Ben Blushi: Ja plani ynë për të mbajtur Call Center-at në Shqipëri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ben Blushi ka një plan për të mos lejuar kompanitë italiane të Call Center të largohen nga Shqipëria, pas ligjit të ri të qeverisë italiane.

Blushi shkruan në Facebook, se largimi i këtyre kompanive nga Shqipëria do të ishte katastrofë për mijëra familje. Sipas Blushit, LIBRA është e gatshme të rishikojë taksat për këto kompani në mënyrë që ato të mos largohen.

Blushi shkruan se “qeveria e Rilindjes për 4 vjet shërbeu si Call Center e krimit”.

Përveç kësaj, Blushi shprehet se qeveria e Rilindjes nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur këtë sektor të ekonomisë, duke humbur çdo mundësi negocimi me qeverinë italiane.

Kompanitë italiane Call-Center që punësojnë më shumë se 30.000 të rinj shqiptarë janë sërish në rrezik.

Qeveria italiane po i përmbahet planit për ti rikthyer këto vende pune në Itali duke shtuar sanksionet dhe gjobat për të mbrojtur tregun e vet te punës.

Nëse disa prej këtyre kompanive do rikthehen duke kufizuar apo mbyllur aktivitetin e tyre ne Shqipëri, kjo do ishte një katastrofë për mijëra familje.

Qeveria e Rilindjes nuk ka bërë asgjë për ta mbrojtur këtë sektor të ekonomisë sonë duke humbur cdo mundësi të negoicojë me Qeverinë italiane.

LIBRA e cila ka një numër të madh antarësh që punojnë në call center është shumë e ndjeshme për ti mbrojtur këto investime. LIBRA do bëjë gjithshka për te siguruar këto vende pune, duke përfshirë edhe rishikimin e taksave me qëllim që kompanitë të mos largohen.

LIBRA beson se pa punë nuk ka taksa dhe se taksat duhen përdorur për të krijuar punë. Na duhen vetëm edhe pak ditë për të mbrojtur punën nga qeveria e Rilindjes që për katër vjet shërbeu si call center e krimit“, shkruan Blushi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Ben Blushi: Ja plani ynë për të mbajtur Call Center-at në Shqipëri”

  1. Çelua says:

    Basha digjet,😡😡😡
    Beni, krihet😀😀😀!!

  2. asd says:

    Para se te besh tre femije… duhet te martohesh ore blush. Apo do me ia kalu Ed Rames per ide pjellore dhe sasi reformash ?

  3. Dritani USA says:

    Edhe un qe jetoj ne USA e kam nje plane,o Blush,kur nuk ke gje ne dore mund te premtosh dhe parajsen,po shqiptaret e dine mire se ti je i papjekur,je kombisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *