Rama ironi me çadrën e PD: Janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetting-un e zbatimin e “Drejtësisë”. Duan të na ndajnë nga Evropa dhe të na kthejnë në vitin ’97

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rama ka ironizuar edhe sot me çadrën e opozitës, teksa ka uruar gjithë shqiptarët për Ditën Kombëtare të Drejtësisë.

Ai ka postuar në rrjetin social FB, foto nga cadra këtë mëngjes, duke e quajtur atë bunkerin e fundit të frikës nga drejtësia.

Sipas Ramës aty “janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetingun dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë ’97”.

Postimi i Ramës ne rrjetin social:

MIRËMËNGJES dhe ju uroj gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë me këtë kartolinë të bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia, ku janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetingun dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë ’97.

Në këtë 104 vjetor të hedhjes së themelit të sistemit të drejtësisë shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, shqiptarët janë më pranë se kurrë aspiratës së tyre shekullore për një Shqipëri me Drejtësi,Shtet, Punë, Mirëqenie. një Shqipëri që nis zbatimin e Vetingut dhe ulet në tryezën e negociatave për anëtarësim në Familjen Europiane.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *