Fati i zgjedhjeve të 18 Qershorit në duart e Gjin Gjonit, gjykon padinë e PD. “Goglat” si gjithnjë në raste të tilla e nxjerrin relator

Kolegji Zgjedhor ka hedhur shortin për trupën e gjyqtarëve që do të shqyrtojë ankesën e Partisë Demokratike, bërë nëpërmjet Partisë Agrare për çregjistrimin e listave për zgjedhjet e 18 qershorit.

Pas përzierjes së goglave nga shorti u vendos që anëtarët e trupës gjykuese që do të shqyrtojnë padinë e opozitës janë Tomor Skreli, Gjin Gjoni, Sotiraq Lubonja, Ridvan Hado dhe Artur Malaj.

Relatori i padisë do të jetë Gjin Gjoni, gjyqtari nuk ka qenë i pranishëm në momentin e hedhjes së shortit, ndërsa ka autorizuar një nga sekretaret, Dafina Morinën për shortin për të tërhequr goglat.

Nga tërheqja e goglave ka rezultuar se do të jetë pikërisht Gjin Gjoni relatori i çështjes së PD, i cili gjithnje për çështje të tilla kur diskutohej ndonjë vendim për PD ka pasur “shans” me “goglat”.

Partia e Agron Dukës është i vetmi subjekt opozitar i regjistruar në zgjedhje dhe sigla e tij është përdorur për të përfaqësuar opozitën në Kolegjin Zgjedhor, me argumentin se dita e fundit për dorëzimin e listave ishte 28 prilli dhe jo data 29, kur ky veprim u krye nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhje.

5 anëtarët e trupës gjykuese janë:

Tomor Skreli

Gjin Gjoni (relator)

Sotiraq Lubonja

Ridvan Hado

Artur Malaj

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...