Kodheli e Gjici në stadium, ndjekin ndeshjen Kukësi-Flamurtari. Fitore e çmuar e ekipit kuksian që vijon të kryesojë superligën

10 Maj 2017, 17:45Sport TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ndoqi në Stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit ndeshjen Kukësi-Flamurtari. Kjo është hera e dytë që kryesuesja e Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit Mimi Kodheli ndjek nga afer këtë  ekip, pasi javën e kaluar ajo ndoqi ndeshjen Partizani-Kukësi, e cila u zhvillua në stadiumin “Dinamo” në Tiranë.

Kodheli është në krah të presidentit të Sport Klub Kukësit Safet Gjici, i cili njëherësh është kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun e Kukësit.

Ndeshja Kukësi-Flamurtari u zhvillua në kuadër të ndeshjeve të Superligës shqiptare, ku ekipi i Kukësit me këtë fitore ndodhet në vendin e parë me 69 pikë dhe ndiqet nga ekipi i Partizanit  që ndodhet në vendin të dytë me 66 pikë, me një ndeshje më pak.

Pjesa e parë e ndeshjes Kukësi- Flamurtari përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të ekipit të Kukësit. Goli u shënua në minutën e 33 nga sulmuesi Pejiç.

Gjithë ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të ekipit kuksian dhe me sa duket Kodheli ka qënë një ogur i mirë për këtë ekip, në finishin e kampionatit shqiptar.

2 komente në “Kodheli e Gjici në stadium, ndjekin ndeshjen Kukësi-Flamurtari. Fitore e çmuar e ekipit kuksian që vijon të kryesojë superligën”

  1. Arben says:

    Ne krah te Kodhelit qenka krimineli me damke Abedin Oruçi.Hajde PS hajde.Nuk po heq dore nga krimi dhe kriminelet.Megjithese edhe Safeti i tille eshte.

  2. sportisti says:

    Joooooooo vetem Safeti e Kodheli jo, keni harruar edhe superbanditin Oruçi, Pse nuk e komentoni edhe ate qe eshte ne krye te stadiumit, apo eshte personalitet Oruçi, kryetar i Keshillit te Qarkut. Normal tani ben dasem oruçi tek partia Socialiste, qe kur ka ikur zoti Bushati si i deleguar i qarkut te Kukesit, i cili e ka debuar nga salla zotin oruçi, duke i thene se ju nuk jeni anetar i Partise Socialiste, ndaj dhe dilni jashte mbledhjes, ndersa te tjeret i perulen dhe i puthin doren. Turp, turp shume i madh nga kush kryesohen socialistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje