Safet Gjici flet në median skoceze “SunSport”: Do të doja një përballje me Sëlltikun në Champions

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka dhënë një intervistë për tabloidin e njohur skocez “The Scottish Sun”

Numri një i klubit verilindoër është intervistuar në kuadër të rekordit të përbashkët të Kukësit dhe Sëlltikut, në lidhje me pathyeshmërinë në kampionati.

Di gjithçka për Sëlltikun pasi futbollisti i famshëm shqiptar, Rudi Vata, luajti për të në vitet ’90. Ai ishte lojtari i parë shqiptar që doli të luante jashtë Shqipërisë dhe të gjithë në vendin tonë e njohin Sëlltikun, pasi ai luante me të. Më kujtohet që i kam ndjekur në finalen e Kupës UEFA ndaj Portos në vitin 2003. Për klubin tonë, do të ishte një kënaqësi e vërtetë dhe një nder të përballemi me Sëlltikun në Ligën e Kampioneve, nëse do të arrijmë atje. Ata janë një prej klubeve me të cilët ne mund të përballemi në këtë turne.Sigurisht, ne duhet të fitojmë më parë titullin për herë të parë, që të shkojmë deri këtu, por deri tani, sezoni ynë ka qenë i suksesshëm. Ne kemi fituar deri tani vetëm Kupën e Shqipërisë, ndaj për ne, të fitonim titullin do të ishte një arritje e jashtëzakonshme”

Në vijim, Safet Gjici, u bëri të ditur dhe sukseset që Kukësi ka bërë në Kupat e Europës, ku arritën që të bënin historinë.

Që nga momenti kur jam përfshirë në klub, në vitin 2011, jemi kualifikuar çdo sezon në Ligën e Europës, ndonëse pjesën më të madhe të ndeshjeve që kemi luajtur në këtë turne i kemi zhvilluar në kryeqytet, Tiranë.Në sezonin 2013-2014, ne kaluam tre raunde në Ligën e Europës, deri në turin play-off. Padyshim, paraqitja jonë më e mirë ishte ajo kur mundëm Metalurg Donjeck të Ukrainës në raundin e tretë kualifikues. Por, nuk isha në dijeni se edhe Sëlltiku ishte i pamposhtur në të gjithë sezonin në Skoci, ndaj është diçka e këndshme që kemi një gjë të tillë të përbashkët me një klub të madh si ky.Unë nuk e kam vizituar asnjëherë Skocinë, por do të dëshiroja shumë, pasi miq të mi të cilët kanë qenë atje, më kanë treguar se është një vend i këndshëm, me njerëz miqësore, i ngjashëm me Shqipërinë”, u shpreh presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *