Horrori: Përdhunonte të bijën 13-vjeçare prej dy vitesh, arrestohet shqiptari në Greqi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një shtetas shqiptar është arrestuar prej autoriteteve greke në ishullin e Mytilinit, nën akuzën e inçestit.

Sipas autoriteteve greke, çdo gjë u zbulua pas këmbënguljes së mësuesit të vajzës së mitur të familjes shqiptare, e cila kohët e fundit kishte shfaqur probleme në sjellje.

Mësohet se 13-vjeçarja përdhunohej sistematikisht prej të atit të saj, të paktën prej dy vitesh.

Për të mos treguar, ajo kërcënohej prej babait të saj.

Por presioni i vazhdueshëm dhe situata e keqe psikologjike e saj pas përdhunimit sistematik nga i ati ka sjellë rënien në mësime, gjë që shqetësoi shokët e klasës dhe mësuesit.

Vajza banon në fshatin Thermi të ishullit të Mytilinit, së bashku me nënën dhe 3 fëmijët e tjerë të familjes.

Policia e ishullit njoftoi se e arrestoi babanë në banesën e tij.

Ai fillimisht i mohoi akuzat, por pas ballafaqimit me deklaratën e së bijës dhe detajet rrënqethëse që ajo iu kishte treguar agjentëve në prani të psikologes, u detyrua të pranojë se abuzonte me vajzën e tij prej më shumë se dy vitesh.

Deklarata e tij i shokoi hetuesit, të cilët thanë se kanë të bëjnë me një monstër.

Ai do të dërgohet në gjykatën e ishullit gjatë orëve të mesditës.

Ndërkohë, prokurori i ishullit urdhëroi shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve që të pyesin në prani të psikologëve edhe fëmijët e tjerë të familjes, për të konstatuar nëse edhe ndaj tyre është ushtruar dhunë seksuale ose psikologjike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Horrori: Përdhunonte të bijën 13-vjeçare prej dy vitesh, arrestohet shqiptari në Greqi”

  1. AC|DC says:

    Bravo, keshtu i ka lezet dhe per keto gjera duhet te krenohet ‘raca ariane’!!! Race muti!

  2. Andreas says:

    Jashte shtetit te perdhunon babai, brenda shtetit te perdhunon mesuesi!

  3. Shefi says:

    Nga Tema mesova se ky monster qenka shqiptar, sepse ne lajme televizive nuk theksohej aspak kombesia e ketij njeriu pervers. Njerezit e keqinj nuk kane kombesi

  4. Pellazgian says:

    Hej tkfgos. Besoj se ka qene pellazg ky?? Si thua ti??
    Rrace ariane, speciale.

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

      Hasan shqipfoles,vari kkkkkkkk………..lloji i kafshes!
      keqardhie per vajzen porse nuk dihet se nena[nese ka pas te tille] si nuk ka nuhatur problemin………!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *