Basha kundër Hahn: Ju e njihni më mirë se ndonjë europian qeverinë e drogës

11 Maj 2017, 16:29Politika TEMA
Basha kundër Hahn: Ju e njihni më mirë se ndonjë europian

Nuk zë mend Lulzim Basha, kreu i demokratëve, i cili është përballur me reagimin më të fortë të Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë në këto 26 vite.

Pas letrës së komisionerit evropian Johannes Hahn, i cili fajësonte opozitën për bojkotin e zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë ironi nga çadra në ditën e 83 të protestës duke thënë se qytetarët shqiptarë e njohin më mirë qeverinë e drogës dhe të krimit se sa ndonjë evropian.

“83 ditë përballë shëmtisë së fytyrave kriminale dhe banditëve në pushtet, përballë arrogancës së pushtetarëve të majmur me gjakun e djersën e shqiptarëve. Pa zgjedhje të lira s’do kishte kurrë Europë.

Europa e vlerave është Europa e demokracisë së vërtetë dhe jo me zgjedhje moniste, të diktuara nga droga e krimi. Ju i dini më mirë se ndonjë evropian, ju shqiptarët europianë. Beteja jonë është beteja e drejtë për Shqipërinë, Europën, për vlerat elemtare pa të cilat nuk mund të ketë Europë e Shqipëri,” tha Basha.

Pak më herët komisioneri Hahn në letrën e tij shprehte keqardhje për bojkotin e zgjedhjeve nga ana e opozitës, por gjithsesi ai tha se demokracia duhet të ishte një proces që duhet të ecte përpara, sidomos për një vend si Shqipëria që ka aspirata për t’u bërë anëtare e BE-së.

“Nuk do të ulim kokën para krimit e drogës, para narkoshtetit, por do bashkohemi të gjithë këtu më 13 maj në një protestë që nuk është vetëm e tillë, në një manifestim, në një bashkim që do ketë një emër e do hyjë në histori si referendumi për Republikën e Re.

Sa i trembet Republika e Vjetër, krimi e droga, nuk ka forcë kriminale, t’i bëjë ballë dëshirës së qytetarëve për liri. Nuk ka luftë më evropiane se lufta për zgjedhje të lira e të ndershme.

Në 83 ditë, kjo ka qenë beteja më patriotike, paqësore e më evropiane që ka njohur Europa në këto vite. I tillë do jetë dhe bashkimi më i madh i shqiptarëve ditën e shtunë. Kukumjaçkat e Republikës së Vjetër nuk na trembin,” tha Basha mes të tjerash.

1 komente në “Basha kundër Hahn: Ju e njihni më mirë se ndonjë europian qeverinë e drogës”

  1. €piriiiiii says:

    Skeni Faj ju kur Qeveria nuk u ben thirrje njerzve tju mbysin me pështyma. E ta shohesh Rep tënde te Re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje