Përpjekja e fundit: Merkel çon tjetër njeri tek Basha për ta nxjerrë nga çadra

Andreas G. Lammel quhet përpjekja e fundit e CDU-së së Merkelit për të nxjerrë nga opozitën çadra dhe për ta futur në zgjedhje.

Zyrtari gjerman ka ardhur prej dje në Tiranë, në një vizitë të pa bërë publike, duke ndërmarrë takime me Bashën dhe krerë të partive të vogla rreth tij, dhe biseduar me ta rreth kërkesave që kanë karshi mazhorancës, si kusht për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ai mësohet t’u ketë thënë atyre që ta përgatisin vetë një paketë propozimesh të shkruara, që më pas t’i negociojë ato me Ramën, shkruan tesheshi.com. Por Lamel u ka vënë një kusht: që në to mos ketë kërkesa maksimaliste; që do të thotë se duhet shmangur ajo për dorëheqjen e kryministrit.

Gjithashtu, i dërguari i radhës i Merkelit i ka qartësuar se kjo do jetë përpjekja e fundit, pasi dhe pak muaj e CDU do përfshihet vetë në fushatë zgjedhore, gjë që nuk do mund t’i jepte komoditetin për t’u marrë dhe me çështje shqiptare.

Kujtojmë se javë më parë në Tiranë  erdhën dy të njerëzit më të fuqishëm afër Merkelit, Gabriel dhe MCallister, që nuk mundën dot ta bindin Bashën të dilte nga çadra, edhe pas shumë lëshimeve të Ramës.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Përpjekja e fundit: Merkel çon tjetër njeri tek Basha për ta nxjerrë nga çadra”

  1. zambi says:

    e cuditshme, basha dhe pd kane kauza te paqena dhe te huajt po ju bejne kaq shume temena

  2. temp says:

    Kush mendon se Lulzim Basha do dali nga cadra eshte ne gabim. Per shume arsye, po ku me te rendesishme jane, qe do ishte per te nje minus i madhe ne karrieren e tij politike, e dyta Sali Berisha e ka shpetimin e tij vetem ke destabilizimi i vendit (mundesish nje 97) dhe largimi sa me te madhe te Shqiperise drejt integrimit Europian. Sali Berisha e do Shqiperine si ciflikun e tij, ku ai dhe kalamajte e tij do drejtojne vendin. Mbas vetes kane ushtrine e malesoreve te cileve u dhuruan tokat me te mira rreth Tiranes. Ne te gjithe boten jane keto toka (periferite rreth kryeqyteteve) me te shtrenjta. Malesoret kane arritur qellin, qe keshtu Europa nuk i intereson, nuk eshte qellim per ta (me nivelin e ulet te diturise e pergatitjes qe kane). Vetem kur te rritet dhe tek ata nje brez qe do kerkoj me teper atehere mund te largohen nga Berisha. Vetem se kjo kerkon te pakten nje brez (minimum 20 vjet).

  3. shushica says:

    E çuditeshme ,perendimi akoma vazhdon te perkrahe anarkofashizmin provincial shqiptar….sikur Shqiperia te ishte ish BS …dhe patjeter lufta ndaj te majtes shqiptare duhet vazhduar 50 vite….Si mundet nje kancelare qe vjen nga lindja te stimuloje barbaro orientalet e Berishes…Kaq shume urrejteje ka ndaj popullit te majte shqiptar ,kaq shume hakmarrje duhet te kete akoma….Perse nuk perkrahet nje e djathte e moderuar ne Shqiperi . PERSEndaj te djathtave nacionaliste polake e hungareze behet presion i madh ,ndersa ndaj anarkofashisteve shqiptare te Beishes ka 27 vite qe nuk pushon perkrahja..A nuk perfundoi eksperimenti i teorise se cmendur ..fillimit nga zero…Por tani te nderuar politikane perendimore ish komunistet jane ose ne pension ,ose ne boten tjeter…Tani ata qe vuajne me shume jane te lindurit ne vitet 90…qe nuk njohin as diktaturen ,as demokracine ,as punen e garantuar me nje shperblim minimal ,as punen normale te nje ekonomie normale te tregut…..Dhe ne se mendoni akoma qe Basha ,ky etalon tipik i nje shoqerie pa principe ,ky megahajdut ,super dembel ,kriminel me papion eshte shpresa e te djathtes shqiptare ,atehere thkesht jeni antishqiptare….
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *