Pas Kaç Myftarajt, edhe Lulzim Basha sulmon Vlahutinin

Lulzim Basha ka sulmuar nga çadra në bulevard diplomatët e huaj në Tiranë që përfaqësojnë BE dhe SHBA, duke i akuzuar ata se për interesa të tyre, kanë fshehur për katër vite “Republikën e Drogës”.

Duke bërë kujdes të kuptohet se e ka fjalën veçëanërisht për Romana Vlahutinin, Basha tha se “këta diplomatë nuk e kanë bërë për interesa të Bashkimit Europian, por për interesa të tyre, si njerëz të korruptuar”.

“Zyrtarët e huaj të korruptuar në Tiranë nuk kanë raportuar drogën dhe kriminelët. Nuk dalin dot nga rrethi vicioz ku e kanë futur veten e tyre sepse kanë mohuar krimin dhe janë bërë njësh me Edi Ramën për xhepat e tyre”, tha Basha.

Çadra shpërtheu në duartokitije pas kësaj, një ditë pasi një idhtar i çadrës me deformime psiqike, ka bërë thirrje të vritet ambasadorja e BE në Tiranë.

Basha u bë avokati i parë i tij.

 

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Pas Kaç Myftarajt, edhe Lulzim Basha sulmon Vlahutinin”

  1. peco says:

    Kastriot Myftaraj nuk eshte me deformime psiqike sic mundoheni ta paraqesni ju, Kastriot Myftaraj eshte nje vrases me pagese si cdo vrases tjeter. Natyrisht, nuk vret me pushke por me pene. Vetem per kete fakt ju e quani me deformime psiqike. Asnje pike ndryshimi nuk ka midis vrasesit me pushke dhe atij me pene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *