Meta kryetar i LSI pas Presidencës? Vasili: Dita kur ai do kthehet, do jetë më e lumtura për të gjithë anëtarësinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thotë se themeluesi i kësaj force politike e ka derën hapur për t’u rikthyer në këtë parti. Në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në “News24”, Vasili shprehet se dita kur Meta do të kthehet në LSI do të jetë dita më e lumtur për gjithë anëtarët e partisë.

 

Duke u shprehur tesera e Ilirit mban numrin 1 dhe do të ruhet me shumë kujdes, Vasili le të hapur mundësinë për një rikthim të Metës në krye të LSI.

“Ata që u përlotën gjatë fjalën së Metën në Konventën e LSI, janë ata të vjetër dhe të rinj që e dinë përse janë në LSI, që e ndjejnë veten pjesë e skuadrës, dhe që janë të angazhuar thellësisht në LSI. LSI e krijuar nga Ilir Meta, është partia e modelit të shoqërive të hapura. LSI në çdo gjë që bën është e sinqertë, ndryshe nga ajo çka ndodh në partitë e tjerë. Shqipëria nuk ka nevojë për hipokrizi. Meta krijoi një filozofi dominuese, të ekipit, të skuadrës. Dhe kjo klimë do të vazhdojë të forcohet. LSI ka fituar disa avantazhe që nuk e mendonte se do t’i kishte. Që kreu i shtetit është tashmë i LSI, ky është një avantazh”, u shpreh Vasili.

Do te kemi një LSI me kryetar Ilir Metën sërish?
“Dita që meta do të kthehet në LSI do jetë një ditë e madhe për të gjithë ne. Ne tashmë jemi shumë të lumtur që Meta tashmë është në krye të shtetit. Është një avantazh për të gjithë ne. Dhe tesera e tij do të jetë aty, për ta marrë në çdo kohë. Është tesera numër 1 e LSI”, u përgjigj Vasili.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Meta kryetar i LSI pas Presidencës? Vasili: Dita kur ai do kthehet, do jetë më e lumtura për të gjithë anëtarësinë”

  1. grand says:

    Titi aman na lajmero dhe na gjej ndonje ftese qe ta presim me qetesi dhe dashuri, Kryehajdutin e Shqiperise. Dhe meso, sa me shume te vjedhesh aqe me lart ngjitesh si krimb ne pozit. Tash je mire edhe ti! Behu si Lir Floriri. S’i dihet vjen Liri (amancoje te LRI- i e ka qejf) dhe behesh ti Pres. Por kujdes fito statusin e hajdutit, sa me shume vjedhje. Merr edhe Bllok. Pyet me pare Liron si perdoret! Boj ndonje ze edhe Dritanit se filmon mire dhe ka dore te mbare! te bene te famshem. Se di pse cdonjeri qe kam fol e quajne LSI-kancer i Shqiperise. Ardhja jote dhe profesioni i mjekut mund ta shpetojne. Kanceri nuk sherohet me durim dhe dashuri…

  2. shefi says:

    Akoma me idete e tomonierit te madh?

  3. Skaran says:

    E moret vesh kush qendron pas cadres se PeDe-s!!!

  4. M says:

    fiks, LSI, kanceri i Shqiperise

  5. Vunoi says:

    Ti do vdesesh servil dhe b….lepiresi me i madh i historise. Ti varrmihes i te tjereve, ti o plehre.

  6. Ivan i madh says:

    Po c’m… politikan e kryetar partie je mor kllouni i bandes LSI kur sje i zoti te drejtosh nje bande e jo nje parti sa mezi e pret krijusin e bandes te vije prape pas 5vjetesh. Kjo tregon se ai seshte i shkeput nga banda dhe e kontrollohen ate nepermjet buces se tij Mones dhe ty si trap qe je te ka hyre frika dhe se kundershton dot e te drejtosh kete bande me politiken tende. Prandaj nuk ndaheni nga banda e PD se keni te njejten drejtim e politike jeni te varur nga krijusit e bandes PD nga krimineli ordiner Berisha dhe lsi nga krye hajduti Like. Aq te rendesishem jane keta dy agresore sa asnje sdel kundra tyre dhe cdo veprim e bejne vetem me miratimin e tyre. Mire eshte leri drejtimin e bandes lsi buces Mona mos e felliqesh veten akoma me pa aftesine tende si nje kelyshi i bindur dhe nuk pranon te zgjidheshe nga kapistalli i pronarit.

  7. PE says:

    Po gjeti gje nga LSI pas presidences me shpofshin ne hunde. Mjafton te shpetoje kekuren.

  8. Klint says:

    Vetëm parti perëndimore dhe demokratike nuk është LSI dhe asnjë parti tjetër në Shqipëri. Një parti që një person që e ka parë gjithë SHQIPËRIA me bllok në dorë dhe fati ose diçka tjetër i solli mundësinë që pas përfundimit të mandatit si President ta largojnë nga partia dhe të rinovohen nuk u shkon në mendje po si dele i përulen padrinos ose bariut të truve të tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *