PS nis fushatën nga Durrësi, premton 220 mijë vënde punë për 4 vitet e ardhshme dhe rritje pagash me 40%

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Socialiste ka nisur fushatë elektorale nga Durrësi, ku ka mbledhur Kongresin electoral në Pallatin e Sportit.

Aty është prezantuar edhe program elektoral, që përmban shumë premtime.

Programi është hartuar nën drejtimin e koordinatorit për Programin, Ilir Beqja.

Manastirliu: Spitale dhe qendra të reja

Ministrja e Shëndetësisë premtoi se në mandatin e dytë do të ndërtohen spitale dhe qendra shëndetësore.

“Në mandatin e dytë do të rrisim financimet për shërbimet shëndetësore falas.

Programi garanton që cdo shqiptar të marrë shërbim në kohë dhe me cilësi.

Urgjenca kombëtare është një sistem i ngritur do ta fuqizojmë me burime njerëzore.

Do të ndërtojmë një qendër të re spitalore, 10 qendra të reja shëndetësore.

Do të ndërtojmë një spital të ri për Kirurgjinë dhe një për sëmundjet e brendshme” deklaroi ministrja.

Xhaçka: Do të dyfishojmë buxhetin e ndihmës ekonomike

Ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta  Xhaçka tha se në mandatin tjetër do të dyfishojmë buxhetin e ndihmës ekonomike.

“Në cdo bashki do të jetë dikush që të ndihmojë fëmijët që të integrohen dhe të rikthehen në shkollë, ata që e kanë braktisur.

100% e fëmijëve romë dhe egjiptianë do të arsimohen. Alternativa për strehim për sa më shumë familje në nevojë.

Në mandatin tjetër do të jenë prioritet, do të nxisim punësimin e të rinjve.

Nga 7-10 mijë lekë shpërblime për pensionistët në fund të vitit” deklaroi ajo.

Ekonomi: Do të rrisim konkurrueshmërinë në turizëm

Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Ekonomi deklaroi se “Numri i turistëve u rrit në 1.5 mln në krahasim me 2013.

Do të nxisim formalizimin e këtij sektori dhe do ta bëjmë më të konkurrueshëm dhe do të shtojmë investitorët e huaj. Kontrata 1 euro për bizneset.

Investimet e huaja u rritën me 9%, mandatin tjetër synojmë dyfishim, do të mbështesim teknologjinë e informacionit për modernizimin e bizneseve.

100 shkolla më shumë në Shqipëri” tha ajo.

Arben Ahmetaj: Do të rrisim pagat me 40%, paga minimale 30 mijë lekë

Ministri i Financave deklaroi se kjo qeveri nuk ka keqmenaxhuar financat, ndërsa garantoi uljen e borxhit publik në mandatin e dytë nën 60%.

Ahmetaj deklaroi se ne fund te mandatit tjeter do te rriten pagat me 40%, ndersa paga minimale do te rritet ne 30 mijë lekë.

“220 mijë vende të reja pune mandatin tjetër. Në fund të mandatit do të kemi rritur pagat me 40% dhe do të rrisim pagën minimale në 30 mijë lekë.

Politikat fiskale do të lehtësojnë ngarkesën për qytetarët. Do të vazhdojmë lehtësitë fiskale, do të tërheqim kompanitë prestigjoze nga rajoni dhe nga bota.

Do të ofrojmë ndihmë për familjet e reja” deklaroi ai.

Erjon Braçe: 220 mijë vende pune për mandatin tjetër

Kongresin e ka hapur deputeti Erjon Braçe, i cili në fjalën e tij theksoi se ndërtimi i Shqipërisë fillon nga Reforma në Drejtësi.

“Shqipëria që kemi sot është një vend pa drejtësi. Reforma në drejtësi është rruga për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Drejtësia për të hequr imunitetin e të paprekshmit për të garantuar një ekonomi të hapur dhe konkurruese.

Betejë kundër krimit, drogës dhe sekuestrimit të pasurisë së paligjshme për të shpërblyer viktimat e këtij aktiviteti kriminal.

Shteti i drejtë, si një kontratë e ligjshme, qeverisje të përmbajtur. Shanset të barabarta në ekonomi dhe ndihmë familjeve në nevojë.

220 mijë vende pune është angazhimi ynë që del nga ky kongres. Ne do të luftojmë për cdo vend pune për të rinjtë.

183 mijë vende të reja punë në 4 vite dhe në fund të mandatit tjetër me 220 mijë vende të reja pune do të ulim papunësinë në nivelin njëshifror” deklaroi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *