Letra që shqiptarët morën sot nga një europian i lodhur me marrëzinë e tyre

11 Maj 2017, 20:11Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Nuk mbahet mend të kemi marrë një shuplakë publike nga Bashkimi Europian, si kjo e sotmja nga komisioneri i zgjerimit Johanes Hahn. Ka pasur marrëdhënie të acaruara me Brukselin edhe në kohën e Nanos, kur BE mori pak a shumë formën që ka sot, ka pasur kritika edhe më vonë, kur ndodhnin kriza e incidente, siç ka qenë Gërdeci, 21 janari apo momentet elektorale. Por askush nga zyrtarët e lartë të BE nuk është ulur “me kartë dhe penë”, për të na numëruar një për një zullumet e absurditetet me të cilat kemi ngopur europianë e amerikanë në gjashtë muajt e fundit. Në fakt pështirosja ndaj krizës shqiptare ka nisur që në fillimet e reformës në drejtësi, por sot përballemi me një degëzim të rrezikshëm të atij procesi, e që ka të bëjë me bojkotimin e zgjedhjeve nga opozita kryesore.

Është një letër e trishtë, siç e komenton Majlinda Bregu, një mesazh i cili shënon një ndër ato momente, kur sipari i etiketës dhe i diskrecionit të kuptueshëm të një diplomati perëndimor, është ngritur totalisht. Çka na lejon të lexojmë të zhveshur dhe në dritën e diellit, të gjithë frustrimin e tij (e jo vetëm të tij), për përpjekjet disamujore, me qëllim që Shqipëria të mos shkonte në të njëjtën pikëtakimi, nga një drejtim krejt i ndryshëm, me Maqedoninë apo Kosovën fqinje. Hahn thotë açik dhe hapur se është lodhur, bashkë me kolegë të tjerë, që të bindë opozitën që të pranojë atë që në Perëndim e konsiderojnë thjesht si një tabu të paprekshme dhe të panegociueshme: rotacionin e pushtetit përmes pjesëmarrjes në garën e zgjedhjeve.

Përkundër kësaj përpjekjeje të gjatë dhe plot peripeci, Johanes Hahn ka vendosur të ndajë me shqiptarët (vini re, u shkruan të gjithë shqiptarëve!), zemëratën e tij për dështimin e këtij misioni. I cili ka si shkak të vetëm refuzimin e opozitës për të pranuar logjikën e përfshirjes dhe të pjesëmarrjes.

Përtej letrës së ashpër të komisionerit të zgjerimit, pas 80 ditëve në çadër, e djathta zyrtare nuk ka sesi të mos ketë kuptuar të paktën një gjë: habinë dhe mospranimin e vendosur që qeveritë dhe institucionet e Perëndimit kanë ndaj refuzimit të një partie të madhe politike për të hyrë në zgjedhje e për të marrë pjesë në institucione. Cilado qoftë aradha e justifikimeve për të shmangur garën elektorale, PD, Basha dhe Berisha nuk mund të mos kenë kuptuar se ka qenë një vetvrasje taktike, që të tentosh të bindësh për 3 muaj rresht europianët dhe amerikanët se pushteti mund të negociohet, e jo të fitohet, se qeveritë mund të ndryshojnë ngjyrë dhe përbërje e se kryeministrat mund të ikin me kalkulime tryezash, e jo me vota zgjedhësish. Teksa mbush tre muaj në një çadër e cila tashmë ka mbetur në det të hapur, opozita ka rastin të prekë me dorë “produktin” e furtunës që ndërtoi me stoicizëm, por pa logjikë dhe arsye: një mesazh fshikullues nga zyrtari (i djathtë), i cili për ironi të fatit, është përgjegjësi kryesor i procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Pra, kontrollori i parë i rrugës që ne po përshkojmë për t’ju bashkuar klubit europian të vendeve të zhvilluara.

PD është ndodhur edhe një herë në të shkuarën, në këtë kapërcyell të rrezikshëm, në raport me ndërkombëtarët. Ka qenë periudha e pas vitit 1998, kur opozita e kohës u izolua thuajse totalisht në Tiranë dhe jashtë saj, aq sa nuk ftohej as në koktejlet e ambasadave në festat zyrtare. Ky është rasti i dytë i një krize të thellë që PD e ka jo me kundërshtarët socialistë, por me palën e tretë: ndërkombëtarët. Zëri logjik i Majlinda Bregut, Eduard Selamit dhe kritikat publike të Jozefina Topallit e të tjerëve, shënojnë një ishull arsyeje, në detin e emocionit dhe mllefit të verbër që ka pushtuar elitën opozitare. Një zë i cili duket se ka sfidën e mbajtjes ndezur të një kandili në mes të furtunës.

Johanes Hahn mund ta ketë gabim, ambasadorët e huaj në Tiranë mund të jenë të anshëm, Joseph Daul mund të jetë shprehur keq kur foli me miqtë e tij Basha e Berisha, zyrtarë të Departamentit amerikan munden gjithashtu të lexojnë keq situatën në një rrethanë të caktuar, por është thjesht e pamundur që gjithkush, absolutisht të gjithë në Bruksel, Berlin, Paris dhe në Uashington, t’ja fusin kot, e vetëm Çadra të ketë të drejtë! Është krejt e pamundur! Letra totalisht jodiplomatike e një diplomati të lartë te BE, që paguhet për të qenë zyrtar i lartë i Bashkimit Europian, na e thotë më së miri këtë edhe në këto momente. (Javanews.al)

25 komente në “Letra që shqiptarët morën sot nga një europian i lodhur me marrëzinë e tyre”

  1. Ledi says:

    Z. Minxhozi!
    Vërtet mendonit,se Berisha e Basha do lejonin të merreshin të pandehur nga organet e drejtësisë?
    S’jam politikane,por kaq gjë e kuptoj:
    ATA DO TË MBROHESHIN ME DHËMBË, ME THONJË,ME ARMË DHE ME TRUPAT TANË ,QË SI IDIOT ,JO GJITHMONË I KUPTOJMË HILET E TYRE!
    TANI LOJA PO MBARON! TË SHPRESOJMË QË TË
    HUMBURIT (emerituar)TË JENË ATA, dhe jo POPULLI!

  2. Elona says:

    Imagjinojeni Lulushin ne shtepi te tij ku sa fillo te ngreje zerin si ne cader gruaja e tij ja pervesh nje shpulle surrati e I thote.
    Mos me bej cadren ketu ne shtepi se te bej copa legeni mutit.
    Ai ul koken me surrat te skuqur nga shpulla dhe I kerkon te falur shefit (gruas)
    Cadra per pak ja nxorri Lulushin dore

    1. The Punisher says:

      Qaji hallin Lulushit ti. Lulushi dhe gjithe Lulushet e tjere majtas apo djathtas, jane shqepur me para, per vete dhe per dhjete brezat e ardhshem. Gruaja e ketij Lulushit te mesiperm shqepet dhe kenaqet ne Hollande me manall zezaku, ndersa ky vete , ben si te gjithe politikanet kokepace,tek-tuk kap ndonje nga sekretareshat apo nga ato qe duan te ngjisin shkallet e karrieres . Populli pret Vettingun. Rama do zhgenjeje. Eshte vetem ceshtje kohe. Ai qe e shpeton Shqiperine ka vdekur me kohe.

  3. DETARI [email protected] says:

    Ti rrojne te afermit,se familjet do zhduken……….

  4. shqip says:

    Ç’mbjell do korresh. Kete menxyren qe sfidon shba, be, madje edhe ligjet e natyres, e mbollen vete ata. Rajersoni, Doris Pack & e com. E mbajten edhe pas 97s. Edhe pas shkeljes se embargos. Madje e quajten burre shteti ( leshi ), edhe kur tymi i Gerdecit u pa deri ne Pentagon. Apo i shtrenguan duart e lara me gjakun e paqesoreve te 21/01/. Kot dergoni emisare ne Albani-Stan. Me mire dergoni nje guvernator, mundesisht skandinav. Dergoni eulex. Dergoni ç’te mundeni qe te shpetojme. Kur tribute nuk bejne dot shtet, mund te kaloj edhe nje shekull tjeret, dhe ne te jeni ne piken e nisjes, 28/12/ 1912. Problemi or ti miku nga Brukseli eshte , qe ketu vegjetojne pasardhesit e Haxhi Qamilit. Nje specie si Al Bagdati ne Kalifatin e Isis. L’eri letrat e lotet. Po qe se te dhimbsemi , dergo nje skuader marinsash dhe merreni “QADREN” e dergojani Hages per gjykim.

    1. Andon says:

      te lumte Shqip, po e bere qe e bere si duhet komentin pse nuk ia dergon direkt Hahnit ? Teknologjia sot ta mundeson, ndoshta iu mbushet mendja kete here perendimoreve qe me ne fund ta dergojne skuadren e marinsave te Shpetimit, qe ti shpien keta funderrinat tane në të Hagës.. Ashtu sic bene me fqinjin verior milloshevicin, se po nuk u bene shembull dhe kete here, gjithmone keshtu do jete ne Shqiperi: kush vjedh më shumë bertet me fort se te tjeret kapeni hajdutin.

  5. Lulka says:

    LULUSHE ,MOJ LULUSHE,
    S’KE FAJ TI, E KEMI NE!!
    POPULLORE ELBASONIII??

  6. Ilo says:

    Marrrzia nuk eshte e shqiptareve por e adresuar e PD dhe opozites dhe do shtoja une edhe nga nje pjese e medias dhe nga analiste te tipit Gjekmarkaj,Lela,Zogaj,Fevziu qe jane bashkautore te kesaj marrzie me Sali Berishen dhe lulushin

  7. populli says:

    Po pse duhet te merremi me keta mostra,keta si moren pjese ne zgjedhje,si nuk moren,fundi i tyre eshte i njejte,keta ka kohe qe kane filluar te sharrojne degen ku rrine,po mire ja bejne,se sic thote populli,kur vret veten nuk ka dhe kush te merr hak,me mire per te gjithe,po shume keq per p.d qe u uzurpua nga kriminele dhe anti shqiptare te lindur.

  8. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Te lumte o SHQIP. Komenti me konkret dhe perpikmerisht logjik dhe i sinqerte qe kame lexuar deri me sot.

  9. Lymi says:

    Tani e tutje per dike qe flet perçart do thone “po flet si ai i çadres” Do ti mbese perjete ketij torallakut Xhemolit.

  10. LORA says:

    Gezoju Minxhozo,gezoju,,,,,,me ne fund edhe zyrtaret europiane e njohen vullnetin e vertete te shqiptareve,,,,te cilet e refuzuan dhe percmuan me fisnikeri cadren e krimit dhe turpit pa limit.
    Eshte vetem merite e shqiptareve pervlimi i te gjithe skenareve me te zinj antishqiptare ,qe u lujten ne cadren e arixhinjve shqup-sa.Pse iu deshen 80 e ca dite Hahn-eve per te ardhur ne kete rezultat???
    Gezoju Minxhozo, eshte nje dite mbrothesie per Shqiperine dhe shqiptaret ne shumice.

  11. ta says:

    europa,pse nuk behet si amerika me nje president te fuqishem,jane ato qe jane ne ballkan ,pse te zgjidhet ky president, duan te behen te gjithe presidente kush e kush tja hedhi njeri tjetrit,prandaj ndodhin keto gjëra.

  12. albani says:

    Dy fjale per Z. Minxhozi!
    Cka po bejne BB (Berisha, Basha, sa e cuditshme eshte bashkimi i ketyre dy shkronjave), nuk eshte naivitet dhe as gjest emocional Z. Minxhozi. Eshtre nje strategji djellezore e tyre kunder interesave te Shqiperise dhe te shqiptareve. Eshte nje kundershtim i hapur ndaj rriges se Shqiperise drejt Evropes, apo Perendimit, nese mund te themi, per t’i hapur shteg influences ruse ne Shqiperi dhe me pas ne Ballkanin Perendimor. Reforme, do te thote hapjen e negociatave me BE, hapje negociatash, qe do te thote se Shqiperise i hapen shanse te medha politike dhe ekonomike, dhe pikerisht keto nuk do BB qe te ndodhin, se me keto, bie edhe plani strategjik i tyre per nje Shqiperi proruse.
    Nuk eshte aspak sekret, te thuhet se Cadren e mbeshtet, e inkurajon dhe e sponsorizon Rusia, bashke me UDB-ne e Saliut dhe te Lulit.

    PD, qellimisht nuk hyne ne zgjedhje, sepse kerkon te krijoje tensine dhe destabilizim ne Shqiperi, sepse e tille eshte vija e sjelljes qe ai ka marre nga Ustallaret e tyre.

  13. qerosi says:

    O c’me bere me qesh or SHQIP, sidomos me fjaline e fundit. Gjithe komenti perfekt. Si heq asnje pike e asnje presje.

  14. Pyetje nga populli says:

    Sa te cmendur ka Shqiperia?
    Nje lulushe e di qe eshte!

  15. like says:

    mbas shpulles se Kadarese Saliu mori tani shqelmin bythes. Gjynaf! ksaj rradhe do i marre te gjithe me vete, dhe me turp.

  16. Ladi says:

    E MORI FERRA URATËN!
    EVROPIN E KANË KUNDËR!
    POR LULUSHJA,S’TËRHIQET!
    KA RUSINË!!!!!!!!!??

  17. Mersin says:

    Zoti Minxhozi nje korigjim, jo me marrezine e shqiptareve se ata nuk kane bere ndonje te tille. Me marrezine e antishqiptareve te drejtuar nga serbia.

  18. orient says:

    …lerini te bejne vitin ,se do te hyjne ne rekordet gines..{nje anomali me kokfortesi,ku s’ka perputhje as ne ze as ne figure dhe ku po humbet edhe nocioni “pse”jane aty ..ne burgun e hapur ne shesh…}veprime koti.Me vjen mire qe ajka e gazetarise prononcohet jo si mbrojtes partiak por popullor

  19. Asus says:

    AI zotnia qe ka dergu letren di shume me shume sesa dime ne rreth ceshtjes. AI e di qe sjellja e PD eshte e paarsyeshme dhe se leshimet e qeverise Jane te mjaftushme. AI e di se cadra e Tiranes eshte ngritur me qellim te keq. AI e di se situata ne Maqedoni e Shqiperi kane te njejtin orkestrus. Se veprimet e cadres nuk Jane per zgjedhjeve te lira, po per destabilizim, qe hajdutet ti shpetojne gjykimit. Prandaj AI I drejtohet popullit shqiptar.

  20. qamo says:

    @”shqip”, qënke shqiptar i vërtetë, ishalla të jenë sa më shumë si ti, por…nuk e shoh…

  21. tim says:

    O Komisjoni zgjedhjeve ju nuk e kuptoni se PD ka problem me daten 28 Ajo ka njezet e shtate vjet qe feston daten e clirimi ne 28 dhe nuk e pranon daten 29.Dhe kte e ka lidh edhe me zgjedhjen e kesaj dite.Daten 29 e kane ters por kte dete shume te rendesishem per kte parti ju duhet ta kishit marre ne konsiderate.Te drejtat e lirite e pakices anadollake Berishjane (jo te gjitheve ne PD) duhen respektuar.Kesaj partie jepini dhe nje shans qe te hyje ne zgjedhje se ajo dite do jete dita qe do vete pastrohet vete partia demokratike ku do ndahet nje here e mire dhe ne mes tyre fryma midis dy drejtimeve o ne europe ose drejt anadollit e rusise.Por mos harrojme qe kur u krijua kjo parti thirrem qe te jemi si gjithe europa.Fundi i gerdallave qe me shqiperine kane bere ckane desh qe ktij populli i shiten detin e vrane e grabiten voten ne 96 sollen shkaterrim ne 97 vrane 4 vete ne shesh.Ky popull eshte besnik por po e tradhetove te hedh ne kosh.Sot eshte koha ti pijme kafen e ngushullimit kesaj Partie qe vete i zoti i shtepise sditi ta rinovonte me njerez te rinj dhe te arsimuar.Me vjen keq qe nga sot do te themi na ishte nje here PD me kryetar komunist qe vdiq dhe nuk u dorezua perpara revizjonisteve e imperjalisteve

  22. Ndajeni more kete Shqiperi midis fqinjeve ashtu dic vepruat me 1913 ishte nje ide shume e mire dhe keshtu qetesohet Ballkani dhe Europa nuk ka probleme me per te zgjidhur behet nje hapsire Serbo-Greke nje bosht i forte szabilizimi e paqeje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje