Rama tregon se çfarë i tha Bashës tek Nishani

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detajet nga takimi me liderin e opozitës Lulzim Basha gjatë takimit që pati në Presidencë.

Gjatë fjalës nga kongresi i PS-së në Durrës Rama tha se se temë e bisedës ishte edhe kanabisi ku i kishte thënë Lulzim Bashës se ky vit është epilogu i luftës sonë me këtë fenomen.

“I thashë edhe Bashës në takimin që pata kur më përsëriste përrallën e qeverise teknike për të luftuar kanabisin.

Mos u lodh, i thashë, se ky vit është epilogu i luftës sonë me këtë fenomen dhe jo vetëm Shqipëria do dalë prej këtij viti e lehtësuar nga kjo plagë por edhe policia e shtetit do të dalë më e fortë.

Por, ata nuk do jenë as në kuvend, nuk di ku do jenë, do jenë rrugëve, do kërkojnë bar e s’do gjejnë dot, do thonë u ç’i bëmë vetes”- tha Rama.

Gjithashtu Rama deklaroi se i kishte thënë Bashës në atë takim ta harrojë 18 qershorin.

“Ca i thashë tjetër, i thashë harroje, 18 qershori nuk pret, ai është i njerëzve të zakonshëm dhe ne jemi të gjykuarit, ata janë gjykatësit, në 18 qershor mbyllet kapitulli i shëmtuar i një Shqipërie ku drejtësia është mall që shitët dhe blihet”- tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rama tregon se çfarë i tha Bashës tek Nishani”

  1. demokrat2016al says:

    Kujt i duhen keto intimitete politike, tregou burre dhe jo grua llafazane!!!!!
    Politika eshte kurve dhe nuk i tregon kembet ☺️😜

  2. drita says:

    Bere gabim qe e mbajtje kaq gjate S.Tahirin ne detyre, duhej shkarkuar me kohe, pasi kishte pergjegjesi direkte per drogen e mbjellur ne tere teritorin.Shiko sa me kujdes e profesionalizem po punon Fatmir Xhafa e pa buje,nuk del ne televizione sic bente S.Tahiri e disa te tjere qe nuk rrine pa dale 5 here ne dite ne televizor edhe per gjera me te vogla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *