FSHF zbulon logot e reja të kampionateve

11 Maj 2017, 15:57Sport TEMA

Pas Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka pajisur me “brand” të ri edhe ligat e tjera në vend. Duke nisur nga Kategoria e Parë, në logon e re të së cilës paraqitet një lidhje e fortë e elementeve kombëtarë dhe atyre të futbollit, njësoj si në logon e FSHF-se dhe atë të Superiores.

Sfond i kuq me kontur të zi që shërben si mburojë dhe duke transmetuar imazhin e ngjyrave kombëtare, por edhe një top futbolli i stilizuar në lëvizje, për të dhenë një imazh dinamik. Topi është “dekoruar” me krahët e Shqiponjës në ngjyrë të zezë dhe më poshtë gjendet emertimi “Kategoria e Parë”, si edhe akronimi i FSHF-së.

Elementët stilistikë të logove që përdorur për të krijuar imazhin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit janë ruajtur edhe në logon e Kategorisë së Dytë. Por, marka e kësaj lige vjen në mënyrë më të rifreskuar dhe e rinovuar në detaje. Mburoja paraqitet me kënde të rrumbullakosura dhe me linja më të buta, sfondi i prezantuar është gjysëm i kuq dhe gjysëm i bardhë dhe vijëzimi bardhë e zi bëhet dominant ne gjysmën e poshtme të logos.

Elementët kombëtare mbeten të pandryshuar edhe në logon e Kategorisë së Tretë, konturet e kuqe dhe ngjyra e zezë e topit rikthen kombinimin Kuq e Zi, në një sfond të bardhë, ndërsa janë përshtatur edhe tre yje që simbolizojnë këtë turne. Prezantimi i logove të reja dhe imazhi i koordinuar në çdo detaj kanë krijuar një “Brand Umbrella”, nëpërmjet të cilës garantohet koherencë dhe ngjashmëri në të gjitha simbolet e futbollit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje