Pse ka të drejtë Monika Kryemadhi të kërkojë votat e demokratëve?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mbrëmjen e djeshme zëvendës kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, një nga aktorët dhe faktorët kryesorë politikë të LSI, gjatë një interviste te “5 pyetje nga Babaramo” për herë të parë lëshoi një apel të drejtëpërdrejtë publik, drejtuar zgjedhësve të djathtë dhe demokratëve në veçanti.

Sipas Kryemadhit, në 18 qershor do të ketë zgjedhje dhe askush nuk do t’i ndalojë njerëzit të votojnë, por ajo shkoi më tej kur tha se demokratët, nëse nuk duan Edi Ramën kryeministër, të votojnë LSI.

Një hap i madh i saj, një mesazh i fortë që tregon se LSI është e vendosur dhe e qartë në rrugën që do të ndjekë.

Ka mbyllur aleancën me Edi Ramën dhe do të luftojë për çdo votë përfshirë këtu edhe votat e demokratëve, të cilët mund të ngelen “jetimë” në zgjedhje.

Kryemadhi ka kurajon t’i drejtohet demokratëve sepse ndoshta LSI është e vetmja forcë që mund të shtrijë tentakulat e saj brenda tyre, ashtu siç ka bërë nga 2013 dhe në vazhdim.

Numri dy zyrtarisht i LSI, ka të gjithë të drejtën të bëjë një lojë të tillë politike dhe të kërkojë votat e demokratëve për LSI.

Kjo, edhe për një arsye tjetër shumë të rëndësishme, ai është terreni që vetë Lulzim Basha i ka lejuar LSI të ketë brenda demokratëve.

Në katër vite, kreu demokrat asnjë ditë të vetme dhe asnjëherë nuk e ka sulmuar Ilir Metën drejtëpërdrejt, thjesht ka hedhur ndonjë “romuz” apo miniakuzë sa për tu dukur dhe për të nxitur militantët.

Basha nuk e trajtoi asnjëherë LSI dhe Ilir Metën si e keqja e dytë e qeverisë, si koka e dytë e shqiponjës që duhej “prerë” dhe që ishte po aq përgjegjëse sa koka tjetër për drogën, krimin, korrupsionin dhe gjithçka çfarë ka ndodhur në këtë vend.

Lulzim Basha jo vetëm nuk e bëri këtë, por çdo orë e çast i shkelte syrin kreut të LSI, i lutej dhe i përgjërohej të bashkohej me të dhe Ilir Meta ia dha përgjigjen në fund, gjithçka e finalizoi me Ramën duke e lënë Bashën me gisht në gojë.

Por pasojat nuk i ka vetëm Basha, pasojat sapo kanë filluar të duken.

LSI e ka gati strategjinë e saj, ajo kërkon të jetë një forcë politike edhe më e madhe, duke marrë votat e demokratëve, dhe këtë tenton ta bëjë publikisht Monika Kryemadhi, me të gjithë të drejtën e saj politike, sepse terrenin ia ka lënë Lulzim Basha.

Në një rast të tillë merr vlerë edhe një fjalë e urtë e popullit teksa thotë ku gjen shesh bën përshesh.

Pjesë nga intervista e djeshme e Monika Kryemadhit:

Po përsa i përket mosbindjes civile apo bllokimit të qendrave të votimit dhe pastaj nuk do të kryheshin zgjedhjet?

Kush tha që nuk kryhen zgjedhjet se ti nuk i ndalon dot njerëzit të votojnë se siç do të dalë ai që ta bllokojë që mos të më lërë mua të votoj, ashtu do luftoj edhe unë që të shkoj të votoj. Çfarë do bëj? Kush është përgjegjësi pastaj në këtë gjë? Pse e përballon Shqipëria t’i rikthehet një 97-te tjetër?

Dhe si mund të shmanget?

Kjo duhet shmangur që gjithë demokratët të cilët nuk e ndjejnë veten të përfshirë, të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk e duan Edi Ramën demokratët për kryeministër? Të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim. (Citynews)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Pse ka të drejtë Monika Kryemadhi të kërkojë votat e demokratëve?”

  1. Life is game says:

    E thjeshte: se Presidential I. Meta dhe Monika jane subject I mire prokurorin pas Vetingut. Mashtrues Klass. Keshtu kane edukuar edhe femijet. BORA ka hallin e LSI jo te Shqiperise (ref. B.blushi). Babi Ilir krenohet dhe gezohet!
    PERSE FEMIJES TANEY NUK MENDOJNE PER LSI TENDE MONIKA ILIR?

  2. hajduti says:

    Ha…ha…krye hajduti dhe gruaja e krye hajdutit kerkojne votat e demokrateve qe te qendrojne ne pushtet!? Kush jane ata idjot qe mbeshtesin e votojne per nje parti qe drejtohet nga hajdutet!?

  3. genci says:

    monika ja fut kot qe kerkon votat e demokrateve sepse te djathtet nuk i lidhe asgje me lsi me e besueshem ne kete fushate per te djathtet eshte gjergj bojaxhi me sfiden ky eshte njeriu qe i takojne votat e demokrateve

  4. DETARI [email protected] says:

    Kush nuk doEdi Ramen ,le tia japi Edi Rames voten,per kunj……..,dhe jo lesh e lise ,sepse ata jane hajdutet e certefikuar te klasit maksimal.

    Edi Rama punon dite e nate,mos e duaj por jepi hakun…….!

  5. tomsojeri says:

    Cifti makbeth esht liliput para ktij cifti shqiptaresh ! Rini e flini te qet or shqiptar, se jeni te destinuar te shkerdheheni ,te shtypeni e te talleni nga kjo elit makaber vrases,hajdutesh,intrigantesh e burracakesh qe po sjell verdall dy kontinente ! Po udhehiqeni nga kjo klas e re xhon komunistesh qe nuk do haroet sa te egzistoj ky Komb ,nese ka fatin te egzistoj mbas ktij muti te madh qe po i bejn kta ftyra……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *