Majlinda Bregu: Kumti i Hahn, për turpin që se meritojnë demokratët! Europa sot na ra kokës, tani jemi vetëm

11 Maj 2017, 17:37Politika TEMA

Nga Majlinda Bregu

 

Komisioneri Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Hahn u dërgoi sot, me shqetësim të madh, shqiptarëve një kumt, që për të keq tonë i drejtohet, absolutisht, direkt Partisë Demokratike.

Kjo është letra më e trishtë që s’do doja të kishte mbërritur kurrë. Kjo ka qenë prej kohësh frika dhe arsyeja e vetme për të cilën kam folur e kërkuar që të paktën me veten e me miqtë të mos flisnim sikur i flisnim murit!

Që as Europa e as Uashingtoni por asnjë shqiptar me arsye të mos na e drejtonte gishtin duke na bërë me turp për vendimet që në fakt nuk u morën as me diskutim as me shqyrtim as me parashikim nga demokratët, por nga kush nuk desh të dëgjojë.

Ja ku jemi sot! Izolim! Pasi na foli e u përpoq të na bindë me gjuhë diplomatike e dashamirësi demokratike, me oferta e negociatorë, pasi ra në vesh të shurthët e kokëfortësi, Europa sot vendosi të na bjerë kokës: “Zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës. Opozita aktuale, qëllimisht ka bojkotuar zgjedhjet. Demokracia nuk do të pengohet duke bojkotuar institucionet. Veprimet që dëmtojnë të drejtën e qytetarit për të votuar dhe liritë e tjera themelore janë të papranueshme”

Eshtë e pamerituar kjo e keqe që i ndodhi sot partisë së parë antiopozitare në Shqipëri.

Eshtë i rëndë ky qëndrim për të gjithë ata qindra e mijëra demokratë që shkulën diktaturën me ëndrrën për t’u bashkuar me perëndimin e mohuar dhunshëm prej vitesh.

Eshtë e pamerituar për të gjithë ata që e lanë rininë e tyre burgjeve të regjimit komunist vetëm pse donin Europën, e dolën me thinjat e pritjes për ta shijuar më në fund atë.

Eshtë i papranueshëm ky qëndrim për të gjithë ata burra e gra që u vranë pa gjyq, pse guxuan të mendonin ndryshe.

Eshtë e pameritur për të rinjtë që po mbeten ende në udhëkryq e për të gjithë ata punonjës të institucioneve shqiptare, që kanë punuar ndër vite, ore e pa orë, për ta afruar Shqipërinë me Europën me të gjitha standartet që kërkon ajo.

Europa sot e drejtoi gishtin nga PD-ja, por u bën thirrje shqiptarëve (të gjithë demokratëve) të mos bien në të njëjtën humnerë me të!!!!

“Le të jemi të qartë. Përgjegjësia do të jetë e liderve, nëse ata do të shkelin aspiratat legjitime të popullit, për një jetë më të mirë”- tha Hahn

Nuk qaj hallin as të kryetarit të PD -se as të ndokujt tjetër që nuk e ndali dot, këtë shkarje, por të atyre qindra mijëra demokratëve që nuk e donin PD-në rrugëve.

Kryetari e deshi PD-në në çadër e jo në Parlament; në mosbindje civile e jo në zgjedhje!

U gëzua nga e ashtuqujtura “fitore e Kavajës”, që veç si e tillë s’duhej festuar asnjëherë.

Sot ne nuk e meritonim këtë!

Ikja nga beteja për asnjë arsye nuk është rezistencë ndaj kësaj maxhorance të frikshme, as përballje me Edi Ramen, por dorëzim para të keqes që ka zaptuar të përditshmen e shqiptarëve, duke i dhënë një pushtet të pakufizuar të vetmit që pushtetin e lakmon dhe me të tallet.

Parlamenti i nesërm do të jetë i pari në 27 vjet ku “demokracia” do të përdoret për të ç’ rrënjosur demokracinë! Dhe jo vetëm s’do ketë pikë vullneti të luftojë drogën e krimin, por përkundrazi rrezikon ta çojë Shqipërinë drejt presidencializmit turk!

Ka vetëm një rrugë për të mos e lejuar rëndimin e fatit të shqiptarëve dhe copëtimin vetëshkatërrues të PD –së: kurajo e shpresë e të gjithë demokratëve, për të rindërtuar partinë që sot përballet pamerituar, me dilemën të jesh a të mos jesh!

39 komente në “Majlinda Bregu: Kumti i Hahn, për turpin që se meritojnë demokratët! Europa sot na ra kokës, tani jemi vetëm”

  1. Katundari digital says:

    Budallalliku nuk ka brire.

    1. Kujtimi says:

      Z Bregu je ca e vonuuar
      Po asnjehere nuk eshte von
      Do te ishte me e sinqert te flisje me shum emra konkret
      Duhet te besh thirje popullit mos dalin ne protest e do e mira e vendit
      Do mbaesh mend
      Disa nga shoket dhe shoqet tende duket sikur jan frikesuar

    2. Kujtimi says:

      Z Bregu je ca e vonuuar
      Po asnjehere nuk eshte von
      Do te ishte me e sinqert te flisje me shum emra konkret
      Duhet te besh thirje popullit mos dalin ne protest e do e mira e vendit
      Do mbaesh mend
      Disa nga shoket dhe shoqet tende duket sikur jan frikesuar . Hiweni cadren

    3. Kujtimi says:

      Z Bregu je ca e vonuuar
      Po asnjehere nuk eshte von
      Do te ishte me e sinqert te flisje me shum emra konkret
      Duhet te besh thirje popullit mos dalin ne protest e do e mira e vendit
      Do mbaesh mend
      Disa nga shoket dhe shoqet tende duket sikur jan frikesuar . Hiweni cadren to mbahet ment si Cadra e BANDITEVE KU FSHIHESHIN

    4. Robi says:

      Shkrim hipokrit e genjeshtar, thote disa te verteta, po fsheh te verteten me te madhe, ate qe PD eshte parti e drejtuar nga kriminelet e hajdutet, SALUSHI e LULUSHI, si dhe nga forume partiake qe jane ne sherbim te ketyre dy krimineleve e jo ne sherbim te popullit demokrat, pra kjo parti eshte ne sherbim te krimit dhe antishtetit.
      Ehe, kasaj i thone “mishi te piqet e helli te mos digjet. Te di bytha shume ty, po ne na di pak me teper.

  2. IP says:

    Zonja Bregu,
    Si grua dhe ish kolege, te jap nje keshille miqesore. Ke folur drejt deri tani. Eshte koha te tregosh me veprim se vertet I beson ato qe thua. Shpall Kandidature per deputete si e pavarur. Do te votojne ata qe duan Shqiperine dhe nuk kane besim tek dy partite e medha dhe ato me te voglat qe vertiten pa dinjitet sa majtas, djathtas. Nuk di a lejojne afatet, po do te desheroja te shihja kandidaturen tende si e pavarur. Suksese.

  3. 122 says:

    Je pjesetare e kesaj te keqeje…..
    Je brenda dhe , sa do qe te ulerish, kurre nuk do te dalesh kurre e lare nga ajo grope ku keni rene….!
    ZOTIO yne shikon…..
    Gjithcka do te lahet ne kete bote…..
    Menxyrat qe keni bere mbi kete popull do te lahen nje per nje!
    Do te rrojme dhe do te shikojme!
    Ne boten tjeter i pret gjykimi i Perendise.

  4. Maloku says:

    Nuk te kam pelqyr asnjhere e ceshte me e keqja prap me ngjall neveri politike por theksoj por ky artikull e kjo thirrja jote me pelqeu, dashte zoti reflektojne njerzit me mend ne PD qe nuk i mungojne,

  5. simoni says:

    i tha moj i tha, po kujt ja tha!

  6. Populli says:

    Eshte fundi i merituar i një partie KLIK që ka lyer duart me gjakun e shqiptarëve!
    Eshtë pamvarsia e dyte e Shqipërisë në rrugën drejt Europës!

  7. Plaku Xhuxhumaku says:

    Shkruhet: “Per turpin qe s’e meritojne demokratet”.

    Rregull kur “s” mund te zevendsohet me “nuk”, atehere perdoret apostrofi.

  8. Luan says:

    Majlinda,
    Ti do te jeshe e besueshme vetem atehere kur te besh fajtor Kryetarin de fakto dhe jo Kryetarin de jure. Kryetari de jure as nuk eshte dhe as nuk din te beje ate pune. Ai eshte aty thjeshte si mburoje per Kryetarin de fakto dhe familjen e tij per krimet e panumerta qe ka bere. PD MUND TE KETE SHPRESE VETEM KUR TE THUHET E VERTETA.

    1. I drejti says:

      Shume e drejte. Pa ndeshkuar Sali kriminelin (qe ne fakt Znj. BREGU asnjehere nuk e ka kritikuar) nuk mund te.kete ndryshim ne ate parti shpellaresh e njerezish anti shtet.

  9. niki says:

    ZONJA BREGU :ME PARE SE TE PERMENDJE QEVERINE E “DROGES” DHE EDI RAMA ANALIZA E JUAJ ISHTE E SAKTE.E KUPTOJ, JU KENI FRIKE TE THONI TE VERTETEN HAPUR DHE KESHTU NDIHMONI JO DEMOKRACINE POR BENI TE KUNDERTEN. E HARRUAT LAZARATIN I HARRUAT TENDERAT E DHENA MBAS FITORES SE ZGJEDHJEVE. NE DEMOKRACI NE PERIUDHEN E DORZIMIT E PUSHTETIT NGA NJERA QEVERI TEK TJERA ESHTE E LEJUAR ME LIGJ QEVERISE QE TE BEJE VETEM GJERA TE NIVELIT TE JASHTEZAKONSHEM. SI MUND TE KRAHASOHENI JU ME QEVERINE E SOTME EDHE PSE MUND TE KETE SHUME GABIME APO TE KETE ABUZUAR(PER KETE ARSYE DUHET REFORMA E DREJTESISE). PRANDAJ EDHE JU ZONJE KESHTU DUKE E BERE PUNEN GJYSMA-GJYSMA NUK NDIHMONI AS PARTINE TUAJ ,AS DEMOKRACINE ,AS ELEKTORATIN INJORANT TE PARTISE SUAJ.

  10. Ashtu posi! says:

    E ke gabim zonje kur thua se PD nuk e meriton kete.PD dhe te gjithe ata qe votojne PD-ne ,kete meritojne!
    Ata qe nuk meritojne kete as jane pjese e kesaj partie banditesh as e votojne ata.

  11. asd says:

    Znj. Bregu ju nuk jeni as cuditur dhe as turperuar gjithe keto vite ku keni njohur e bashkepunuar me “idhullin” tuaj Berishen dhe tani po ndjeheni “keq” sepse paska folur Hahn ? Po z. Hahn vetem ka konstatuar ate qe ju keni fshehur dhe i jeni fshehur. Sipas jush morali dhe parimet ndizen e fiken vetem kur ju intereson ? Na thoni te verteten… Pse sipas jush Basha dhe Berisha nuk duan te futen ne zgjedhje ? E thoni dot kete ? Filloni thoni kete qe te fillojme tju besojme.

  12. LLAHUTA says:

    OBOBO ,ÇUNA ÇNA GJETI;
    VAJ VATANI E MJERË MILETI.
    SE PDja, PO TRONDITET;
    SE LULUSHI , LEBETITET!
    POR PAS DIMRIT, VJENË PRANËVERA,
    DHE MAJLINDA,ËSHTË TEK DERA,
    MOS KUJTONI SE DO FRIKET;
    VAJZA TRIME ,DI TË RRITET!!??

  13. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    “Merita” e PD-s,ku mesoj gjithe bota, eshte ngritja e institucionit te cadres,ne vend te Parlamentit !

  14. kalciani says:

    Pd ja ka kohe qe eshte kthyer ne parti klani,shikoji me vemendje,Zeni bene politiken e kuadrit se bashku me dhendrrin dhe ate hund sqepin e rregulluar me operacion.Jeni katandisur ne partin e te marreve, qe njohin vetem hurin dhe me ate mburren.Ky eshte turp.Ku ishit deri dje,apo po ju pelqente zgjimi i pd se me cader…, megjithate sic thote populli, me mire vone se kurre.

  15. Tajari says:

    Me ne fund Majlinda filloj te flase drejt e me sense .Majlinda po kupton Maljinden pooooorrrr me shume vonese,demtimi u krye.Te pakten te shpetoje Shqiperia,PD ka kohe te reformohet ….. if not ne te sëmës te shkoje….

  16. Ollga Toronto says:

    Rindertojeni partine,keni shume kuadro,Strazua,Ristani,Flamur Noka,Paloqja,Bumcja,Alibeu,Grida,Cani,Shkullaku,Fevzua,Qimi,Fahriu,Zogaj,etj etj.

  17. Deputetet e Partise Demokratike qe nuk jan perlyer me poshtersite e Berishes dhe te Bashes dhe qe nuk ka arsye qe te ken frige nga Vetingu, duhet te distancohen dhe te kandidojen si deputet te pavarure. . Kam bindje te plote qe at do te marrin maksimumin e votave.
    Keshtu te krijohet mundesia e grupit parlamentar opozitare.Kjo eshte e gjith.
    Tani me nuk keni perse te mbani shprese tek Berisha dhe Basha. Ata kan problemet e tyre me drejtesin dhe keshtu nuk ka asnje arsye qe te mbahet penge Opozita/
    Opozita ka keto alternativa qe nuk ja ndalon askushe.!

  18. Treviso says:

    Zonja Mjlida, nuk eshte se PD humbi tak-fak. Partine po e drejtuan kriminele dhe mafjoze doemos do kene nje perfundim te tille.
    Qytetaret kan kohe qe ankohen per drejtimin e vijes se PD. Ato demokrate te vertete nuk punuan aq sa duhet per ta demaskuar banden kriminale e mafjoze qe po e drejtonin.
    Sa per te tjerat, qe do te kthehet shteti ne shtet presidencial mos u tremb, se nuk ka shanse Edi Rama ta beje ate. Me kete shprehje gabohesh rende, se Europa dhe SHBA nuk e lejojne kete gje. Rendesi per popullin eshte vetem vetingu, as EdiRama dhe as qeveria qe do zgjidhet.

  19. Haka Tekizoti says:

    Rroftë Lyli që më në fund ia doli të shporret kjo parti që ka goxha ndyrësira në gjirin e vetë, që ka qenë antishqiptare qysh nga krijimi j saj, sepse i tillë ka qenë kreu i saj , të cilin e kanë ndjekur si lukuni e verbër jo vetëm ata që kishin e kanë në zemra e në shpirt të njëjtin antishqiptarizëm po edhe të tjerët që s’e kanë kuptuar akoma qëllimin e zi të mender jdhëheqësit të tyre megjithse ka bërë aq krime saqë është kriminale të mos e kuptosh. Shqipëria do shpëtojë nga një parti që shërben si mburojë kriminelësh të rrezikshëm. Rroftë Lyli, po jo këtu; në Hollandë!

  20. Legenburre says:

    Erdhi ora o shoke ti shohim keto qelbesira me koken zhytur ne mut.
    Por ata nuk dorzohen,or jo.
    Dhe do e ngrene koken le lyer me m..
    Qe ketej ka dale ajo shprehja:
    I dhjere por krenar

  21. mokja says:

    Pa e lezuar artikullin po te them je nje ze ne minoranc ne ate parti pore je dhe shume e vonuar per tu prononcuar Tani te gjithe ju kujtoni si keni qene dhe privilegjet qe keni patur dhe ketej e tutje suksese ne jete**********??????

  22. Fatmiri says:

    Majlinda Bregu eshte Demokrate,eshte diplomate e niveleve euroatlantike.Pozicionimi dhe qendrimi i saj duhet kuptuar dhe pershendetur e perkrahur.Diplomatet flasin me gjuhen e kultures dhe diplomacise.Te dashur bashkatdhetar! Ndergjegjesohuni,kthjellohuni dhe distancohuni nga ata qe kerkojn te shkaterrojn PD,ata qe kerkojn ta izolojne PD,ata qe po perdorin PD per ti shpetuar drejtesise dhe ndershkimit.Kryetari de juro dhe kryetari de facto po ju perdorin mish per top.Gjuha e nderkombtareve nuk ka qen kurre me e qarte dhe e drejtperdrejt kurre me pare.Ne jemi shqiptare mbi te gjitha,pastaj vijne bindjet personale.Shqiperia mbi te gjitha.Demokrate te ndershem! Mbeshtesni dhe perkrahni kete politikane vizionare per te cilen kemi nevoje ne demokratet dhe e gjithe Shqiperia!!!

  23. Lali nga jugu says:

    Maja na ke rruajtur karin me keto dogmat e tua! Harrove qe je nje krye hadute, dhe tani po bertet kapni hajdutin.

  24. WEB1 says:

    Une kesaj nuk i besoj as edhe nje fjale !keta jane pa aq fajtore per dallaveret dhe poshtersite qe ka bere berisha ,ne bashkpunim me “demokratet” e tjere (i thenshin ) jane fajtor dhe ortake per cfare do lloj situate dhe kompromisi qe e ka cuar shqiperine drejt shkaterrimit.Kjo e e majlindes eshte mje lloj “mea culpa “qe tani nuk ka as edhe nje lloj efekti .Mos u genjeni nga fjalet e saj ,kur gjithe keto vite u sollen me paskrupullsine dhe paturpesine me te madhe ,kane bere gjerat me te ulta per te mabjtur pushtetin ,kane vjedhur kane ,poshteruar ,jane pasuruar dhe kane vrare pa provuar aspak turp ,apo ndergjegje .Keta te sotmit si majlinda nuk po i besojne akoma situates ku jane futur ,para 4 vitesh humben pushtetin ,tani po humbasin edhe te vetmen pune qe ju duk sikur dinin te benin ,,ate te parlamentarit .Tani jane ne rrezik te kthehen ne qytetetare te zakonshem ,nje rruge per keta arrogante qe nuk duan ta pranojne ,dhe u duket sikur kjo situate eshte vetem nje enderr e keqe qe nje dite mund te mbaroje .Do mbaroje posi !vetem me fundin tuaj

  25. Sefer Loku says:

    Maja, PD-ja jote eshte si nje grope septike e mbushur me mut. Ne mes te saj qendrojne Salehu me Bashen e pastaj ca me tutje drejt aneve te gropes vijne te tjeret midis te cileve je edhe ti. Po perpiqesh me mish e shpirt te dukesh sikur nuk vjen nga gropa por halli eshte qe era nuk te iken.
    Maja, je pjese e gropes se mutit. Sa kohe qe nuk del jashte dhe te besh nje dush te forte duke njohur dhe pranuar se cfare haleje eshte PD-ja askujt nuk do i rruhet per ty. Ti thjesht po perpiqesh ti dukesh Han-it dhe europianeve te tjere si e pranueshme por te vjen ere. Ik Maja, lahu me sapun me sode dhe dezinfektohu me Clorox. Mbase ke fat dhe era te iken. Por per mua si dhe shume te tjere pa u mbyllur me kapak betoni gropa prape era e mutit do jete ne ajer dhe ti do identifikohesh me eren e saj.

  26. fteri says:

    Te lumtë Z.Bregu ,je ngritur kundër tiranisë kriminale të S.SHpellarit dhe të hijes se tijë më të shëmtuar të historisë L.Basha. Këta kriminel na nxorën zërin e keq si popull përmitiv në europë ,na prishëm e miqët tanë SHBA-në dhe BE-në ku aspiron shqipria të shkojë .

    Bravo Z. Bregu je shembulli i gjallë e mendje ndritur që kupton pluralizmin dhe rolin që ke luajtur ti personalisht për integrimin e shqipërisë në BE. Roli juaj është i jashtëzakonshëm ,ti nga ky moment je e votuar nga të gjithë popuëlli i majte dhe i djathtë . Kryefjala jote është ATDHEU mbi të gjitha jo partia dhe SALIA ,strazimiri dhe fundërrina si Noka Paloka ,dhe eksponentë të tjerë të dhunës etj …,

    L.Basha ,në vend që të shpalosin programin e PD-së dhe të konkurojnë në zgjedhje të 18 qershorit,këta kërcisin dhëmbët si hitleri kundër popullit se mos shkoni në zgjedhje ,se do tju tërheqim zvarrë . Këta kërkojnë privatisht kokën e E.Ramës, jo zgjedhje !!! ….Jan jashtë llogjike PD-ja ,është një sulm personal ,dhe me paturpësi vetpërjashtojnë veten nga zgjedhjet nga frika e wetingut por dhe se kan humbur elektoratin e tyre.

    Kjo tregon se PD-ja është parti e privatizuar nga S.Berisha dhe L.Basha . Sot është kthyer në një bandë kriminale që i kundravihet wetingu-t dhe reformës në drejtësi.!!! Majlindë respekte sa të keshë popullin me vete ke gjithë botën ,prandaj mos u dekurajo me kriminelët që i kundravihen B.E-së ,Vlautinit,Han dhe figurave të tjera te larta të BE-së dhe SHBA-së.

  27. fteri says:

    Majlinda bregu shembulli i lartë ,dhe model i politikanes ku kryefjala është interesi i atdheut,jo personal dhe i Salisë.

  28. betixho says:

    U NISE!? S’KA KTHIM MBRAPA.TANI DUHET TE RRISH PA GJUME.PREGATIT IDETE,PLATFORMEN,PROGRAMIN.BEN MENJEHERE THIRRJEN PER SHKEPUTJE,EMERTO PARTINE E RE PARTINE DEMOKRATIKE TE IDEALEVE STUDENTESKE.S’KA ME BASHKEPUNIM ME KUPOLEN E VJETER UZURPUESE TE LEVIZJES TE DHJETORIT.
    TI DHE ATA QE DO VINE PAS TEJE,NUK MUND TE JENI PJESE E VETEVRASSVE POLITIKE ME LULIN E BERISHEN TE CILET HUMBASIN PARTINE NE MENYRE TE ERRET E TE PAKUPTUESHME,ASHTU SIÇ E MOREN NE ERRESIREN E DHJETORIT 91 DUKE JA U RREMBYER STUDENTEVE,
    KERKO ALEATET DHE NDERTO LUFTEN POLITIKE ME KUNDERSHTARET MAJTISTE POR JO ME ARMIKUN.JU JENI E MODERUAR PLURALIZMI TE MESON LUFTE POLITIKE ME KUNDERSHTARIN DHE MOS I IDEALIZO PROGRAMET SE NJESOJ JENI TE TERE,JO KETU NE SHQIPERI POR NE TE GJITHE BOTEN DEMOKRATIKE,LUFTE PER TE MARRE PUSHTETIN,SE PER POPULLIN ASNJE NUK E KA ME GJITHE MEND.VAZHDO,TE UROJ TE SHPETOSH TE PAKTEN NJE PJESE TE PARTISE,LERI ATA QE JANE FELLIQUR NE AFERA ME KUPOLEN.MOS E KTHE ME KOKEN MBRAPA,LERI NE FATKEQESINE E TYRE QE E KANE NDERTUAR VETE FUNDIN E TYRE.

  29. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: February 20,2017 at 8:25:04 AM EDTm

    LULEZIM BASHA + … NE PRANGA!

    Thirrjet per dhune e guerilje jane akte
    terrori

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pasi u zgerlaq edhe nga Opinion i Klanit te Klanit te Vicidolit , dje dhe sot, lideri de jure i SHQUP-it, Lulezim Basha hoqi edhe maskat e fundit te demokracise se rreme e te degjeneruar prej ” bandes se gangstereve” te Sali Berishes, Fatmir Mediut, Flamur Noke Stanishicit…. dhe korporates se Krimit.
    Dje ai deklaroi hapur e pa maska se krejt protestat dhe potera e Korporates se krimit te organizuar te Sali Berishes nuk jane zgjedhjet e lira por parandalimi i 7 ligjeve te Vetingut dhe rrenimi i Reformes ne Drejtesi.
    Sot qehajai i Berishes ne krye te PD-se se Berishes shkoi edhe me tej.
    Me nje gjuhe qe te kujton me teper thirrjet e Fidel Kastros dhe Chegevares, ISIS-it e Eskobarit ai Iu drejtua “Xhuponeve te zinj ” falangave te murrme ala neonaziste, skuadroneve te vdekjes dhe njesiteve guerile me thirrjet per dhune e terror te hapur kunder nje qeverie dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike!
    Ngrihuni ne kryengritje per permbysjen me dhune te rendit kushtetues te Republikes se Shqiperise eshte thelbi i kushtrimit te Bashes!
    ” Shpojuni gomat e makinave!
    ThyjunI xhamat e dritaret…
    Qelloni me grushta…
    Nxirrini jashte….
    … lufte do te kene!
    Adelante camaradas ! Perpara shoke lufte!
    Eshte thirrje e hapur per guerilje e terror e telallit te Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve!
    Kryekriminelet me te medhenj te Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Fatmir Medihoxha, Flamur Noke UDBa na bejne engjellin e antikrimit.
    Asnje i burgosur per krime te renda dhe i denuar me ndeshkimin maksimal , ate per jete, nuk ka kryer krime aq te renda sa secili prej cetnikeve dhe terroristeve te siperpermendur.
    Krime qe shkojne deri ne terror shteteror sic ishin ato te 28 majit 1996, katrahura me mbi 10 mije viktima e 97-es, nxjerrja ne prite dhe vrasja e Azem Hajdarit, grushti fadhisto- cetnik i shtetit i 14 shtatorit 1998, Gerdeci me qindra viktima, marreveshja Atdheshitese e Otrantos, ekzekutimi pa vendim gjykate e antikushtetues i Sali Bashes i 4 protestuesve te 21 janarit 2011 pikerisht aty ku kercet tallavaja e vallja e vdekjes se mercenareve te tyre!
    Asnje hajdut e bande kusaresh se denuar per vjedhje ne permasa te medha vec e vec e se bashku nuk kane vjedhur e plackitur sa cka vjedhur Banda familjare e politike e Berishajve vetem me Piramidat e Autostraden e Kombit.
    Po milionat e ” sypeshkaqenit” te Berishes dhe Fatmir Mediut ne Gerdec, interkoneksioni energjitik ne Kosoven i Shkerdhenit, tokat e helmuara te Argita Fazlicit e Lulezim Bashicit ne Durres !?
    Po CEZ- i Sali Kadafit dhe Shkelzen Milices!
    Mbi 3 miliarde euro u jane vjedhur ose tjetersuar shqiptareve dhe Shqiperise vetem gjate viteve 2008 – 2013 nga kjo Mafia e Kusarise, Vrastarise dhe Korrupsionit , MKVK, te Sali Berishes.
    E kryebanditet Berisha, Basha… dhe ish ministrat e Brendshem te Republikes se Lazaratit, Lulezim Basha, Bujar Nishani, Flamur Noka kane goje e fytyre bashke me krye… kryebanditin Sali Berisha te na permendin Eskobara e deri edhe mbledhje Keshilli te Sigurise Kombetare per nje cironke te narkotrafikut.
    A e dini si e justifikoi dhe motivoi kete mbledhje Presidenti sakat nga trute e me shume nga shpirti katran i SHQUP-it po ashtu vjedhur nga banda e Berishes!?
    ” Per aresye se Balili dhe narkotrafiku perbejne rrezikshmeri shoqerore” ! Hajde President K… ari hajde me keshilltare koqe kandari.
    Rrezikshmeria shoqerore eshte ceshtje policesh lagjesh, prokuroresh te shkalles se pare!
    Keshilli i Sigurise Kombetare mblidhet vetem per ceshtje qe rrezikojne Sigurine Kombetare dhe ne mbledhje te jashtezakonshme ne gjendje lufte, si kjo qe shpalli sot kryebanditi e kryekrimineli Lulezim Basha.
    Cfare pret kryeprokuhori i Shqiperise Adriatik Palla e banda e tij e horave te Drejtesise !?
    Merret ne pordhet e intrigat e Bandes se Gangstereve te Berishes dhe me gjurme gishtash ne vend qe te urdheroje arrestimin ne flagrance te Lulezim Bashes dhe krejt bandes se Berishes qe fshihen pas tij per
    1- Cenim dhe rrezikim te rendit kushtetues dhe Sigurise kombetare per llogari e ne sherbim te RIA- a ruse, DIA-se serbe dhe agjenturave armike.
    2- Thirrje te hapura publike per dhune e terror kunder qeverise dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike me mbi 1 milione vota.
    3….
    Te arrestohet ne flagrance Lulezim Basha per krimet e renda te tij te se kaluares dhe ato te sotme!
    Sot ai sterderdhi jo kupen, por cisternen e krimeve pa fund te tij kunder shqiptareve e Shqiperise !
    Lulezim + ne pranga!
    Sali Berisha ne Hage !
    Sot! Neser eshte kurre!

  30. A says:

    je pjese e estabilishmentit democrat zonje dhe dhe ke qene me ta ne cdo moment kur Pd dhe lideri I saj zullumadh shkaterroi shqipe3rine.Pse ju kujtoni se duke bertitur nga cadra korrupsionin e qeverise se tashme , apo per drogen , Shqipetaret do harrojne ato qe me pare bete ju? Ju mendoni se Shqipetaret do harrojne vjedhjen e pasurise kombetare , koncesionet skllaveruse qe bete me pasurite me te medhe publike te vendit , si nafta , kromi . e gjithfare pasurishe te tjera qe sot shfrytezohen nga kompani grabitse ne bashkepunim me kreret tuej?..Krimet e liderit tuaj por qe u bene nene hunden e PD nuk ka lume e perrua qe mund ti laje dhe ka ardhe koha te jepet llogari..Prandaje dolet ju nga parlamenti dhe se po mbillet droge , sepse asaj jeni ju qe ja pate hajrin te paret, keshtu qe ulerimat e tanishme te debili si Basha vec te bejene per te qeshur..e nuk ka njeeri me pese pare mend ti marre serjozisht pervec humamenove.Habia me e madhe eshte qe cfare bejen ende ne kete parti disa kokera qe ende u ka mbet pak dinjitet dhe kane aq brume sa te kuptojne rrukullimen drejt humneres te PD vetem per interesa te nje grushti kriminelesh dhe antishqipetaresh..Bollme zonja bregu me fjale , eshte koha te gjesh rrugen qe humbe sa seshte vone..

  31. Wendy B says:

    Tani jemi vetem… Po pse kur kemi pasur ndonjehere miq ??!!

  32. per shqiperine e lire nga horrat says:

    partia demokratike vetem e tille nuk eshte, znj Bregu, nxirrni eksponentet qe ju cuan ne kete humnere, dihet kush jane, reformoni partine, beni opoziten sic duhet, dhe atehere ndoshta mund ti merrni ca vota, por ne radhe te pare duhet PASTRIM

  33. Z.BREGU shprehja juaj qe PD tani eshte e izoluar do te thote qe jeni si dikur SHqiperia para vitit 90 qe ishte e izoluar sepse lideri juaj SALIU po e con PD drejt disfates ashtu sic beri lideri komunist me vendin tone qe e izoloi SHQIPERINE po nuk nderruat lider jeni te humbur. Roli i individit ne histori eshte shume domethenes.

  34. Crusader says:

    Filluan kukuvajkat ti qajne hallin opozites, por harrojne se kaloresi nuk pyet per milingonat qe zvarriten ne bajgat e kalit te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje