Rama: Saliu e rrëmbeu PD nga studentët në ‘90, e çoi në humnerë më ’97, tani e mbyti me duart e tij. Parlamenti i ri pa PD, jetëgjatë

9 Maj 2017, 12:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nga kongresi i PS i ka dërguar një mesazh kreut të opozitës, duke nënvizuar se ky parlament edhe pa PD do të jetë jetëgjatë.

Njëherësh ai akuzoi Berishën dhe Bashën se në pëprjekje për të rrënuar vendin rrënuan PD.

“Sot është dita e Europës, e fitores mbi fashizmit, sot është dita jonë, sot është dita e Shqipërisë që duam me shtet me punë dhe mirëqenie, është dita e PS në këtë Kongres të radhës përpara zgjedhjeve politike të radhës.

Zgjedhjet janë historike për më shumë një mandat, sepse në 18 qershor shqiptarët do të vendosin si do të jetë Shqipëria nesër.

Shqipërinë e morëm në dorë të rrënuar dhe pa shtet, të zhytur në borxhe.

Shqipëria që duam duhet të ulet sa më parë në tryezën e negociatave dhe të bëhet pjesë e BE, prandaj 18 qershori është si thotë ajo kënga labe ‘As për mua, as për ty, por për të gjithë Shqipërinë’.

Dhe tani heshtje, PD ka ikur në drejtim të paditur. Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet nga frika, një frikë më e madhe sesa një kope lepujsh në bark nga drejtësia, mbyllur në një bunker plasmasi, ku i ka shpallur luftën tërë dynjasë, Gjermanisë, BE, Amerikës.

Nuk duan zgjedhje se nuk duan Vettingun, sepse nuk flenë më gjumë që kur e votuan reformën në drejtësi, me iluzionin se do të mbetej në letër dhe e dinë këtë e dinë shumë mirë. Pa votuar Vettingun nuk i dalin dot para asnjë shqiptari për t’i kërkuar votën, prandaj duan që të hedhin në erë zgjedhjet, sikur bënë 20 vite më parë.

Më vjen shumë keq që erdhi puna deri këtu, bëra cmos që të mos ndodhte kështu. E di që nuk jeni ndier të qetë me lëshimet e mia, merre me mend Erjon Braçe, nuk e ka përjetuar mirë tërheqjen nga zgjedhjet në Kavajë, ose ne jemi dukur të ndrojtur përballë agresionit të tyre pa asnjë cak etik apo moral se për politik as që bëhet fjalë.

Por, kam dëgjuar shumë edhe nga ju, që thonë, sikur të ishin ata, ose ai do të kishte berë kështu, jemi krenarë që ne nuk jemi si ata.

Bëra gjithçka, iu ofruam atë që as në ëndrrën tonë më të bukur nuk guxuam ta shihnim kur ishim në opozitë.

U dhamë mundësinë që të mbikëqyrte qeverinë nga brenda me ndërkombëtarët, refuzuan gjithcka, sepse nuk e kanë hallin te zgjedhjet, as te droga, që e përmendin kaq shumë që duket sikur pinë hashash tërë natën, ata hallin e kanë të divorci i pamundur me të korruptuarit, që nis nga Vettingu.

Ashtu le të jetojnë, vetë e zgjodhën, tani le ta vuajnë, as më dhimbsen dhe as më bëhet vonë për ata, por njerëzit e zakonshëm që e shohin lidhjen me PD.

PD sillet si një shoqatë anarkiste, do të doja ti kishim përballë në 18 qershor, jo në bunkerin prej plasmasi, pasi mezi prisja që t’i mundnim edhe më thellë, por kur u dorëzova edhe unë, nuk ka ka mbetur asgjë tjetër vecse ti lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara.

Përpara drejt 18 qershorit, zgjedhjet do të bëhen. Cdo familjar në këtë vend, cdo burrë dhe grua që mbi fitoren e një pale mbi një palë do fitoren ndaj gjykatësve të korruptuar.

Në këtë ditë të Europës dhe të nisjes tonë drejt fitores unë u jap fjalën shqiptarëve kudo që të jenë se 18 qershori do të jetë dita e vettingut të popullit drejt politikës së vjetër dhe parlamenti i ri do ta nisë jetën me zhbllokimin e vettingut pas krijimit të qeverisë së re.

Do të jetë parlamenti i parë pa Saliun, por jo pa opozitë. Saliu e gjeti vetë rrugën e ikjes pa kthim nga ajo sallë, ku cënoi cdo normë edukate.

Shkeli cdo porosi të Kanunit, shau dhe shpifi pa fund, e rrëmbeu PD nga duart e studentëve në 1990, e coi në humnerë në 1997, e ringriti dhe tani e mbyti me duart e tij.

Duke e kthyer nga një alternativë në një fantazëm.

Nëse 1997 ishte rrëzimi tragjik, viti 2017 do të jetë rënia tragjikomike për shkak të budallallëkut të Lulëzimit.

Në këtë rrugë do të dëqgjoni gjëra nga më ndryshmet, se ska më kuptim, s’ka garë zgjedhjet janë të fituara, se kështu apo ashtu, se parlamenti do ta ketë jetën të shkurtër se PD do të jetë jashtë.

Kujtdo që mendon se parlamenti i ri do ta ketë jetën e shkurtër, gabon sepse liria e zgjedhjeve do të prodhojë opozitën e re.

Prandaj kjo garë më besoni është gara më e vështirë e PS që kur jam në krye të saj dhe me këtë rast përshëndes Fatos Nanon, sepse ne do të jemi jo vetëm forca e parë, por do të kemi një shumicë më të madhe se kurrë në 27 vite dhe kjo është një peshë përgjegjësie kolosale.

Cdo ndryshim në 44 muajt e fundit sot vlen vetëm si një bazë e mirë për të ndërtuar më tej Shqipërinë që duam.

Mbrëmë vonë pas mesnate shëtita vetëm në kantierin e sheshit ‘Skënderbej’, mu mbushën sytë me lot, sa shumë kohë u humb për të ndërtuar sheshin e kryeqendrës së Shqipërisë”, deklaroi Rama.

6 komente në “Rama: Saliu e rrëmbeu PD nga studentët në ‘90, e çoi në humnerë më ’97, tani e mbyti me duart e tij. Parlamenti i ri pa PD, jetëgjatë”

  1. Milan says:

    Shkoni perpara,kriminelet dhe hajdutet perpara ligjit

  2. SHQIPTARET E SHQIPERIS says:

    Z.RAMA dhe JUVE LEXUES te RESPEKTUAR ! SHQIPERIA S’BEHET SHTET LIGJOR me Saliun e zi,as me Kete trapin qe ka filluar e trash zerin ne bulevardit. Shqiperia s’behet me plehrat qe Kane kapur shtetin me gjithfare mjetesh;as me INTELEKTUALET qe jane bere sorte mbas Saliut e ketij kopilit me dy shtetesi.
    KUSH JA KA ME HILE POPULLIT ,POPULLI DO T’i BEJE GOGLA .

  3. mirel says:

    Sa per sqarim, per vocerraket qe e kane me te degjuar: Sali Berisha nuk ja rrembeu demokracine studenteve corapegrisur.
    Sali Berisha perdori studentet qe kerkonin uje drita, per te kapur shtetin.
    Edi Ramuti i sherbeu. Ashtu si Azem Hajdari, ashtu si Mero Baze.
    Sali Berisha e perdori gjuhen e dhunes dhe stilin e banditizmit qe ne fillim. E perdori strategjine e shkaterrimit qe ne momentet e para kur mbillte ideologjine e demokracise.
    “Deshmori” Gramoz Pashko e trumbetoi me se miri kete kyr vente e vinte ne propagande demokratike verdalle Shqiperise per te vjedhur dhe djegur gjithcka ne emer te cekut te bardhe.
    Ndoshta me qellim te “mire” dhe Edi dhe Mero u bene aksesore te kesaj dhune sistematike kunder shtetit qe Sali Berisha gjeneroi qe ne fillim, studentet qene vetem.mjet ne duart e qenerve qe u shtuan me gjithe zagare per copat e majme te pushtetit.

  4. ela says:

    se cfare beri ai e morem vesht….tani te shofim cfare do besh ti qe na e ke len peshqesh saliun pa e ndeshku me nje mal me krime…

  5. Neve says:

    Mirel,jane e tjera ato,se si e mori apogée se si Ja dhuruan pushtetet e pa kufishme Sali shpellarit… Rendesi ka qe,Rama te vazhdoje ne drejtimin e duhur,i zoteron kapacitetet intelektualet le,por DUHE T TE NDAHET PERFUNDIMISHT ME HAJDUTET e HAJNIVE.Mta Ne presidence eshte nje mine me sahat. Degjove Edi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje