Izet Haxhia: PD drejt fundit, si po e mbyt çadra e krimit. Ju rrëfej aktet terroriste të PD që nga viti ’91...!

10 Maj 2017, 09:04Politika TEMA

Ish-­truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, thotë se rruga e bojkotit të zgjedhjeve po shënon fundin e turpshëm të partisë së parë opozitare, pra të Partisë Demokratike.

Sipas tij, Shqipëria nuk mund të destabilizohet për interesa të disa kokave të krimit në çadrën e turpit. “Trimëri nuk është të sulmosh ndërtesat e institucionet, vëllezërit e tu policë apo ata me bindje të kundërta, por të shkosh dhe të votosh. Të mos ja shesësh votën askujt dhe ta mbrosh atë. Rrugë tjetër nuk ka.

Rruga e përplasjes dhe bojkotit vetëm sa e dëmton Shqipërinë në rrugën e integrimit, por shënon edhe fundin e turpshëm të partisë së parë opozitare, që rrugën e saj e nisi si shpresa evropiane e Shqipërisë dhe pas 18 qershorit do e mbylli ciklin e saj me vulën e varrimses së shpresës evropiane të shqiptarëve.

Shqipëria nuk mund të destabilizohet për interesin e disa kokave të krimit në çadrën e turpit. Stabiliteti i Shqipërisë nuk është në duart e këtyre që duhet të ishin me pranga në duar për krimet që kanë bërë, por në dorë të shqiptarëve që nuk do pranojnë që për interesat e askujt të zhysin vendin në kaos e pasiguri”, thotë Haxhia për Shqiptarja.com.

Tjetërsimi i PD

Izet Haxhia pohon se pas marsit të ’91, në Partinë Demokratike dolën në skenë forca të errëta të lidhura me klane antishqiptare, të cilat promovonin dhunën, vrasjet dhe aktet terroriste. “Gjendja e sotme ku është katandisur PD, nisur edhe nga fakti që kam qenë pjesë e saj që nga themelimi, më trishton, por më tepër më dhemb fakti se pas 27 vitesh demokraci e tranzicion, vendi im po shkon drejt një përplasje të sforcuar për shkak të këmbënguljes së partisë së parë opozitare.

Ne nuk zgjodhëm rrugën e përplasjes me regjimin e diktaturës së Ramiz Alisë, as në ato fillime të pluralizmit, as pas terrorit shtetëror që u ushtrua ndaj shumë demokratëve pas 20 Shkurtit 1991, as pas kërcënimeve të shoqatave për mbrojtjen e Enverit, por edhe ashtu të papërvojë, nën terror shtetëror, PD mori pjesë në votimet e 31 Marsit 1991, duke marrë një rezultat inkurajues në votime. Por pas këtyre votimeve, në PD dolën në skenë forca të errëta të lidhura me klane antishqiptare, që si moto e rrugë të tyre për ardhjen në pushtet, kishin dhunën, vrasjet dhe aktet terroriste”, tha ai.

Aktet terroriste

Haxhia ka bërë një bilanc të akteve të rënda të kupolës së Partisë Demokratike që nga themelimi i saj. Ish-­truproja e Sali Berishës e lidh një pjesë të PD me disa nga ngjarjet më të rënda të pluralizmit thote ai per shqiptarja.com. “Prova e parë ishte 2 Prilli i Shkodrës që është ngjarja më e errët që implikon një pjesë të kupolës drejtuese të PD së asaj kohe, nën drejtimin e Hajdarit.

Pastaj do pasojnë një seri ngjarjesh dhe aktesh që kishin për qëllim krijimin e kaosit dhe pasigurisë në vend pas humbjes së pushtetit në ’97, siç ishin aktet e hedhjes në erë të shtyllave të tensionit të lartë e deri tek ujësjellësat. Këto akte kulmuan me nxjerrjen në pritë të Hajdarit nga brenda selisë së PD dhe pas vrasjes së tij, aktet e dhunës dhe pushtimi i institucioneve shtetërore me 13 e 14 shtator ’98, në një tentativë të dështuar grusht shteti (falë të huajve)”, shton Haxhia.

Ngujimi në çadër

Ish-­truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, mendon se PD duhet të bënte një fushatë model në këto zgjedhje, ndërsa sipas tij, duhet që të kërkonte falje për Lazaratin, Gërdecin dhe 21 Janarin. “Ndërsa sot situata është krejt ndryshe. Kupola e PD, e futur në çadër, tash tre muaj nuk pranon të futet në zgjedhje, sepse ato do vidhen e manipulohen. Që nga ky motiv i protestës, asaj i bie legjitimiteti dhe besueshmëria. Mund të ketë një mijë arsye për protesta ndaj kësaj qeverie të korruptuar, por legjitime, e zgjedhur me votë.

Opozitës me në krye PD i takonte jo të mbyllej në çadër, por me një fushate model, duke shkuar shpi më shpi e cep më cep të Shqipërisë, t’ia bënte të qartë elektoratit se kjo qeverisje është shkatërruese për Shqipërinë, se po kthehemi në një Afganistan ku vetëm mbillet hashash e tymoset.

Dhe kryesorja të kërkonte falje për Lazaratin, Gërdecin, 21 Janarin dhe 8 Majin e të shkëputej nga lideri historik, të votonte Vetingun edhe ashtu të cunguar. Të angazhohej në një aksion qytetar në të gjithë vendin, që ditën e votimeve të mbronte votën e lirë nga çdo manipulim dhe shite­blerje”, shprehet Haxhia.

Mesazhi për demokratët

Izet Haxhia u bën thirrje mijërave demokratëve që të shpëtojnë Partinë Demokratike nga ata që duan të mbysin në çadrën e krimit. “Po PD çfarë bëri?

U ngujua në çadër duke ikur votimit të Vetingut, kërkoi të merrte pushtetin në tavolinë, duke kërcënuar me dhunë e përplasje, dhe hedhur poshtë çdo ofertë përkëdhelëse të miqve të huaj, por edhe të qeverisë, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Mua me dhimben me mijëra demokratë që i besojnë akoma PD, por fatkeqësisht fati i PD është i lidhur me fatin e familjes kriminale Berisha dhe me kthimin e saj në mburojë të krimeve të kësaj familje dhe bashkëpunëtoreve të tyre.

Unë vetëm një gjë do u thoja demokratëve si një themelues i PD; PD nuk është pronë as e Berishës, as mburoje e krimeve të tij dhe familjes, por është ëndrra dhe shpresa e atyre që e themeluan në dhjetor të ‘90 për ta bërë Shqipërinë si Evropa, më të mirë, të banueshme për shqiptarët, ku sundon ligji dhe shteti i së drejtës, prandaj shpëtojeni PD  nga këta që duan ta mbysin në çadrën e krimit”, tha Haxhia.

Mitro Çela: Askush nuk mund ta parashikojë fundin e PD

Ish-­deputeti i Partisë Demokratike, Mitro Çela, ka theksuar se është kundër bojkotit të zgjedhjeve parlamentare. Çela pohoi se çadra arriti disa suksese si largimin e disa ministrave dhe anulimin e zgjedhjeve në Kavajë, por fundin e kësaj strategjie askush nuk mund ta parashikojë.

“Kam qenë dhe jam kundër bojkotit. Por partitë kur marrin vendime politike, duhet të bëjnë edhe llogaritë e kostove. Kam mendimin, se çadra ka arritur disa suksese.

Shkarkimi u katër ministrave dhe anulimin e zgjedhjeve në Kavajë. Tani suksesi ose humbja kanë shanse të barabarta. Fundin askush nuk mund ta parashikojë”, tha Çela. (Shqiptarja.com)

7 komente në “Izet Haxhia: PD drejt fundit, si po e mbyt çadra e krimit. Ju rrëfej aktet terroriste të PD që nga viti ’91…!”

  1. Zambi says:

    o mero ke plot gazetare anti berishian e nuk eshte e nevojshme t’i japesh kaq hapesire nje gardisti qe i duket vetja expert politik.

  2. Veterani i luftes says:

    Mbajeni mend kete koment zoti Basha Kryeminoster
    Meta President do e beje Amerika kete gje votime nuk behen me 18 Qershor Ju Faleminderit

  3. Shefi says:

    Kur radiografia e PD vjen nga nje person qe njeh nga afer anet e erreta te PD, mendoj se ato fakte vlejne me shume se cdo lloj artikulli te nje analisti.

  4. orli says:

    Po ku ka pd?! Pd sot eshte e spiunve, hajdutve, te korruptuarve e budallenjve, si mund ta quash ndryshe kur fatos nano nga vrases i azem hajkarit qe duhej vrare e masakruar, ne bashkpuntor qe duhej nderuar, gjithmone si e dirigjon sali fazllici, arben imami me dhembe te thyer e siper tankut per te rrezuar regjimin berishian, ne minister mbrojtje po me kete regjim, meta, ceka, zogaj, ngjela, ndoka, lehsi etj, etj……e bageti e bujqesia e pd-es here me kallash, here me beshtyma pastaj me poste e me lepirje sipas dirigjimit te sali karaxhicit….

  5. Parimi says:

    Pse mbahet larg Haxhia nga te dyja palet dhe nuk i afrohet qe te flase neper media te medha apo ne prokurori?

  6. Mitrovicalia says:

    e verteta e Izet Haxhis po i vret te gjith politikanet shqiptar…respekt per z.Haxhin

  7. Azemi says:

    Si ka mundesi qe ky njeri nuk rri pa hanger m… çdo dite.Duhet te jesh i lumtur qe PD po kalon momente te veshtira.Normale sepse kishte mbledhur qelbesirat si puna jote rreth vetes.E deri sa qelbesirat te zhduken PD do te vuaj po nuk do te zhduket o injorant i injoranteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje