Në çadrën e PD-së, anti-amerikanë dhe myslimanë radikalë, që janë bërë bashkë

Nga Spartak Ngjela

Ka gjithmonë një pengesë që ndalon rrjedhën e zhvillimit shqiptar.

Dhe a e dini se nga ka lindur gjithmonë kjo pengesë?

Nga vetë shqiptarët.

Por, ama, nga shqiptarët që kanë ardhur në pushtet nga fqinjët grabitës të tokave të shqiptarëve.

l.

Në këtë situate jemi dhe sot. Por shqiptaret penguesë sot janë në luftë me Amerikën dhe jo vetëm me patriotët shqiptarë.

Patriotët shqiptarë janë të strukur, dhe sikur kanë vdekur.

Të shumtë janë ata që të shiturit i marrin për patriotë, kurse patriotët i quajnë budallenj që nuk dinë të shesin interestin kombëtar te grabitësit.

Mos u shqetësoni! Koha po ndryshon në favor të shqiptarëve. Anti-amerikanët e sotëm janë të deshperuarit e rëzimit të Moskës sovjetike.

Në çadër i keni, dhe të bekuar nga Sali Berisha.

Po që të gjithë flasin perçart, më shumë nga presioni psikik i frikes se sa nga arsyeja. Janë të humbur, prandaj.

ll.

Nesër historia do shkruajë:

“Një grup vjedhësish të shtetit, u mblodhën në një çadër në Bulevardin e Madh të Tiranës, dhe kërkuan që me paratë e vjedha të krijonin çrregullim shoqëror në Shqipëri”.

Pastaj do pyesin:

“Kush i ka përkrahur këta mydeberë?”

Sigurisht:

Anti-amerikanët dhe islamikët radikalë.

Por ka edhe një veçanti:

As islamikët radikalë dhe as anti-amerikanët nuk dalin hapur kundër Amerikës.

Po kjo, është dobësia apo forca e tyre?

Sigurisht që është dobësia.

Por, ama:

Kaq do të mjaftonte për të kuptuar fundin e tyre.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...