Armand Shkullaku: Edi Rama mes Berishës dhe Nanos….

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Armand Shkullaku thotë se Shqipëria deri më tani ka parë dy modele qeverisëse, atë të Berishës dhe Nanos.

“Shqipëria, e cila ka kaluar jo pak kriza politike, ka njohur deri më sot dy modele të qasjes ndaj tyre. Me gjithë variacionet, këto dy modele mund të përafrohen në modelin Berisha dhe modelin Nano. Modeli i parë, i atij që e konsideronte të shenjtë karrigen e tij dhe nuk e çonte ndërmend ta negocionte, që rizgjidhej president ndërsa vendi ushtonte nga armët, që nuk negocionte asgjë dhe askënd, e çoi vendin në krizën më të thellë, pavarësisht se edhe atëherë kishte plot zëra që fajin ia vinin opozitës së kohës që bojkotoi zgjedhjet dhe nuk hyri në Kuvend.

I njëjti model nuk negocioi asgjë edhe shumë vite më vonë, kur opozita e Edi Ramës nisi grevën e urisë dhe për hir të “mandatit të popullit”, pavarësisht kostove me jetë njerëzore, nuk lejoi t’i prekej gardhi i “institucionit kushtetues”.

Modeli Nano në raport me krizat e rënda që ka kaluar vendi, ishte ai që karrigen nuk e konsideronte si fronin hyjnor, të paprekshëm nga humanët. Ky model, postin e të parit të qeverisë e shihte si përgjegjësi dhe të drejtë të një grupi politik dhe jo të një individi- misionar. Fatos Nano kaloi katër vite në qeli, fitoi zgjedhjet me numra dërrmues në vitin ’97 dhe pranoi që vendi të drejtohej edhe për disa kohë nga një tjetër kryeministër për hir të uljes së tensioneve dhe shmangies së konfliktit me opozitën. Pushtetin e madh e ndau mes aleatëve, madje edhe me ata që i kishte kundërshtarë në parti. Në më pak se një vit, ndërsa opozita sulmoi kryeministrinë, e dorëzoi postin e kryeministrit duke mos e konsideruar atë si vullnet të panegociueshëm të shumicës së shqiptarëve, por si një të drejtë të familjes së tij politike, për të mandatuar dikë tjetër e për të mos i hedhur benzinë zjarrit për hir të ngjitjes pas karriges. E ndonëse fitoi me garë edhe njëherë kreun e partisë, përsëri për të mos provokuar një tjetër konflikt, postin e kryeministrit ua la në dorë prapë socialistëve.

Kaq i fortë ishte ky model në PS, sa edhe Ilir Meta, ndonëse fitoi zgjedhjet në vitin 2001 si kryeministër dhe u konfirmua me shumicë dërrmuese nga KPD, e la mandatin e tij pas një viti si mundësi për zgjidhjen e krizës politike të kohës”, shkruan Shkullaku për Mapo.

Por sipas tij, Edi Ramën është e pamundur të krahësosh me një nga këto dy modele.

“Edi Ramën është gati e pamundur ta ofrosh në ndonjë nga këto modele. Ai sillet sipas modelit të moderuar dhe nuk i dridhet dora të bëjë kurban ministrat e tij “të suksesshëm”, të negociojë datën e zgjedhjeve, qoftë dhe me dy javë, të ofrojë president konsensual e çdo gjë tjetër, por shndërrohet në një “berishë” kur vjen puna t’ia dorëzojë partisë së tij mandatin e kryeministrit, qoftë edhe për dy muaj.

Një lider që iu thotë shqiptarëve se ekziston një plan për të destabilizuar vendin, se rrezikohet lufta civile, se për të shmangur këtë rrezik anulon zgjedhjet në një bashki, mund ta sakrifikojë postin e tij në emër të stabilitetit dhe Shqipërisë. Nuk mund të jesh një “nano” kur është fjala për Tahirin, Beqen apo Kavajën dhe një “berishë” për karrigen tënde dhe 18 qershorin”, shkruan Shkullaku, sipas të cilit, Rama është kthyer në again e katundit politik shqiptar”, shkruan Shkullaku.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Armand Shkullaku: Edi Rama mes Berishës dhe Nanos….”

  1. Ada says:

    Ky dështaku,hiqet si i QUT!
    Plehrë e neveritshme!👎👎👎

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Rama mund te jet batakci por modeli zgjedhur edhe sipas ketij tipit te artikullit eshte me optimali.

      Ne shqiperi dhuet me domosdo te shkulet nga rrenjet ideja e bojkoteve dhe te berit politike me ultimatume ndaj sistemit. Eshte vendosur pluralizem dhe vendi i debateve eshte dhe duhet te mbetet i vetem parlamenti i cili nuk mund te sakrifikobet per hir te pushtetit partiak dhe shteteror sic po bene opozita per momentin dhe sic eshte bere deri tani. Nese ka plane destabilizimi per vendin atehere forca e shtetit duhet te perdoret per te ruajtur stabilitetin.

      Rruga qe ka zgjedhur opozita mund te ndiqej vetem nese faktet e vjedhjes se votave do te ishin prezente dhe jo thjesht nga frika se ato mund te vidhen kur te behen. Kjo nuk eshte aspak racionale por eshte evidente e frikes se njerezve qe vene pushtetin mbi gjthcka se nuk do e arrijne dot ate pushtet.

      Deri ne 18 qetshor Rama eshte i paster ne marrdhenie me krizen qe eshte krijuar dhe opozita po shfaqet padiskutueshem si pergjegjese e kesaj krize. Mbas 18 qershorit mund ta kemi rastin prap per tiu rikthyer rames ndersa partia demokratike ne varesi te pjesemarrjes ne zgjedhje ka gjasa per te mos u kthyer me kurre ne skenen politike dhe mund te shperbehet perfundimisht.

      Ramen do e gjykojne votuesit kesaj radhe dhe ndoshta edhe nuk ja lene ta perfundoje mandatin e ardhshem nese ja japin por per momentin ai eshte i mandatuar dhe e vetmja rruge per carmatimin e tij duhet te jet 18 qershori qe tani eshte vetem 1 muaj larg.

  2. tironsi says:

    Shkullak o topall real, dhe nga trute.O hale gjirizi dhe shemti olimpike.Po te te punesoje Top Chanel tani ty a do ja lepije bythen Edi Rames?Sigurisht qe po o ku..ve o vemje.Sic po bejne ata te Stopit te Klani, qe deri dje kandidonin per deputete me PS-ne ne Pogradec ( Sajmir bucja), sot e shajne Edi Ramen se keshtu u thote padroni kurvave te bejne.Ti Shkuhale ju dhe gjithe kurvat meshkuj dhe femrat gazetare qe qi,,en per 5 leke duheni djegur me benzine te shpetoje ky vend.Tani qe je pa pune me cdo e mbash vilen qe bleve te Tegu o kur..ve?Me te sateme?Prandaj leh si buce?O grope septike ti ndyn dhe vete PD-ne jo me te tjeret o nekrofil.O mutant qe te vjen per te vjelle sapo te sheh.Felliqesire ordinere.YYYYY vdeksh ti dhe gjithe soji yt.

  3. NATASHA says:

    SHUKULLAKU TI JE NE MES MU….DHE KA,,,,NE KETE GRUP MARN PJESE DHE KETA SIPAS MADHESIS TE KOKES TUL, I PARI SHKUKULLAKU I DYTI ANDI BETIA I TRETI KASTRIOT MUFTARI KY DUHET TE ISHTE I PARI KY KA KOKEN TUL TRUPAK ME RADHE ZHEI, LUBONJA QE VETEM VESHETI MUNGOJNE ,BLUSHI BUSHATI LESI QE FLUTURON NGA E CON ERA, EDHE KETA NE ATE TORBE E KANE VENDIN.KAMPON I KAMPIONEVE KAUBOJSI ,SHUM I ZGJUAR PAK ME VONESE E GJETI VENDIN KU I TAKON,,ME MIRE VONE SESA KURE

  4. Alban Hamzai says:

    Kryeministri actual ka si model qeverisjeje ,si mesues te tij ,sulltanin e Azise se Vogel .Nga ai I morri mesimet dhe u betua para tij se do ti zbatonte ato qe ne viziten e ti te pare ,disa muaj para se te zgjidhej kryeminister .Eshte I tipit qe nuk do te zbrese kurre nga kali ,vetem po te rrezohet .Pavaresisht se Shqiperine e ktheu ne Kanabistan ,se islamizmi po behet vije e partise ne pushtet ,se gjate qeverisjes se tij populli eshte varferuar me shume, se njerez me te kaluar kriminale u bene deputete te tij, se ka deputete me dipllome te arsimit te larte pa mbaruar te mesmen ,se rreth 500 vete ne vit ne Shqiperi vetevriten nga hallet qe kane nga te cilet rreth gjysma vdesin ,se gjate qeverisjes se tij Shqiperia u be vendi me I varfer I Evropes ,se cdo vit nga Shqiperia kerkojne azil ne Evrope rreth 40.000 vete ,etj.etj. Por keto nuk vlejne per kryeministrin ,nuk jane tregues per asgje .Tregues per te eshte lyerja e fasadave te disa godinave ,hapja e ekspozitave kryeministrore neper bote , tallja me hallexhinjte nepermjet komunikimit ne kompjuter duke perdorur nje gjuhe te nje niveli shume banal ,I vetmi qe perdor ne komunikim me njerezit ato qe I quajne “batuta” (thuhet se do te botoje vellimin e pare te batutave ne shqip,turqisht dhe arabisht) ,qe shkaterron pa te drejte pronat e ligjeshme duke I mbuluar me fjalor patriotic (qellimi eshte ti rrembejne me vone mafiozet,sidomos ato ne bregdet ) .Pra po merr tiparet e nje sulltani .Dhe ne qofte se populli nuk e rrezon me vote ,atehere ketij populli duhet ti thuhet :”Ti,qe per gje tjeter I zoti nuk je,mbame ne kurriz se mire e ke”. Ju lutem botoni komentin tim!

  5. TNT says:

    Njeri qe nuk kujdeset per mjekren e tij,nje rrugaç mediatik me nje surrat si ushtaret e Zani Çaushit, nje shok per kok i nipit te Hysniut. Thjesht useless

  6. Shqupisti says:

    Eshte leverdi e mazhorances se sotme dhe kryeministrit te saj,qe anal~ista si puna jote japin opinione kundra mazhorances dhe kryeministrit.E majta dhe E.Rama kane nje model qeverises ,ku ne tirane dhe ne shume rrethe eshte i dukeshem dhe qytetaret e prekin vete,po populli ka provuar dhe nje model tjeter qeverises,qe ka tre vjet qe ka lene pushtetin ,ku populli i ka pa sherrin si asnje here tjeter,me vrasje,me djegje,me vjedhje,me lufte civile,me tradhti kombetare,me droge,me pervetsim prone,me tjetersim prone,me kundrabande nga me te ndryshmet dhe kriminelve,autoreve e ketyre te zezave nuk ju ka hyre gjemb ne kembe se i kane patur dhe akoma i kane ne hyqem,gjykatat,prokurorine,shikun,presidencen,kane perfaqsusit ne administraten,qe qendrojne akoma ne pune ne saje te ligjit per administraten civile,po qe urdherat dhe detyrat i marrin nga shqupi.Tani qe po vjen koha qe shqupit po i bijen keto instuticione dhe normalisht fillojne te humbin imunitet,frika se do te behen objekt i drejtesise,i ka detyruar qe te kalojne ne veprime dhe deklarime ekstreme.Ky eshte problemi i tyre,se populli as nuk ka ndermend te merret me ta.

  7. Manti says:

    Po ku derdellit dhe ben sikur te jep mesim e moral ky katundari i pogradecit qe nuk e do asnje ne fshatin e tij te lindjes, thuaj dherit hapuuuuu. Sot ne shqiperi te bejne moral injorantet gjobaxhinjte e i gjithe soji i servilave te politikes. Tung

  8. Atdhetari says:

    Ky qenka me te vertete i frymezuar nga cadra! Qenka me te vertete anal-ist. Ku ka qene deri dje ky fare anali-sti? Po si more kaqol anal-isti, sipas teje me te tekur do behet kjo pune? Qeveris se te ka zgjedhur populli me vote te lire, prandaj quhesh kryeminister i mandatuar, i garantuar, i ligjshem dhe i pergjegjshem. Ty s’te pelqen? Futu ne cader! Bashkohu me lylin dhe fisin e tij me salihin bashke.
    Po late nam, more tru trashe! Po na turperoni cdo ore e cdo cast me keto brockulla, more tuafe! Sa leshko qe jeni ju kontigjenti i cadres, nuk rrini pa e shfaqur natyren tuaj te panatyreshme! Po shqip, more tutkune ua tha edhe ne letren e Tij, z. Han: “I ofruam PD cdo gje, por ata s’duan zgjedhje”(!)… Cfare duan tjeter ata sebashku me ty more karafil pa gjethe? Me humbe kohen, duke u marre me zhgaravitjet e tua ne gazeta, palo anal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *