ne europe kur sic dihet fare mire qe ky fenomen ndodh kudo ne europe por pengimin e rruges per ne Europe nuk kane per tia falur kurreeeeeeeeeeeeee SHqipetaret kesaj specie te ndyre zhdukje.

    1. e di si eshte puna says:

      Nuk ka “demokrate” te ndershem. Ka :
      1. “demokrate” maskarenj
      2. “demokrate” idiote
      3. “demokrate” maskarenj dhe idiote

  14. Neli says:

    Fol Majlinda,se po e merr lumi PD-në!!??????

  15. tomsojeri says:

    Mirel ! Asnje presje nuk i heq komenti tend ! Esht pasqyr e dhimbeshme ,esht pasqyr e turpit i ktij populli te cilin po e bluan pjell e tij ,te cilin e ushqen me gjakun e tij ! Bij spiunesh ,kriminelesh,tradhtaresh, mashtrisish,dallkaukesh te pabes , zoter te ktij populli,
    qe ka “aftesin” ti ver ne krye se vetem me kta mundet te roj e te egzistoj …….Ne jemi “gabim” …………

  16. artan says:

    Shpresa esht e fundit qe po na e vrasin keta politikan dhe media ndyresira..te gjith turren pas lekve kush ben me shum qe ta mbushin varrin plot. Sa koh qe politika nuk do pastrohet keshtu do jet. Sic shikohet ne politik po futen akoma me te ndyr se me pare…me keq do jet e ardhmja.

  17. anamaria says:

    Nuk e kuptoj se sa e paftyr esht kjo E PAFTYRA…me emrin
    KODRA MBAS BREGUT !!!!!!!!!!!!!..

    Botojeni !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  18. TRYLYLYJA says:

    anamaria!
    Majlinda nuk është e pa fityrë, por të pa fityrët e PD-së, s’ndihen,si skutha.!
    Dhe i ha dhe i djek! S’U A MBAN BYTHA!!???

  19. Marina says:

    BASHA ,duhet arrestuar!
    PD-ja, do lider të pastër dhe të pa lidhur me krimin!
    Basha ka vrarë ,dhe ka. vjedhur!
    Majlinda , trashëgimtare e denje e të djathtës!!
    ????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje