Të shkruash statuse nga Parisi për “Republikën e Re” si Artan Fuga dhe të shohësh nga TV, si do shkojmë ne për lesh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Po nëse e keni ndarë mendjen dhe nuk e keni thjesht narracion Republikën e Re niseni nga vetja që t’ju ndjekim me besim. Bëjeni fillimisht duke dorëzuar çdo përfitim nga ky sistem që ishte dhe është më shumë juaji, se imi dhe të tjerëve. Se sa herë mendoj: Që ja u dogj Shqipëria, me del në imagjinatë Artan Fuga që shkruan statuse nga Parisi dhe plot të tjerë që do shohin si shkojmë për lesh ne të gjithë nga televizori i madh, ata vetë në vilat e bukura dhe panoramike.

Nga Mira Kazhani*

Të vret veshin kur dëgjon thirrje kundër sistemit të sotëm nga të gjitha ata që e ngritën sistemin. Ku nuk ka dyshim që ky sistem nuk është prej engjëlli dhe as prej floriri. Ka ndryshk e bakër edhe plot mëkate. Si kudo dhe siç ndodh prej shekujsh. Bota nuk ka qenë asnjëherë e kulluar dhe intrigat nuk u shpikën sot. Por të ulësh e të shash Ti që veç ke përfituar nga ky sistem është të shkulësh flokët!

Të gjithë pagatorë e të paguar me bulmetin e kësaj Republikës së vjetër dhe sot meqë kanë humbur pushtet, akses dhe nuk po marrin aq shumë para po shiten ekraneve si idealistë e revolucionarë. Para se të rrëzoni sistemin, falini dhe vilat tuaja, makinat e shtrenjta, se i keni bërë në këtë sistem qelbanik që duhet ta mposhtë Republika e Re. Jepuani të varfërve që ka shtypur Edi Rama! Bëjeni simbolikën e betejës tuaj morale, që më pas t’ju ndjekë dhe populli!

Në fakt kur jeton në vila dhe vetëm nëpër dreka me verë të shtrenjtë të mërzitet jeta pak dhe ke nevojë për ngjarje në qytet. Është pak a shumë si me një histori të vogël që po ua rrëfej edhe si ilustrim:

Para disa javësh pata ditëlindjen dhe meqë nuk kisha bërë as pushime në verë, as në dimër, qoftë edhe një fundjavë, vendosa që t’i dhuroja vetes tre ditë pushim. Udhëtimi nuk ishte aq shkëlqyes sa dukej në Instagram, sepse humba kuletën tek H&M duke blerë një veshje për shkak se tersi ishte me bollëk sapo zbritëm në aeroport, kur mësuam se valixhet vinin ditën tjetër. Udhëtimi shkoi mirë pavarësisht se nuk bleva dot as dy bluza tek H&M dhe me shoqet shijova shëtitjen nëpër dyqane, bare dhe restorante. Në shëtitje e sipër për kuriozitet u futëm tek Shtëpia e Hermes.

Nga natyra dhe profesioni jam vetëm kurioze, dashtë Zoti bëhem edhe e pasur si shumë të tjerë në këtë vend po për momentin shijoj pamjet. Shtëpia e Hermes ishte e mbushur me aziatikë, arabë edhe europianë tek tuk. Blinin çanta 10 mijë euro. Një shall i hollë, që as nuk më pëlqen edhe po të ma falnin kushtonte sa një rrogë e majme mujore në Shqipëri. Ato shapkat e famshme Hermes ishin në të gjithë ngjyrat. Janë koti fare për shijen time, po gratë dhe vajzat e pasura i blejnë për status,- më thonë. Deri në këtë pikë jemi okay, sepse kur nuk je i pasur nuk mund t’i kuptosh disa rite dhe maraze mode. Ama shoqja ime, e cila nuk para lexon shumë libra dhe nuk i ka përzemër filozofitë për jetën, por që ka një ndriçim popullor për t’u pasur zili tha perlën e udhëtimit: “Ore, mirë ishte aty te Hermes, po njerëzit pse ishin të gjithë aq të mërzitur. Blinin një shalë kali 12 mijë euro, një çantë 20 e kusur, shapkat në të gjitha ngjyrat dhe mbanin turinjtë varur sikur t’u kishte rënë halli më i madh i botës?!

Njerëz të bezdisur nga jeta e mirë. Të vrenjtur, të ngrysur, pa asnjë shprehi fytyre, tërë kohës uf-buf. Sikur sapo kishin dalë nga frigoriferi. Të ngrirë! Paguanin me kartat e kreditit dhe nuk ju qeshte buza. Ndërsa ne me kuletë të humbur, të veshur me Zara dhe H&M shëtitëm dyqan më dyqan dhe nuk u mërzitëm për ato gjërat luksoze, që përvese nuk i blinim dot, as nuk na pëlqenin.

Historiza që ju thashë më lart ka një lidhje me ata, që sot dalin dhe flasin kundër sistemit dhe që duan një Republikë të Re. Ngjajnë shumë me klientët e shtëpisë Hermes. Ju ka ardhur në majë të hundës kjo Republika që i bëri me vila, ju dha pushtet, sharm, histori paralele, fuqi, i bëri madje edhe të paprekshëm. Ke të drejtë të mërzitesh me jetën e mirë dhe vikërka një moment që ashtu si klientët e shtëpisë Hermes nuk të gëzon më asgjë. As e dashura, as gruaja, as vera e mirë, as miqtë hokatarë, as makina, as udhëtimet, as librat që lexon apo boton. Asgjë! Kërkon të jesh pjesë e historisë dhe meqë jetën e ke xham kërkon sherr. Se ndryshe nuk mund të shpjegosh dalldisjen e atyre, që sot i kanë fryrë kokën kryetarit demokrat se gjuha e dhunës, mos bindja civile, me shpirt lufta, është ajo që i duhet vendit ose atyre dhe atij! Nuk jam e sigurt se flasin për Shqipërinë edhe kur nuk kanë kamera përpara.

Luftë? Po për çfarë? Çfarë është kjo Republika e Re njëherë? Kanabisi do thoni? Do zhdukë Kanabisin? Po tjetër kë do zhdukë? Se i bie të shfarosen të parët këta që flasin. Se ju që lexoni, ju vret ndërgjegjen kur vononi të paguani kredinë apo dritat e shtëpisë. Po nuk e dini çfarë ndodh në këtë planetin e “dijetarëve”!
Kthehem tek kanabis, se për atë jam plotësisht dakord. Shqipëria është mbjellë në kanabis! Po si zgjidhet kjo? Kush ia pa hajrin revolucioneve. Me dhunë? Me linçim? Është tmerruese ajo që artikulohet ekraneve dhe nëpër rrjetet sociale. Sepse sidomos linçimi është bërë mjet për të mposhtur çdokënd, që guxon të mbrojë një anë që nuk është e tjetrit. Kuptohet kush bie në kurth, se ka që nuk dëgjojnë nga ai vesh dhe kanë ndaluar edhe screenshot-tet .

Pas linçimit vjen edhe dhuna. Dhuna po kthehet në alternativën e Republikës së Re. Jetojmë në një vend te vogël sa një bonbone. Në një vend ku nuk ka nevojë të sillemi si njerëz kaq të mëdhenj e të rëndësishëm. Jemi shumë më të vegjël nga çfarë delirojmë. Jemi shumë më pak të rëndësishëm kur bëhemi qesharak duke çliruar opsione dhune. Sot është 9 Maji, dita e Europës. Kjo bonbonia jonë Shqipëri nuk ka asnjë derë më të mirë sesa Europa.

Skënderbeun, ndaj historia e mbajti me të mirë, sepse më shumë sesa i fortë ishte një strateg e diplomat, ishte një Europian. Po të qe për dhunë e forcë nuk e mbante asnjë ditë në kontroll këtë tokë. Nuk kemi asnjë mundësi veç Europës. Shqipërinë nuk e duam kur na mungojnë lekët apo pushteti dhe nuk mund ta shkatërrojmë, se nuk na frymëzon më as pasuria që kemi vënë, se na ka zënë depresioni i jetës së mirë pa halle, se bie dëshira për seks dhe duhet veç një fabul për të shtyrë jetën dhe debatet televizive, kafet dhe tavolinat e Tiranës. Nuk mund ta urresh Shqipërinë sepse je në opozitë dhe ke ngut për të qenë prapë në pushtet. Duro dhe prit. Rritu me alternativë dhe jo duke thyer xhamat. Jemi thyer kushedi sa herë, zemrash, copash…

E kam kaluar adoleshencën spitaleve me vëllain e plagosur në ’97-ën nga një plumb qorr në ajër. Më vonë erdhi Fakulteti dhe puna për të mbajtur veten se kështu e kemi në jabanxhinjtë e Tiranës, ne të rretheve kemi ardhur me -50 milion në kryeqytet –thotë një shoku im. Po vështirësive nuk kemi pse ju fshihemi, as pse ju krenohemi. Për askënd nuk ka qenë jeta e lehtë në Shqipëri.

Vetëm kjo dekada e fundit ka sjellë një ajër Europë dhe sikur ka lëvizur disi ora e vjetër. Jemi bërë më të njohur. Jemi vend anëtar në NATO, lëvizim lirshëm nëpër Europë. Vitin që shkoi morëm pjesë në Kampionatin Europian të futbollit. Refugjatët e dikurshëm janë bërë njerëz të suksesshëm. Politikanët vishen më mirë sesa dikur, flasin anglishte më të mirë sesa dikur. Ushqehemi më mirë. Biznesmenët janë dobësuar dhe bëjnë vrap te liqeni. Kemi supermarkete më të mirë. Pastaj kemi një lumë hallesh, një mal me beteja kundër korrupsionit, padrejtësive dhe pamundësive, për të cilat duhet luftuar çdo ditë dhe jo me fushata, dhe sidomos pa nevojën e dhunës.

Druaj se gjuha e vrazhdë, veshur me mesazhet e dhunës së kryetarit demokrat Lulzim Basha, nuk i bën mirë një shoqërie ku ende ka burra që i hedhin gratë nga ballkoni, i varin për këmbësh si lepuj dhe i vrasin në gjakftohtësi.

Ka kohë që civilizimet nuk vijnë më nga shkatërrimet. Shqipëria është shkatërruar kushedi sa herë. Pse duhet ta grisim prapë?! Është e lodhur duke e nisur jetën nga e para. Mundemi ta bëjmë me oferta dhe propozime. Mundemi ta bëjmë me mjetet e demokracisë dhe jo të rrugës. Të kërkosh ta çosh ne fund se do ta ribësh ti që ishe në të gjitha herët kur ajo po bëhej, është veç një tekë absurde dhe diabolike. Jeni pak me vonesë, po nuk keni edhe faj.

Duan punë vilat për t’u mirëmbajtur. Po udhëtimet? Jetët paralele që të hanë shumë kohë e shpirt. Bëhet e mërzitshme çdo gjë në një periudhë të caktuar të jetës dhe nuk të ngacmon gjakun asgjë, veç gjakut! Po nëse e keni ndarë mendjen dhe nuk e keni thjesht narracion Republikën e Re niseni nga vetja që t’ju ndjekim me besim. Bëjeni fillimisht duke dorëzuar çdo përfitim nga ky sistem që ishte dhe është më shumë juaji, se imi dhe të tjerëve. Se sa herë mendoj: Që ja u dogj Shqipëria, me del në imagjinatë Artan Fuga që shkruan statuse nga Parisi dhe plot të tjerë që do shohin si shkojmë për lesh ne të gjithë nga televizori i madh, ata vetë në vilat e bukura dhe panoramike. (TiranaPost)

*Titulli origjinal: Si klientët e shtëpisë Hermes

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

41 komente në “Të shkruash statuse nga Parisi për “Republikën e Re” si Artan Fuga dhe të shohësh nga TV, si do shkojmë ne për lesh”

  1. Alba says:

    Super shkrim! Bravo Mira.

    1. Grigor says:

      Jam shume dakord Alba. Shkrim shumë i bukur. Po I them edhe një puç puç si Klodi këtu poshtë sepse e meriton. Por kemi nje problem të madh. Ky artikull duhet të lexohet dhe te kuptohet, përpara se të bëjë punë.
      Problemi eshte se ata qe shkaterrojne Shqipërinë, ata qe kane per parim vetem dhunën, ata që shkojne mbrapa Berishës si çakenj ( Jo Bashës, sepse atij as gruaja nuk I shkon mbrapa), ata nuk dine te lexojnë. Jo se nuk dinë shkrim e këndim, sepse firmën e hedhin dhe “shkollen e Tuç Makut” e kane mesuar shumë mirë.
      Por nuk dinë të lexojnë sepse I kane sytë gjithë gjak, si kriminelet qe duan vetem të shkatërrojnë, të vrasin gjoja komunistet, dhe sillen si fashistë. Këta sot kane nje emër – çadrista.
      Por eshte per te ardhur keq kur sheh mes çadristave edhe disa gra we duken shume te fisme ne plan te pare. Megjithate, keto gra we duken “te fisme”, nuk kane si rol model Majlinda Bregun, por kane Lul Bashën, turpin e PD-se, turpin e politikës.
      Kur ka gra te tilla ne Shqiperi, e ç’pyet për burrat? Ata janë nje nivel poshtë kafsheve.
      Prandaj shkon dëm ky shkrim brilant I Mira Kazhanit, sepse ata qe duhet ta lexojne, nuk dinë qe edhe lexohet në kete jete.
      Ne qe e lexojme, nuk kemi nevoje per nje shkrim te tille brilant. Me falni per shtrembërimin e shqipes. Brilant ka perkthyesi e bukur I shkelqyer.
      Por ky shkrim nuk eshte per ne. Ne jemi demokrate. Ne nuk vjedhin vota. Nuk e shesim voten tone tek LSI apo PS, apo PD, per nje vend pune me mundesi ryshfeti. Ky shkrim per ne vjen vetem si ngushellim. Ngushëllim qe ka edhe shqipetare te ndershem. Por, mjafton ngushellimi si ndjesi qe te na beje te ndjehesh mire? Ngushellimi eshte vetem ndjesi humbëse. Me vjen ndër mend nje proverb Italian:
      Chi vive sperando, more cagando.
      Shpresoj, qe te mos shpresojmë kaq shumë, por ta marrim fatin tone ne duart tona. Të mos ta lëmë në duart e Metës që mos o zot, as të Ramës, por sidomos Jo në dorë të atyre që vetëm dinë të shkatërrojnë. Dhe ju e dini kush.

    2. Suphan says:

      Te lumte, mire ja ke bere llafazanit te privilegjuar te kohes se Enverit, e di une se ku e ka inatin me Ramën, e ka tek gruaja e Ramës zatën 🎊

  2. klodi says:

    Puc shume shkrim i bukur.

  3. AMY says:

    pse nuk thua ti Mira qe kanabisin qe nge e ul ne cader Luluja e mbollen ata vete me kryeqenderne e bekuar nga qeveria berisha Lazaratin, nuk ishte kanabis dhe kriminel qe mbushnin kamionet e maunet e i conin neper europe ne kohen e bashes dhe berishes jo shume te larget ? Po ky artan fuga kush eshte ? nje psikopat qe ne pamje ta jep, nje njeri i cmendur vetmitar qe enderron luftra si puna e sanco pancos , nje idiot i semure mendrisht qe kushedi se ku i eshte prishur qejfi me Ramen dhe nuk di se cfare flet, Po ca gazetar qe e ushtyn Lulune te bej lufte , qe i rrine ne cader dhe qe ne darke shkojne nxjerrin vrere te emisioni i Blendi Fevziut, seppse dhe ai indirekt i nxit ? Cfare jane keta pseudointelektuale te semure, qe vetem per qejfmbetje personale apo xhelozira, dhe qe shquhen qe nuk kane bere asgje per kete vend, nxisin fjale dhune nga ai bunker plastamasi ? pse nuk marrin shembull nga europa demokrate dhe e kulturuar, kur do behen njehere njerez keta jo- njerez ?

  4. rozi says:

    e ke qarë Mira! Më shkoqur s’ka si shkruhet.

  5. Canadien says:

    Je Yll Mira!

  6. atdhetari says:

    Artikulli I thote gjerat shume qarte por a eshte e mundur qe hajdutet e ketij vendi te ballafaqohen me realitetin. Ka dy rruge njera eshte te krijohet rremuje,trazira.shkaterrime duke shpetuar gjene e vjedhur dhe e dyte te funksionoje shteti ligjet,vetingu dhe kazani i pleherave shkon ne burg dhe me kete rast mund te shlyhen edhe ca borxhe te shtetit nga sekuestrimet qe do te behen. Me vjen keq kur degjoj kermen Sali qe uleret per ballet e popullit dhe une edhe sot nuk marre dot shtepine qe me sekuestroj regjimi komunist.Zbriti nga malet kafsha Sali I biri Sheqeres dhe sot eshte miliarder.

  7. butrinti says:

    MJRE E THUA POR KUJT JA THUA MOJ MIRA. ATA NUK KANE AS SY DHE AS VESH NE ATE ANE MADJE AS TRURI NUK JU PUNON JANE MAKINA ME KURRDISJE . LODRA FEMIJESH ….I MBAN MEND …!!!!

  8. Asus says:

    Shume bukur! Sherri I njerezve te ngopur nga jeta.

  9. Sefer Loku says:

    Mira, te dua! E ke qare. Martohu me mua.

  10. anamaria says:

    E beri dhe kazani nje hartim , per klasen e 4 fillore !!!!!!!!!!!!!!!
    Rendesi kishte qe te tregonte se kishte ber pushime jasht shtetit …
    asgje tjeter interesante…ne fakt as qe mund te pritet me shum nga kjo lloj gazetaruceje.!!!!!!!!!!!

  11. anamaria says:

    E beri dhe kazani nje hartim , per klasen e 4 fillore !!!!!!!!!!!!!!!
    Rendesi kishte qe te tregonte se kishte ber pushime jasht shtetit …
    asgje tjeter interesante…ne fakt as qe mund te pritet me shum nga kjo lloj gazetaruceje.!!!!!!!!!!!

    Botojeni komentin !!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Zani Burimi says:

      Shqipen nuk di ta shkruash, moj ANAMARIA!
      Sa per “hartim” kjo Mira Kazhani te than piket, moj goce, madje dhe eshte ca si shume me e zgjuar dhe me e kenduar se medemek “profesori” i motocikletes, “filozofi” Artan Fuga.
      “Zot i madh, me jep fuqi qe te mos shkruaj, kur jam nje gjysmanalfabet!” – ka thene nje i Madh. Me siguri per ju e ka shkruar, moj Anamaria!
      Mira Kazhani, e ke qare kete shkrim duke i karakterizuar ne menyre prefekte keta te renet nga fiku te Lylit e Salehut!

  12. Haka Tekizoti says:

    Shkruar me zemër.

  13. Xhuli says:

    Bravo, te lumte pena

    1. Dumdum says:

      Xhule te qenka bere qfi eh?!

  14. Ana says:

    Mira je shum kinge bravoo.

  15. Legenburre says:

    Sa e mire je moj Mira,bravo

  16. Entuena says:

    Super nuk mund ti heq as shtoj as nje presje.

  17. kot fare says:

    Mira! Urime per shkrimin dhe medazhet qe jep.Veçse une mendoj pak ndryshe per merzitjen e pasanikeve te sotem. Une mendpj se kjo merzitje vjen nga qe e ndjen se ato leke qe konsumon pa kursim nuk jane te tuat,aq me teper kur ke lyer dhe duart me gjak
    Ata e ndjejne se dikur ata vete ose pasardhesit e tyre kane per te paguar nje cmim te tmereshem per paudhesite qe kane bere. Dhe kjo ka filluar te tregohet me brezin e ri te tyre qe po degjeneron me menyrem me banale nga qe prinderit nuk kane çfare ti mesojne veç urejtjes per njerezit qe nuk jane si ata
    une mendoj se kjo fare e keqe eshte e pamundur te ndreqet

  18. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    I Love You Mira.
    sepse shkruan me mendje dhe zemer

  19. Toni says:

    O Mira je bere nje shkrim qe me ke kenaur zemren💕💋🌟

  20. LLAMBI VODICA says:

    mbas 27 vitesh kam lezuar nje shkrim 2here thank you MIRA

  21. Ylli says:

    Shkrim realist ,pak folklorist por si majtiste qe je zonjushe eshte e kuptueshme.Duhet ta mbash mend 20 janarin 2011 ???.Populli i kerkon zgjidhjet jashte kornizes kushtetuese…uleriste Rama.Dhe ndodhi 21 janari famshem.Ne cilin krah ishit zonjushe ???Besoj ne ate te venies se Zjarrit.Shiko znjsh Mira , kush ishte pro cadres se atehershme duhet te jete dhe sot pro.Kush ishte kunder ,automatikisht duhet te jete kunder.Vetem keshtu mund tju besosh qe juve….cuditerisht juve gazetareve ju dhimbset Shqiperia!!.Ne te kunderten i bie qe atehere te ishe Artane Fugesha dhe sot Mira Kazhani.A njeri si perceptim ose tjetra.Por ,me vjen keq ta them ,ju gazetaret jeni sharlatane te peshtire.
    Ate historine e “Hermes” mos ta thoje fare.Do ishte me domethenes takimet me shoqet ne Tirane te kali i Skenderbeut….ketij po i thone fat.
    .

  22. Alf says:

    Shame sakte dhe bukur. Well done!

  23. Ilo says:

    Po te kishe nje cmim gazetarie do ta merry Mit Kazhani dhe asnjë here analist te percudnuar qe na mbine ne TV jeni e vecante!.

  24. Ahmet says:

    Te lumt Mira.Lulashi qe gerthet si i cmendur per dhune ka 3 halle .e par : kA hallin se i kA dale nga dora monopoli idroges.E dyta : me qe. Eshte i sigurte se do te humbe ne zgjedhje don te justifikoje humbjen.E tretA : Ka frige nga Vetingu ,ndaj don te shpetoje duke krijuar rremuje e dhune.

  25. artan says:

    Ted lumte Mira, por Shkullaku qe ben thirrje per dhune nga cadra, kete analize nuk ka per ta lexuar.

  26. artan says:

    Te lumte Mira, por Shkullaku qe ben thirrje per dhune nga cadra, kete analize nuk ka per ta lexuar.

  27. qamo says:

    Thjesht, Mira, TË LUMTË MOJ VAJZË…!!! E tillë duhej të ishte rinia shqiptare dhe jo injorantët idiotë, mediokër, që ngopen me përralla megalomane, nacionaliste dhe shiten për pesë mijë lekë (të vjetra)…

  28. Melenchon says:

    “Republika e Re” nuk eshte veçse nje kopje debile e “Republikes se 6-te” se Mélenchon-it, kandidatit neo-komunist per president te Frances (fitoi 19% në raundin e parë) : e ka degjuar Fuga ne France (gjate fushates elektorale) dhe ja ka peshperitur Lulit.
    Budalla njeri, budalla tjetri.
    Shqipëria nuk eshte Franca. Dhe Luli, nuk eshte Mélenchon.

  29. arturi says:

    🌟🌟🌟🌟🌟

  30. shoku says:

    Mira je shume e mire.
    Shkrim i perkrye.
    Nje gure i vogel, por me vlere ne mozaikun e heshtur te dijes.

  31. Arber says:

    shkrim shume i mire.. eshte momenti qe te mendojme si patriot dhe ta duam vendin jo ta shkaterrojme,, Fuga ka kohe qe nuk di ca flet,, mendoni nje filozof qe duhet te bind me ide dhe alternativa del dhe ben thirrje per lufte

  32. mariana says:

    Nje bravo te madhe per artikullin.Te lumte Mira,Je e mrekullueshme dhe shume e sakte,Nje panorame ekzakte te situates.
    Eh sa mire do ishte qe te gjithe politikanet te benin nje analize si kjo e jotja .
    Por jemi shume larg ketij realiteti.
    te falenderoj

  33. ABC says:

    E dashur Mira,
    me fal qe do te kundershtoj pak, por nuk e bejne nga merzia Mira, jo nuk jane akoma ne ate nivel keta palacot qe te bejne gjera nga merzia, e bejne te gjithe kete se sic thote nje fjale e jona popullore: “Ujku mjegull do”. Keta te gjithe e urrejne driten, se ne drite nuk mund te vjedhin, te vrasin, te percmojne, te dhunojne, keta duan naten dhe erresiren. Dhe fatkeqesia e ketij kombi eshte se shume jane po te tille: kacake nate dhe hajduta te pabese, qe te vrasin naten, e te qajne diten. Ndaj dhe duan trazira dhe as qe ju behet vone se do te vriten perseri disa “kokepalare” (ne cilin vend te botes zgjidhet per president personi qe i etiketon njerezit qe ka vrare keshtu?)!

  34. Milloshi. says:

    Porosit shkrimin zyra e Fuges se vogel . E capravit Mira. E shperndajne propaganduesit me tendera . Te Detyrojne pastaj jo vetem ta lexosh, po edhe te mos guxosh te thuash qe sapo ke lexuar nje idiotesi fund e krye.. Nje shkrim teveqel pa asnje bosht qendrimi permbajtje e justifikimi. Nje deshperim rilindas. Dmth sipas ketyre – meqe jemi te detyruar te punojme ne kete sistem “Hajdutesh me Pordhe” sic jane Rilindasit , meqenese na japin rroge keta neve ( a thua e marrim qyl ate pacavure rroge) , Ne- te tere banoret e pallatit te Endrrave rilindase , duhet te mbyllim gojen e te degjojme vetem cfare na thote lart – hajvani nga zyra e kryeministrise ne monologjet kazhaneske apo ai tjetri nga cadra. Pika qe nuk ju bie , juve, propagandes 3 lekshe dhe lekeve qe ju mbajne me buke dhe per ca kohe, per te na fyeni perdite inteligjencen e te na e merzisni perfundimisht kete vend.

  35. Venera says:

    Ca do Mira? Ti dalesh ne krah pozites dhe te ndihmoje te lulezoje? Jini real me aq sa dini keni dhe jeni . Perse do te dalesh ne mbeshtetje te Rames? A keni turp kur ne Paris e kuptoni se ne Shqiperi akoma enderrojme te kalojme muajin? Se nga Shqiperia po ikin ne cdo cep te Europes ,njesoj si ne 90-ten njerezit pa dokumenta por me aviona jo me gomone. Mijera te zeza i shkofshin politikaneve pa perjashtim , njesoj ssa cmimet e gjithe produkteve Hermes se na e telenndisen jeten, mallkimi i njerezve te ndershem qe punojne e studiojne per nje dite te mire e nuk gjejne asnje te mire ne fund i ndjekte edhe pertej varrit! Mira mos na e ngrit ne piedestal Edin, aman jo! As Shqiperine ! Nuk jemi ne kohen e Skenderbeut, as ne standartin e Hermesit, s’kemi mbiemrin Fullani/ Mevlani/ Hoxha etj etj. Ne jemi ca te mjere nga fati, ku ketu ne Europe kemi me pak te drejta se nje person me ngjyre qe i japin te drejte te integrohet me shume se sa ne qe kemi Edin, patem Saliun e shume te tjere! Ca do Mira?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *