Steinmeier mesazh Metës: Vendi juaj mund të mbështetet tek Gjermania, pres me kënaqësi bashkëpunimin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të zgjedhur Ilir Meta.

Steinmeier ka ofruar mbështetjen e tij për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera, kreu i shtetit gjerman, fton vendin tonë që të përmbushë me vendosmëri pesë prioritetet kyçe që i ka vendosur si detyrë BE.

Letra e plotë

“Ju përgëzoj shumë përzemërsisht, edhe në emër të bashkëkombasve të mi, për zgjedhjen Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë.

Vendi Juaj gjendet përpara sfidash të mëdha. Me miratimin konsensual të reformës në drejtësi vitin e shkuar vendi Juaj ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor.

Vijimi dhe zbatimi me vendosmëri i këtij kursi reformash, në mënyrë të veçantë i të ashtuquajtuave pesë prioritete kyçe, përbën detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Të jeni i sigurt se vendi Juaj mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm në rrugën e mëtejshme të integrimit evropian.

Pres me kënaqësi bashkëpunimin besimplotë me ju.

Frank-Walter Steinmeier President i Republikës Federale të Gjermanisë” shkruan  Frank-Walter Steinmeier.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Steinmeier mesazh Metës: Vendi juaj mund të mbështetet tek Gjermania, pres me kënaqësi bashkëpunimin”

  1. kombi says:

    KY SHANC NUK DUHET HUMBUR KURRE.NJE GABIM TE TILLE E BEN VETEM NJE ANTISHQIPETAR. DIKUR QAHESHIM QE EUROPA NUK NA JEP DOREN, PER TU ZHVILLUAR SI SHTETI ME I VARFER,POR TANI QE ATA NA JAPIN DOREN, SHQIPERIA NUK PO TREGOHET E GATESHME.

  2. apokalips says:

    C’fare thua o Dojc……..Gjermania duhet te mbeshtetet te Meta. Si te dukemi ne shqiptaret ty te varfer ? ….debila po mund te na quash , por jo te varfer . Ja p.sh ….ate kapital qe gjermania e ka bere me shekuj ,dhe te trasheguar ne e kemi bere vetem per 20 vjet…….or cun.
    Hajde urdhero me thuaj ti tani…… ka te mencur qe te rrezikoje kaq shume per tu pasuruar kaq shpejt. Prandaj mos na ofendo o ……gjermano.

  3. goni says:

    Sot ne Rusi po festohet Fitorja mbi Fashizmin!Shkrojta ne koment tek tema Rusia,por jo vetem komenti nuk u botua,por edhe artikulli,mbi fitoren e rusis u largaua.Pse,a ka qensur,dhe kush e ben ket pune,u mund te zhvillohet dhe te prodhohet buka e gojes,kur ka perzirje te medha ne rrjete,dhe ne krejt hapsiren e ashtuquajtur demokratike.mendoj se jo,sepse Njerez qe nuk kann pervoje,qe kur kann le nuk u eshte ndare asfalti,dhe copat e mishit,qe nuk din qeshte ngrenja e buke se kollomoqit,me kos te holluar,me uje,dhe me turshi,qepe e kripe,kta Njerez te hurit e te litarit,pretendojne te udheheqin Europen ne te ardhmen.Shkrojta per Putin,sepse Steinmajer Shok i Putin eshte,pra nuk jam jashte Teme,se Putin nuk eshte Stalin,dhe shkrojta nje Fjali per Gerard Deprdy,i Cili eshte nje Artist Filmash Shum i njohur ne Bote,dhe mendoj Shum i mire,ne rrolet qe i ka marre nga Rregjizoret e ndryshem.Por perzierja e Tije me Politiken,e ka zhvlvtesuar Karrjeren e Tije si Artist Filmi!Pra dalim prap aty ku e filluam,Njeriu nuk mund ti beje te gjitha,Dhe Deprdy,mendoj,eshte mire per Te,te largohet nga kta lojra te dyshimta,sepse nuk eshte gje tjeter vetem mish per top!Ta provoje dhe te eci rruges se Tije si nje Njeri i Pavarur,ne Europen e vetquajtur Demokratike,qe ne te vertete eshte Diktatura me e Ashper qe ka pa Njerezimi ndonjehere(eshte diktaure latente).Pra provoje Depardy,Ju qe i bini fyellit vetem ne nje vrime,provoje ec si i pavarur rrugeve te Europes,do te leqitesh,sepse do te kujtojne se kerkon informacion,pra shikoni sa qesharake eshte kjo demokraci qe Ju e mbroni,duke sulmuar,vetm,njerin krah,dhe duke neglizhuar,ose harruar,ose nuk e dini,se krimet e pas LDB,jan nga permasat,katastrofike,dhe nuk mund te krahasohen.Shikojeni ParisinTuaj,nuk shfajsoj kerkend,por eshte qesharake qe Kriminelet urdherdhenes nuk i ndyjne durt me kta krime sepse Vete Europijanet zbatojne urdherat Shum me mire se Ushtaret me uniforme.Pra Depardy,ne qofte se e lexoni,kete koment,dhe mund ta lexoni,sepse kjo eshte Europa e pasluftes,ket koment mud ta marresh,ose jo,varet nga urdherdhenesit,por Ju dhe Shum si Ju jeni ne erresiren e Informacionit,dhe lajmet qe jipen ne Media,jane vetem Maja e Aisbergut.Kur shkrova per sulme te njepasnjeshme,ket nuk e shashe vete,por Media e ka thene,dhe kur thashe Obama eshte pas ISS,media e ka thene,dhe kur thashe Europa mund te Islamizohet,kjo eshte vetem nje Supozim Imi,por po te shikosh me vemendje,krimet e pas LDB,atehere mendoj ndoshta eshte me mire Islamizimi i Europes!Ndersa persa i perket Putin,mendoj eshte nje Figure,qe sot per sot ka nevoje Rusia,duke u lutur qe te largohet nga drejtimi i Rusise,pas ktij legjislacioni,dhe ne vend te Tije te vije nje Njeri i Pavarur,jo i kapur bir i Popullit Rus,qe Rusia te koncentrohet ne Rusi,pra jo Putin deri ne vdekjen e Tije!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *