Surpriza, për zgjedhjet e 18 qershorit janë regjistruar në KQZ edhe aleatët e PD-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

18 qershori do të jetë data e zgjedhjeve parlamentare të radhës, në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. Këtë qëndrim bëri të ditur, kryeministri Rama në Kongresin Elektoral të PS, të zhvilluar në mënyrë simbolike në Durrës në “Ditën e Europës”.

“Zgjedhjet e 18 qershorit janë historike pasi në këto zgjedhje shqiptarët nuk do të vendosin se kush do të qeverisë në 4 vitet e ardhshme por si do të jetë nesër Shqipëria e atyre që lindin sot. Thërrasim në kutinë e votimit çdo shqiptar dhe shqiptare që e do Shqipërinë më shumë se partinë” tha kryeministri Rama.

Schütz: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën për të votuar

Ambasadorja gjermane në Tiranë Sussanne Schütz u bëri thirrje para disa ditësh qytetarëve të Shqipërisë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Partia Demokratike vazhdon protestën e saj tremujore dhe deri më tani vazhdon të deklarojë që nuk merr pjesë në zgjedhje.

Vendimi i kryeministrit Rama për të mos shtyrë zgjedhjet e 18 qershorit edhe pa arritur kompromisin që do të fuste PD në zgjedhje, vjen pas refuzimit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes PD dhe qeverisë, të propozuar nga BE me negociatorët e tij nga Parlamenti Europian, David McAllister dhe Knut Fleckenstein si edhe atyre të ndërmjetësuara nga kryetari i Parlamentit, Ilir Meta dhe presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Negociatat rezultuan pa sukses pasi kërkesa e PD për dorëheqje të Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike që do të garantonte zgjedhje te lira dhe të ndershme, nuk ishte pjesë e formulës së BE për të zgjidhur krizën.

Kërkesa e PD u konsiderua jo e nevojshme. Vetë kryemnistri Rama e sheh mospjesëmarrjen në zgjedhje të PD si shprehje të frikës nga vettingu dhe vetë zgjedhjet.

Burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pohuan sot për Deutsche Welle se për të marrë pjesë në këto zgjedhje janë regjistruar 46 subjekte politike, përfshirë edhe ato parti që kanë qenë në aleancë me PD në zgjedhjet e kaluara.

Janë publikuar listat e zgjedhësve, sipas të cilave rezulton që e drejta për të votuar u takon 3. 451 896 shtetasve shqiptarë, nga të cilët 136.239 votojnë për herë të parë.

OSBE/ODIHR-i: Vëzhgim objektiv dhe i paanshëm i procesit zgjedhor të 18 qershorit

Misioni i Vëzhguesve Ndërkombëtarë të OSBE/(ODIHR-it  filloi zyrtarisht të martën punën e  tij.

Kreu i tij, ambasadori Peter Tejler, bëri me dije se për të vëzhguar procesin zgjedhor do të ketë 26 vëzhgues ndërkombëtarë që do të vendosen më ekipe prej dy vetësh në të gjithë vendin dhe 300 vëzhgues afatshkurtër, për të monitoruar procedurat e zgjedhjeve në ditën e votimit, më 18 qershor.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Surpriza, për zgjedhjet e 18 qershorit janë regjistruar në KQZ edhe aleatët e PD-së”

  1. ta says:

    sikur te bashkoheshe shqiperia dhe kosova nuk beheshin 3,5 milion votues,se te dyja behen 5 milion por gjysma jane femije, nuk e di ne votojne dhe muhadexhinjte iraniane???

    1. ca po thu o Shabono says:

      DEBIL! Ne lista jane edhe te gjithe emigrantet qe nuk jetojne ne Shqiperi,qe perbejne te pakten 30% te popullsise.

  2. Kuq e zi says:

    Or z.ta
    Harrove qe ke gati 2milion njerez ne emigrim?
    Ata kane te drejte vote paçka qe nuk jane dhe nuk u mundesohet votimi aty ku jane per motive pazaresh
    Kjo vlen edhe per kosoven qe ka 1.8 milion banor por vetem ne zvicer jane 300 mije

  3. ND says:

    UJI I NXEHTE ESHTE ME I NXEHTE SE UJI FTOHTE.

    NARD NDOKA
    FIZIKANT

  4. leka says:

    Gjysma e atyre qe jane ne lista jane emigrante e nuk votojne.

  5. Rad says:

    Une gjithmone kam thene nese do na jepej e drejta e votimit , ne refugjatet do vendosnim kush e udheheq shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *