“Lulzim Basha urdhërohet nga grupime ekonomiko-politike të veprojë kështu, çadra nuk është vullneti i tij”

Ka shumë spekulime për rrugën radikale që po ndjek Lulzim Basha, i cili ka refuzuar çdo marrëveshje nga ndërkombëtarët për t’u futur në zgjedhje.

Mentor Nazarko thotë se Basha në fakt, nuk është i lirë në vendimet e tij.

Sipas tij, Basha urdhërohet nga grupime politiko-ekonomike, që duan këtë situatë.

“Basha urdhërohet nga grupime ekonomiko-politike për linjën që duhet të ndjekë, “cadra” nuk është vullneti i tij.

Asnjë mendje e arsyeshme nuk e kupton përse po e bën Lulzim Basha këtë gjë.

Basha nuk do të bënte kurrë atë që bëri me vullnetin e tij të lirë, të përplasej me presidentin e Partive Popullore dhe zëvendësin e Merkel.

Pra, të krijojë armiqësi të tilla me politikanët më të rëndësishëm europian.

Po përplaset me gjithë faktorin ndërkombëtar.

Ai komandohet nga një grup pushteti në PD, që i thotë te veprojë kështu.

U duk sikur fitoi gjithcka, por për habinë e të gjithëve i refuzoi”, thotë Nazarko për Top Show.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...