Deputetja e PS e thotë troç: Tani s’ka më shanse që PD të hyjë në zgjedhje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka komentuar situatën politike, ku ka përjashtuar të gjitha mundësitë që opozita të hyjë në zgjedhje më 18 qershor, datën e dekretuar, siç tha ajo.

Ç’mund t’ju them tani që ka filluar printimi i fletëve të votimit, afati për ta ka skaduar që më 8 Maj, kohë që iu kishte lënë kryeministri”, ka deklaruar Gjylameti, e ftuar në studion e lajmeve në News 24 .

Duke deklaruar se tryeza e negociatave nuk duhet përdorur për të ndarë pushtetin, deputetja Gjylameti tha se koha për opozitën ka mbaruar tashmë.

 “Kushtetuta thotë që datën e zgjedhjeve dekreton presidenti. Zoti Rama është ulur disa herë në tavolinë, kjo është zgjedhja e tyre, ne e kemi të gjithë diskutimin me qytetarët shqiptarë që të garantohet vota e lirë”,- tha ajo.

Lidhur me një marrëveshje paszgjedhore për një koalicion me LSI-në, Gjylameti u përgjigj se ky vendim i takon kryesisë së Partisë Socialiste.

“Është diskutim për tu bërë, do vendoset. Me LSI jemi në një partneritet strategjik, nuk ka qënë për çështje pushteti. Kjo gjë do diskutohet në kryesinë e partisë”, shtoi deputetja socialiste.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *