Hapet pika e re e shërbimeve të UKT-së në Sauk/ Veliaj: Shërbim dinjitoz për banorët e njësive administrative

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Banorët e njësive administrative që i janë bashkuar Tiranës pas reformës territoriale, mund të marrin shërbim më të mirë nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë në pikën e re Rajonale, e cila është ngritur në Sauk. Pika Rajonale e UKT-së është e dyta pas asaj që u hap para disa javësh në Njësinë nr. 1 dhe ofron shërbime dinjitoze për qytetarët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ky investim është një risi për banorët. “Kjo është një pikë shërbimesh, e cila tregon se ne kujdesemi për çdo pikë uji në këtë qytet. Shërbimi që ofrohet këtu nga UKT-ja është i njëjtën me atë që ofron një kompani celulare apo një degë e bankës. Dega e UKT-së në Sauk ka disa të mira: së pari, i shërben një komuniteti banorësh që fillon nga Njësia nr. 2 dhe mbaron në kilometrin e 29-të në Krrabë. Pasi kemi ofruar infrastrukturë më të mirë, është e rëndësishme të ofrojmë edhe shërbime dinjitoze. Sot Krraba ka një rrugë të re, pra vjen më shpejt në Tiranë; po ashtu edhe Farka, BërzhitaBaldushku kanë rrugë të reja dhe qytetarët vijnë më shpejt në Tiranë. Por nuk ka sens që ky komunitet të vijë deri në drejtorinë e përgjithshme të UKT për të sqaruar çdo problem, ndërrim emri apo për të kryer një pagesë. Të gjitha këto shërbime mund t’i marrin këtu në Sauk”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se përmes këtij shërbimi shmanget krijimi i radhëve të gjata, ndërsa siguroi se me fillimin e verës, shërbimi do të shtrihet në të gjitha lagjet kryesore të Tiranës për të ardhur më pranë qytetarëve. “Është edhe një mënyrë për të shmangur trafikun e panevojshëm që krijohet në pikat hyrëse të Tiranës, për të vijuar me këtë filozofi edhe për komunat që hyjnë në Tiranë nga zona e Freskut dhe zona e Dajtit, dhe për ato që hyjnë nga zona e Astirit dhe e Kasharit, si një mënyrë praktike për të kryer pagesat, lidhur kontratat e për të zgjidhur çdo ankesë”, tha ai.

Duke vlerësuar suksesin e arritur me lidhjen e 26 mijë kontratave të reja të UKT, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen korrekt me pagesat ndaj faturave të ujit të pijshëm, në mënyrë që të ardhurat të shkojnë për investime në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve. “Këtë vit kemi shtuar 26 mijë kontrata, çka është një gjë shumë e mirë, jo se këta njerëz nuk kanë pasur ujë, por e merrnin ujin në mënyrë të paligjshme, duke i kthyer tubacionet e UKT-së në “kullesë makaronash”. Kjo nuk ka sens, ndaj dhe më vjen mirë që qytetarët janë sensibilizuar. Nuk ka nevojë të vjedhësh ujin në Tiranë”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Ai kërkoi prej qytetarëve që të raportojnë të gjitha rastet abuzive. “Ftoj qytetarët të raportojnë për gjitha ndërhyrjet që bëhen në rrjet dhe inkurajoj UKT, që siç i merr në mënyrë të rregullt këto pagesa, të vijojë me marshin e pestë me investimet. Kemi hapur 105 kantiere, më i madhi është në burimin e Shën Mërisë. Mezi presim që pasi janë bërë tunelet, po shtrohen tubacionet, të kemi shtesën e ujit në Tiranë që do të vijë nga ajo zonë”, tha Veliaj, duke

deklaruar se pas përfundimit të investimeve për shtrimin e tubacioneve kryesore, Bashkia e Tiranës do të kalojë në fazën tjetër, atë të shtrirjes në mënyrë kapilare të rrjetit ujësjellës për të plotësuar nevojat që ka kryeqyteti për furnizimin me ujë të pijshëm.

Në prag të stinës së nxehtë të verës, Veliaj apeloi për administrim më të mirë të ujit të pijshëm. “Do të hyjmë në një fazë të nxehtë dhe thatësirash, ku do na duhet të administrojmë mirë çdo pikë uji. Edhe në vende shumë më të pasura se ne, nuk e kanë luksin që ujin e pijshëm ta përdorin për rrugën, tapetet apo makinat e tyre të shtrenjta. Besoj se duhet të fillojmë e të sillemi si evropianë”, theksoi Veliaj.

Administratori i Njësisë Nr. 2, Elez Gjoza, u shpreh se në të gjithë kryeqytetin po realizohen një sërë investimesh të rëndësishme, ndërsa theksoi se Bashkia e Tiranës duhet të ndiqet si shembull i suksesit edhe nga bashkitë e tjera vendore. “Kjo njësi ka pasur një bum investimesh. Bashkia po bën çdo ditë nga një punë të mirë dhe po i jep mesazhe të qarta të gjithë qytetarëve, se ajo është në shërbim të tyre”, tha ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *