Programi elektoral/ Ben Blushi: Do t’i japim një mijë euro çdo çifti që lind fëmijë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një mijë euro për çdo fëmijë të lindur, si një strategji për të nxitur rritjen e popullsisë.

Ky është një nga premtimet elektorale të partisë LIBRA të Ben Blushit.

Sipas Blushit, stimulimi i lindjeve është i domosdoshëm për shkak të emigrimit masiv të viteve të fundit dhe rënies së numrit të fëmijëve që shqiptarët sjellin në jetë.

“Shqipëria po plaket dhe po tkurret. Në nje dekadë kemi lindur 50 000 bebe më pak se një dekadë më parë.

Në vitin 1990 shtoheshim me 80.000 bebe në një vit, ndërsa sot lindim 30.000 fëmijë në vit. Gjatë vitit 2016 kemi 3000 fëmijë më pak se një vit më parë.

Eshtë tragjike masa me të cilën po zvogëlohemi si popull për shkak te dëshpërimit, padrejtësive, papunësisë dhe mungesës kronike të shpresës. Nëse kjo situatë vazhdon pas një dekade do jemi shumë më pak për shkak të lindjeve të ulëta dhe emigracionit masiv.

LIBRA do të bëjë cdo përpjekje për ti bindur shqiptarët të mos ikin si dhe për të stimuluar lindjet duke rikthyer besimin e prindërve se Shqiperia mund të jetë një vend I jetueshëm për femijët e tyre.

LIBRA do ndjekë nje politikë të qartë kundër shpopullimit të vendit duke hapur punë për të rinjtë, duke inkurajuar kthimin si investitorë të emigrantëve në Shqipëri si dhe duke nxitur lindjet.

LIBRA do paguajë deri në 1000 euro cdo familje për lindjen e një bebeje duke besuar se të shtosh Kombin sot është detyrim që shoqëria duhet ta shpërblejë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Programi elektoral/ Ben Blushi: Do t’i japim një mijë euro çdo çifti që lind fëmijë”

  1. beni ecen per vete says:

    Nga c”vrime bythe do ti nxjerresh eurot o beno1

  2. klod says:

    Do te jevgjizosh shqiperine, ata do te bejne shume femije, por nje femije nuk ka nevoje vetem kur lind por dhe per kujdes gjate rritjes. Keshtu qe mund te favorizosh edhe trafikun e femijeve ndaj ben mire te mendohesh kur flet o bibilush se je bere dhe ti si lulushi…nese do te besh me shume femmije, ata duhet te kene nje program qe kur lindin falas dhe me pagese mujore te pakten 30,000leke ne muaj konvertuar ne kupone per ushqim veshje dhe sherbim mjeksor falas, shkollim dhe libra falas, keshtu prinderit nuk do te ndalojne per te bere femije nga frika se nuk kane para….o pallosh po ju jeni te gjithe per te vjedhur nuk beni politike por ekonomi per veten tuaj….

  3. Jaf Jaf says:

    Hiq televizorin ta shikosh kur te shtohemi si lepuj 🙂

  4. SS says:

    B.Rrushi perdor taktikat e komunizmit qe futi trute e gomarit popullit deri ne lufte civile! Kush e sposorizon Blushin??? Blushi ka provuar qe eshte antishqiptar i terbuar,eshte nje terrorist vrases i shqiptareve ne menyre te sofistikuar, dhe ka gisht ne konfliktin e sajuar Meta-Doshi.
    Nuk duhet harruar qe Blushi ishte “truri” i gazetes percarese diversioniste ” Koha Jone” ne vitet 90′.

    1. LORA says:

      Respekt “SS” ,per saktesine dhe pergjegjshmerine e komentit tuaj.

  5. Driloni says:

    O Beno pash Zoten na ler rehat me bletet dhe me bebet se ske muhabet tjeter keto kohet e fundit, ne spo marrim 50 mije lekshin e vjeter qe eshte tani me ligj, shkon pyet dhe te thone akoma si kane marre ato bebe qe kane linde para nje viti dhe te vjen inat se e di qe po si kerkove do i fusin ne xhepin e vet dhe do e quajne si te terhequra. Ti dashke te na besh rehat me 1000 euro qe as Italia ste jep aq. Rri o Ben pash zotin se je bere si nje zhurmues i keq, me ben te nderroj kanalin kur fillon e flet ti me keq se me Saliun e Lulushin. Nuk duam bonuse eprralla me mret si ajo e lulushit per pensione minimale mbi 250 mije lek, po duam te pakten sigurine qe ky vend nuk do kthehet pas, nuk do kete nje 97 tjeter per te mbuluar zullumet e krimet qe i keni bere ne kurriz te ketij populli prej 27 vitesh me moton pas meje u befte qameti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *