Piza bie nga Kategoria, mesazhi emocionues i Ujkanit për tifozët

9 Maj 2017, 15:45Sport TEMA

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, përmes një postimi Facebook ka ngushëlluar tifozët e Pisas, pas rënies së skuadrës nga Serie B.

“Rënia nga kategoria është një humbje për të gjithë… por këtë vit e kam kuptuar se është dikush që nuk përfundon i mposhtur nga ky sezon: jeni ju tifozët e Pisas dhe unë do t’ju mbajë gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Ujkani.

Më tej gardiani theksoi se Pisa do të ringrihet shumë shpejt pasi ka një tifozeri të dënjë për Serinë A.

“Do të ktheheni shumë shpejt aty ku e meritoni të qëndroni, sepse jeni një tifozeri me një pasion të denjë për Serie A”, ka theksuar ish portieri i Novaras, Chievos dhe Palermos.

Ndërkohë, tifozët kanë falenderuar për kontributin e tyre dy shqiptarët që ishin pjesë e Piza, Sajmir Ujkanin dhe Edgar Canin ku shpalosën një banderolë në të cilën shkruhej.

“Piza nuk harron, faleminderit Edgar Çani, faleminderit Samir Ujkani”, shkruanin tifozët e Pizas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje