Çfarë ndodhi që e detyroi Lulzim Bashën që të flasë me gjuhën e Kastriot Mystarajt?

11 Maj 2017, 10:26Politika TEMA

Për herë të parë pas ’90-ës, një diplomat perëndimor sulmohet nga një krah politik ashtu siç është sulmuar ambasadorja e BE-së në Tiranë nga opozita aktuale. Çfarë ndodhi që e detyroi Lulzim Bashën që të flasë me gjuhën e Kastriot Mystarajt?

Romana Vlahutin, kroatja flokëkuqe që prej 3 vitesh ndodhet në Tiranë si e dërguar e Bashkimit Europian, e ka përjetuar me shumë qetësi gjithë valën e zemërimit që është derdhur ndaj saj nga një pjesë e politikës shqiptare. Akuzat dhe artikujt kundër saj të dirigjuara në zyrat e SHQUP-it dhe të botuara në mediat pranë Partisë Demokratike nuk duket se e kanë shqetësuar në punën e saj diplomatike.

Si një ish-gazetare dhe më tej njohëse e mirë e Ballkanit, Vlahutin nuk ka marrë asnjëherë mundimin t’u kthejë përgjigje publike këtyre akuzave që i bën nga çadra e opozitës dhe përfundojnë në penën e çartur të një njeriu, siç ishte shkrimi i Kastriot Myftarajt, i cili ishte trimëruar aq shumë sa bënte thirrje për vrasjen e diplomates europiane.

Por, ndërsa Myftaraj është arrestuar dhe do të gjykohet për kryerjen e një vepre penale me këtë thirrje, kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk mundohet aspak të fshehë se kjo urrejte e pazakontë ndaj diplomates vjen pikërisht prej çadrës së tij. “Këta diplomatë nuk e kanë bërë për interesa të Bashkimit Evropian, por për interesa të tyre, si njerëz të korruptuar”- tha sot ai duke aluduar hapur për diplomaten Vlahutin.

Po pse PD e sulmon Vlahutinin? E qartë…sulmet ndaj saj nisën që mbas miratimit të reformës në drejtësi dhe më pas afrimit të vetingut, proces për të cilin Vlahutin është me mision në Tiranë në koordinim edhe me ambasadorin amerikan, Dondal Lu. Të dy kanë pasur një objektiv miratimin e kësaj reforme që kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët, e që siç është më bërë e qartë tashmë, grupieve të ndryshme politike nuk u vjen përshtat, për të mos thënë se e urrejnë.

Përplasja PD-Vlahutin

Nuk do shumë sforco për ta kuptuar që opozita është vendosur qartësisht këto muajt e fundit në një llogore anti-europiane dhe anti-amerikane duke e cilësuar çdo qëndrim të tyre si të anshëm politikisht, si të korruptuar. Arsyeja që e ka çuar opozitën në këtë qëndrim”anti-imperialist” si ai i regjimit të Hoxhës është fakti se ndërkombëtarët nuk mbështesin daljen e opozitës në rrugë, bojkotin e vetingut nga ana e saj dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Por duke kundërshtuar dhe akuzuar një përfaqësuese zyrtare të BE-së (ndërkohë që flirtojnë në çadër me çdo europian të mundshëm që nuk përfaqëson zyrtarisht institucionet europiane), opozita e sotme e ka vënë veten në një rol tejet të vështirë.

Dy momente shënuan këtë përplasje: akuzat që u përhapën në mediat pranë PD-së për korrupsion ndaj Vlahutin në blerjen e një vile, si  dhe në mënyrën se si ajo po negocionte krizën politike në vend duke u sugjeruar artive aleate me PD-në që të hynin në zgjedhje.

Në një deklaratë për shtyp të PD-së direkt pas tryezës së amabsadores me partitë e vogla, kjo parti shprehte “shqetësimin e thellë për dezinformimin e partive të vogla parlamentare nga ana e ambasadores Vlahutin dhe thekson se qëndrime të tilla qartazi të njëanshme dhe dezinformuese nuk i shërbejnë aspak zgjidhjes së krizës, por përkundrazi ndihmojnë në thellimin e saj”.

Ndërsa në rastin e akuzave për vilën 1 milion euroshe, ishte vetë Bashkimi Europian që u dha përgjigje. Ajo ishte  një vilë e blerë nga BE dhe jo një vilë personale e Vlahutinit në Tiranë. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, tha se “Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për shpifjet që janë shfaqur në shtyp kundër Delegacionit të BE-së dhe Kreut të Delegacionit në Shqipëri, Ambasadores Romana Vlahutin. BE-ja shpreh besimin dhe mbështetjen e plotë tek Ambasadorja dhe gjithë i ekipi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre”.

Jo rastësisht në këtë deklaratë vihej theksi tek reforma në drejtësi dhe investimi i BE-së në këtë çështje.

Vlahutin vjen nga një vend si Kroacia që ka treguar se fut në burg edhe ish-kryeministra kur është fjala për të bërë reforma reale kundër korrupsionit, reforma që e kanë bërë tashmë këtë vend anëtar të BE-së, ndaj duket se e di mjaft mirë se çdo reformë e tillë do të shkaktojë kundërshti dhe kundërshtarë. Qetësia me të cilën ajo i ka marrë akuzat që bëhen, të cilat janë po aq të kreshpërruara porsi frizura e saj, e tregon më së miri këtë.(Tesheshi.com)

5 komente në “Çfarë ndodhi që e detyroi Lulzim Bashën që të flasë me gjuhën e Kastriot Mystarajt?”

  1. ANA says:

    LULE????,për një zonjë të nderuar!!
    ?????????????????????????????

  2. Baca e Gjetajve says:

    shqiperia shkemb graniti perendimi armik i betuar, te luftojm me forcat tona e te ecim drejt rruges se lavdishme te PD me xhaxhin Sali e shokun Lulezim dhe me shoket e tjere te byrose cadro politike.
    Ja ku kemi perfunduar pas 26 vitesh demokraci i thenshin por se paskemi kuptuar qe akoma komunistat e paskan ne dore, Kot sthone ujku qimen e nderron por zakonin se harron.
    Na dolen armiq te gjithe.

  3. Koço says:

    Turp, për BERISHËN dhe BASHËN!
    Po tërheqin në greminë, PD-në!!??

  4. Vlonjati 12 says:

    Si thote Lulushi “Keta diplomate ….si njerez te korruptuar”.
    Si ka fytyre ky hajduti i Rruges se Kombit qe u vodhi shqiptareve 200 milion euro .
    Pafytyresia dhe maskaralleku nuk kane kufije, shembulli me i mire eshte Lulushi i SHQUP-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje