ANALIZA/ Ylli Rakipi: Rama ka marrë sinjale për njohjen e zgjedhjeve nga BE. Ja çfarë ndodh më 13 maj

Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi ka komentuar aktualitetin politik në vend dhe protestën e opozitës më 13 qershor.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’ Ylli Rakipi tha se protesta më 13 maj do jetë manifestim i madh dhe nuk beson të ketë përplasje.

PD ka drejtuar vendin pavarësisht humbjes në 2013, ka një elektoral të madh.

Do jetë një manifestim i madh.

Nuk besoj të ketë përplasje në 13 maj.

Kjo protestë mendoj se demonstron forcë.

Ka një antikap në këtë histori pas 3 muajsh.

Kjo opozitë mendon se të gjitha këto probleme do zgjidheshin brenda 2 muajsh?

Jetojë në një teatër politik dhe ka skema të ndërtuara qartësisht.

Pala e parë që ndërtoi skemën është opozita dhe mazhoranca i përgjigjet me skemat e veta.

PS ka marrë sinjale pozitive nga Europa për njohjen e zgjedhjeve dhe kjo mendoj se është një fitore e tij.

Pra kemi dy trena që nuk duan të përplasen, por shkojnë në rrugë krejt të ndryshme dhe ecin pa ndalim dhe nuk dihet ku do shkojnë.

Në vend kemi një gjendje alarmante sa i përket ekonomisë. Jemi drejt një handikapi të jashtëzakonshëm.

Sot duhet të themi një të vërtetë, pasi vullneti politik mungon.”-tha Rakipi.

I pyetur nëse do ketë një zgjidhje për situatën politike, Rakipi tha se ajo mund të jetë aksidentale.

Sipas tij, paketa e dy përfaqësuesve europianë në Shqipëri ishte e duhura për zgjidhjen e krizës.

“Shpresoj që mund të ketë një zgjidhje të beftë, pra aksidentale.

DASH është ai që thotë zërat zyrtarë, ndërsa kongresmenët janë ligjvënës dhe e kanë të ndarë botën ku jetojmë dhe vizitojnë vendet në gjithë botën.

Shpesh sponsorizohen. DASH është ai që merr vendimet.

Sot kemi një retorikë të muskujve dhe përpjekje.

Paketa e dy të dërguarave të perëndimit ishte një paketë domethënëse dhe e qartë, ku kjo krizë mund të ishte mbyllur.

Kalimi në një paketë tjetër mund të jetë i vështirë”, tha Rakipi.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...