VIDEO/ Pandeli Majko: Na mbeti pushteti në dorë. Braçe-Fino, ‘sherr’ për Juven

Gazetarja e Report Tv Elona Gjylmi ka ndjekur hap pas hapi aktivitetin më të rëndësishëm të vitit për Partinë Socialiste.

Pas prezantimit të kandidatëve dhe programit, socialistet jashtë ambienteve të pallatit të sportit në Durrës shprehen me lirshem dhe me batuta.

Kandidatë të ndryshëm për deputet kanë dhënë objektivat e tyre për zgjedhjet e 18 qershorit, nga ku ata shprehin bindjen se do të dalin me një mandat të dytë 4 vjeçar, ndërsa nuk kanë munguar batutat nga Majko, Braçe dhe Fino.

Majko u shpreh se priste që nga negociatat të kishte një marrëveshje, pasi PD i është ofruar shumë, por as ata nuk e dinë se cfarë duan.

 “Na ka mbetur pushteti në dorë, shaka (qesh). Kavaja? Nuk është problemi se trembem se kam parë edhe më keq, po bëhet një terapi kolektive që po nxit një marrëdhënie konfliktuale.

 Shpresoja shumë te negociatat, një qeveri që të ofron një zv/ kryeministër dhe ofertë koalicioni, por jemi përballë njerëzve që nuk e dinë se cfarë duan.

 Nëse do të shmangim 18 qershorin, sistemi juridik në Shqipëri do të vihen në pikëpyetje” tha ish-kryeministri.

Një nga deputetët aktuale që nuk do të kandidojë në 18 qershor është edhe Artan Gaçi.

Z Artan Gaçi si ishte kjo hapje fushate pa ju?

Isha këtu unë (qesh). Më mirë që rinovohet, se uji që nuk lëviz qelbet, më mirë kështu“.

Deputetët e PS i bashkoi në Kongres programi për 4 vitet e ardhshme, por kur vjen puna te tifozlliku gjërat ndahen.

Kështu ndodh edhe mes Braçes dhe Finos.

Braçe: Sot luan Juvja, Fino vazhdon që të jetë me Interin

Pse ju z. Bashkim Fino nuk jeni me Juven?

Fino: Pse se është kryeministri me Juven nuk do të thotë se jemi të tërë me Juven, unë jam me Interin dhe pro Ramës për 18 qershorin

Por a synon Braçe që të jetë pjesë e kabinetit qeveritar mandatin e dytë?

Braçe: Kam aq punë në Divjakë sa nuk më shkon mendja për asgjë tjetër.

Paulin Sterkaj: “Falenderoj Ramën që më dha besimin për të kandiduar, por më parë falenderoj elektoratin e PS në Malësi të Madhe.

 Mirë do të ishte të ishte edhe ekipi kundërshtar përballë, por PD ka ikur në drejtim të paditur.

 Shkodra dhe Malësia e Madhe kanë për të pasur një përfshirje masive”.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Pandeli Majko: Na mbeti pushteti në dorë. Braçe-Fino, ‘sherr’ për Juven”

  1. spata says:

    Beni gallat tani .keshtu ndodh kur kundershtari nuk del ne tapet .Do grinden tifozet mbasi kane hedhur baste se kush do te fitone dhe me cfare rezultati .Bera dhe une nje parashikim per deputetet .I dhash Ps 76 dhe LSI 27 .Tani ky bast mu dogj .Me shprese per baste te tjera. Psh .Cdo behet me Lylin dhe Berishen . Lyli .Perfundon me turp .Berisha .Del ne pensjon . Per kete bast kam vene 500 $.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *